Kapitujt

Ezekieli: 32. Krokodili

32

1 Tė dymbėdhjetin vit, tė dymbėdhjetin muaj, tė parėn ditė tė muajit mė qe drejtuar fjala e Zotit e mė tha: 2 “Biri i njeriut, nisja vajtimit mbi faraonin, mbretin e Egjiptit e thuaj:

Sharrove, luani i popujve!

Ishe si krokodili nė ujė,

turfulloje nėpėr lumenjtė e tu!

Me kėmbėt e tua turbulloje rrjedhėn,

i turbulloje pėrrenjtė e tij!

3 Kėshtu thotė Zoti Hyj:

Do ta hedh mbi ty unė rrjetėn,

bashkė me mbledhjen e shumė popujve,

jashtė do tė tė nxjerrin me rrjetėn time.

4 Do tė tė hedh pėrjashta nė tokė

do tė tė lė mu nė terik.

Do tė lėshoj mbi ty tė gjithė shpendėt e qiellit,

egėrsirat me ty do t’i ngij.

5 Mishin tėnd do ta shpėrndaj nė male,

me stėrvinėn tėnde lugjet do t’i mbush.

6 Do tė ujis tokėn me qelbėsirė

tė gjakut tėnd tė derdhur ndėr male,

humnerat me ty do tė mbushen!

7 Kur tė jesh sosur do tė mbuloj qiellin,

do t’i errėsoj yjet e tij:

me re diellin do ta zė

edhe hėna dritė s’do tė bėjė,

8 prej mjerimit tėnd dritė s’do tė bėjnė yjet,

tokėn tėnde me terr do ta mb’loj,

thotė Zoti Perėndi.

9 Do ta pėrmalloj zemrėn e popujve tė shumtė kur ta pėrhap lajmin e rrėnimit tėnd ndėr popuj, nė vende qė ti s’i njeh. 10 Do tė bėj tė mbesin tė habitur mbi ty popuj tė shumtė, mbretėrit e tyre do t’i kapė frikė e madhe pėr shkak tėndin, kur ta kem nxjerrė shpatėn time ndėr sy tė tyre. I tmerruar shtang do tė mbesė secili pėr jetėn e vet ditėn e rrėnimit tėnd. 11 Sepse kėshtu thotė Zoti Hyj:

Mbi ty do tė bjerė shpata e mbretit tė Babilonit.

12 Popullin tėnd do ta vras me shpatėn

e trimave, tė popujve mė tė egjėr:

ata do ta shkatėrrojnė krenarinė e Egjiptit,

do tė zhbihet gjithė pasuria e tij.

13 Do tė mbarojė gjithė bagėtia e tij

ndėr vėrrijet e ujėrave tė mėdha;

s’do t’i trazojė mė kėmbė njeriu,

s’do t’i shkelė mė thundėr gjedhi.

14 Atėherė tė kthjellta do t’i bėj ujėrat e tyre,

lumenjtė e tyre porsi vaj do tė rrjedhin

‑ ėshtė fjala e Zotit.

15 Kur Egjiptin ta kem bėrė shkretėtirė,

tė zhveshur nga gjithēka ka,

kur t’i godas tė gjithė banorėt e tij,

do ta dinė se unė jam Zoti.

16 Ky ėshtė vajtim e do ta vajtojnė. Bijat e popujve do tė vajtojnė; do ta vajtojnė mbi Egjiptin e mbi popullin e tij ‑ thotė Zoti Hyj.”

Zbritja e faraonit nė Nėntokė

17 Mė pesėmbėdhjetė tė muajit tė parė tė tė dymbėdhjetit vit mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 18 “Biri i njeriut, filloja kėngės sė vajtimit mbi banorėt e Egjiptit! Shtyji ata e bijat e popujve tė fortė nė krahinėn e Nėntokės bashkė me ata qė zbresin nė gropė.

19 Mė i bukur se kush je ti?

Zbrit e fli me tė parrethprerė!

20 Do tė bien me ata qė i shkurtoi shpata. Shpata u dha: le tė plandoset me tė gjithė popujt e vet! 21 Trimat e trimave nė mes tė ferrit do tė flasin me tė e me ndihmėsit e tij qė u plandosėn: ‘Heshtin tė parrethprerėt qė shpata i korri.’

22 Aty Asiria e mbarė populli i saj, pėrreth tij varret e saj, tė gjithė tė prerė qė i korri shpata. 23 Varret e tyre janė nė fundin e ferrit, turma e tyre ėshtė rreth varrit tė tij: tė gjithė tė vrarė, nga shpata tė prerė qė, dikur, mbarė botės sė tė gjallėve i shtinė tmerrin!

24 Aty Elami e mbarė populli i tij rreth e rreth varrit tė tij. Tė gjithė kėta prej shpatės tė prerė, zbritėn nė krahinėn e tė vdekurve tė parrethprerė, qė dikur ia shtinė tmerrin botės sė tė gjallėve, por e morėn ēnderimin e vet bashkė me ata qė zbresin nė ferr. 25 Mes tė vrarėve ia vunė shtrojėn, atij edhe popullit tė tij pėrreth varrit tė tij ‑ tė gjithė tė parrethprerė prej shpatės tė korrur: ishin dikur tmerr nė tokėn e tė gjallėve, tashti e bartin ēnderimin e vet me ata qė zbresin nė dhe tė zi ‑ janė vendosur ndėr tė vrarė.

26 Aty ėshtė Mosoku, Tubali e mbarė populli i tij rreth e rreth varrit tė tij ‑ tė gjithė tė parrethprerė prej shpatės tė korrur, qė dikur ishin tmerri i tokės sė tė gjallėve. 27 Nuk pushojnė me trima qė dikur ranė dhe me armė zbritėn nė krahinėn e tė vdekurve e i vunė armėt nėn koka tė veta dhe i kishin shqytat mbi eshtra tė vet, sepse ishin tmerr pėr trima nė tokėn e tė gjallėve. 28 Edhe ti do tė shkrihesh e do tė flesh nė mes tė tė parrethprerėve prej shpatės sė tė prerėve.

29 Aty ėshtė Idumeja, mbretėrit e saj e princat e saj: edhe pse trima, ata shtrihen nė mes tė tė prerėve prej shpatės dhe flejnė me tė parrethprerė, me ata qė zbritėn nė gropė.

30 Aty janė princat e Veriut e tė gjithė sidonėt. Edhe ata zbritėn me tė prerė, megjithėse ishin tmerr pėr kah trimėria. Edhe ata flejnė tė parrethprerė bashkė me ata qė i korri shpata dhe mbajnė ēnderimin e vet me ata qė zbritėn nė dhe tė zi.

31 Do t’i shohė faraoni e do tė gėzohet pėr gjithė kėtė shumicė tė madhe. Janė tė prerė me shpatė tė faraonit e tė mbarė ushtrisė sė tij ‑ ėshtė fjala e Zotit, 32 sepse e shtieva tmerrin tim nė tokėn e tė gjallėve. Ėshtė i plandosur nė mes tė tė parrethprerėve me tė vrarėt e shpatės sė faraonit ai dhe mbarė populli i tij ‑ ėshtė fjala e Zotit.

Kapitujt

Kapitujt