Kapitujt

Vajtimet: 5. vajtimi i pestė

5

1 Tė tė bjerė ndėr mend, o Zot, se ēka na

gjeti,

shikoje e shihe poshtėrimin tonė!

2 Trashėgimi ynė kaloi nė duar tė tė huajve,

shtėpitė tona nė duar tė barbarėve!

3 U bėmė bonjakė, fėmijė tė pababė,

nėnat tona porsi tė veja!

4 Tė blerė me para ujėt tonė pimė,

drutė tona duhet t’i blejmė.

5 Me zgjedhė nė qafė para na grahin,

u kėputėm, s’na lėnė tė pushojmė!

6 Egjiptianėve e asirėve u shtrijmė dorėn,

pėr tė na dhėnė njė kafshatė bukė!

7 Etėrit tanė mėkatuan, mė nuk janė,

por ne po e lajmė fajin e tyre.

8 Skllevėrit po sundojnė mbi ne,

s’na shpėton kush prej dorės sė tyre.

9 Me rrezik tė jetės e fitojmė bukėn

para shpatės nė shkretėtirė.

10 Lėkura jonė digjet si furra

pėr shkak tė flakės sė urisė.

11 Nė Sion i dhunuan gratė,

virgjėrat nė qytete tė Judės.

12 Me duar tė tyre i varėn princat,

s’i nderuan f’tyrat e pleqve.

13 Djelmoshat i mbartėn mokrat,

nėn barrė tė druve u rrėzuan fėmijėt.

14 Nė log tė kuvendit s’dalin pleqtė,

tė rinjtė mė muzikės s’i bien.

15 Zemrės sonė i humbi gėzimi,

nė zi u kthyen vallet tona.

16 Nga koka na ra kurora,

tė mjerėt ne se kem’ mėkatuar!

17 Kėndej pikėlluar ėshtė zemra jonė,

prandaj sytė na u errėsuan,

18 pse u shkretua mali i Sionit,

nėpėr tė shėtisin dhelprat.

19 Por ti, o Zot, ti qėndron pėrgjithmonė,

froni yt brezni nė brezni.

20 Pse gjithnjė na lė nė harresė,

pėr kohė tė gjatė do tė na harrosh?

21 Na kthe, o Zot, e ne do tė kthehemi,

pėrtėriji ditėt tona si nė kohė tė vjetra!

22 Pra krejtėsisht, thua, na pėrbuze,

i zemėruar kundėr nesh pa masė?

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Vajtimet > vajtimi i pestė