Kapitujt

Ezekieli: 41. Hekali Salla e Tempullit

41

1 Atėherė mė futi nė Tempull. I mati shtyllakėt: ishin tė gjerė gjashtė kute kėndej e gjashtė kute andej. 2 Gjerėsia e hyrjes ishte dhjetė kutesh, kurse krahėt e derės ishin pesė kute nė njėrėn anė e pesė kute nė anėn tjetėr. Pastaj e mati Sallėn: ishte e gjatė dyzet kute dhe e gjerė njėzet kute.

Debiri ‑ Shenjtėrorja e shenjtėroreve

3 Atėherė hyri dhe i mati shtyllakėt e derės: dy kutesh. Pastaj mati derėn: gjashtė kute; gjerėsia e derės: shtatė kutesh. 4 E mati pastaj gjatėsinė e saj: njėzet kute, gjerėsia para sallės njėzet kute. E mė tha: “Kjo ėshtė Shenjtėrorja e shenjtėroreve.”

Kthinat anėsore

5 E mati murin e Tempullit: gjashtė kute. Kthinat anėsore ishin katėr kute, rreth e rreth Tempullit. 6 Kthinat anėsore ishin njėra mbi tjetrėn nė tri kate. Ishin anat e dala nė mur tė Tempullit pėr kthinat anėsore qė tė kishin mbėshtetje, por mbėshtetjet nuk ishin pėr muri tė Tempullit. 7 Gjerėsia e kthinave vinte duke u rritur nga kati nė kat, sepse Tempulli sa mė lart, linte mė shumė vend deri nė majė. Kėshtu pra, zgjerohej Tempulli deri nė majė. Nga kati i poshtėm ngjiteshe nė katin e sipėrm nėpėr tė mesmin. 8 Pashė rreth Tempullit njė lartėsim. Themelet e godinės anėsore ishin njė kallam i plotė gjashtė kutesh nė lartėsi. 9 Gjerėsia e murit tė jashtėm tė godinės anėsore ishte pesė kutesh. Zbrazėtia e kalimit ndėrmjet kthinave anėsore tė Tempullit 10 e tė kthinave, ishte e gjerė njėzet kute gjithkund pėrreth Tempullit. 11 Dyert e ndėrtesės anėsore ishin nė krahun e zbrazėtisė sė lirė: njėra derė ishte nė veri e tjetra nė jug. Hapėsira e lirė ishte gjithkund pėrreth pesė kute.

Godina e perėndimit

12 Ndėrtesa qė ishte pėrballė zbrazėtisė sė lirė nė anė tė perėndimit, ishte e gjerė shtatėdhjetė kute. Muri i godinės gjithkund pėrreth pesė kute i gjerė, ndėrsa gjatėsia e tij nėntėdhjetė kute.

13 Pastaj e mati Tempullin: ishte i gjatė njėqind kute, hapėsira e rrethuar, godina dhe muret: njėqind kute gjatė. 14 Gjerėsia e ballanikut tė Tempullit me hapėsirėn e lirė: njėqind kute, nė krahun e lindjes. 15 E mati edhe gjatėsinė e godinės pėrballė hapėsirės sė lirė nė pjesėn pėrmbas, e rruginat kėndej e andej sė bashku: njėqind kute.

Stolisja e brendshme

Brendia e Tempullit, tremja e jashtme, 16 ishin tė shtruara me dru. Dritaret ishin nė suazė. Skajet e suazės ishin tė trefishtė pėrballė pragut. Rruginat ishin tė veshura me dru gjithkund pėrreth, nga trualli deri nė dritare ‑ dritaret mund tė mbylleshin. 17 Nga hyrja deri nė brendinė e Tempullit, kėshtu edhe pėrjashta, madje edhe nėpėr mbarė murin rreth e rreth, pėrbrenda e pėrjashta, 18 ishin tė gdhendur kerubinė e palma: nga njė palmė ndėrmjet tė dy kerubinėve. Kerubinėt kishin nga dy fytyra, 19 nė anė tė palmės, nė njėrėn anė, fytyrėn e njeriut e nė anėn tjetėr tė palmės, fytyrėn e luanit: kėshtu ishte gjithkund nėpėr Tempull rreth e rreth. 20 Nga trualli e deri mbi derė ishin kerubinėt e punuar po ashtu edhe palmat. Nė murin e Tempullit 21 pragjet e dyerve ishin katrorė.

Lteri i drunjtė

Pėrpara Shenjtėrores sė shenjtėroreve ishte diēka 22 nė pėrngjasim tė lterit tė drunjtė. Lartėsinė e kishte tre kutesh, gjatėsinė dy kutesh. Kėndet, shtrojėn e anat i kishte tė drunjta. Ai njeri mė tha: “Kjo ėshtė tryeza para fytyrės sė Zotit.”

Dyert

23 Shenjtėrorja dhe Shenjtėrorja e shenjtėroreve kishin nga 24 dy dyer. Secila derė kishte nga dy krahė tė lėvizshėm deri nė mur: njėra derė kishte dy krahė e tjetra derė po ashtu dy krahė. 25 Nė derėn e Shenjtėrores ishin tė gdhendur kerubinėt e palmat, ashtu siē ishin tė gdhendur edhe nė mure. Pėrjashta ishte pullazi i punuar pėrmbi treme. 26 Dritaret ishin me kangjella dhe palmat ishin nė njėrėn e nė tjetrėn anė nė murin e tremes e nė kthinat anėsore tė Tempullit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Hekali Salla e Tempullit