Kapitujt

Ezekieli: 7. Mbarimi i afėrt

7

1 Atėherė mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 2 ”Ti, biri i njeriut, thuaj: Kėshtu i thotė Zoti Hyj tokės sė Izraelit: E pat! Erdhi fundi mbi katėr anėt e botės! 3 Tashti edhe ty tė erdhi fundi: furinė time mbi ty do ta zbraz, do tė tė dėnoj sipas sjelljeve tė tua, mbi ty do t’i hedh tė gjitha turpėsitė e tua. 4 Syri im s’do tė ketė dhimbje pėr ty, nuk do tė ketė mėshirė, por do tė kėrkoj pėrgjegjėsi pėr sjelljen tėnde e veprat e neveritshme tė tuat do tė mbesin nė ty dhe ju do ta dini se unė jam Zoti.

5 Kėshtu thotė Zoti Hyj: Ja, po vjen njė fatkeqėsi mbi fatkeqėsi! 6 Po vjen sosja, erdhi sosja! Rri zgjuar kundėr teje, ja ia behu ! 7 Tė erdhi e zezėdita, o banuesi i tokės! Erdhi koha, afėr ėshtė dita e trishtimit e jo e haresė ndėr male! 8 Tashti, edhe pak, e do ta zbraz mbi ty furinė time, do ta ēoj nė vend zemėrimit tim kundėr teje, do tė tė dėnoj sipas sjelljeve tė tua e mbi ty do t’i hedh tė gjitha fajėsitė e tua! 9 Syri im s’do tė ketė dhimbje as s’do tė kem mėshirė, madje do tė kėrkoj llogari pėr sjelljet e tua e turpėsitė e tua do tė mbeten nė ty e do ta dini se unė jam Zoti qė godet.

10 Ja, dita! Ja po vjen dita! U nis e zezėdita, lulėzoi padrejtėsia, mbiu krenaria! 11 Nė kėmbė ėshtė dhuna pėr ta ndėshkuar paudhėsinė: asgjė s’mbetet prej tyre, asgjė nga shkėlqimi i tyre, asgjė prej bubullimės sė tyre, ndėr ta mė s’do tė ketė qetėsi! 12 Erdhi koha, u afrua dita: kush blen, tė mos gėzohet, kush shet, tė mos ankohet, sepse hidhėrimi po zbrazet mbi mbarė madhėshtinė e saj. 13 Sepse, ai qė shiti, s’do tė rikthejė mė ēka shiti derisa tė jetė gjallė, sepse pamja e madhėshtisė sė saj nuk do tė hiqet dalė dhe askush s’do ta bėjė mė tė fortė jetėn e vet nė saje tė fajėsisė.

14 Bini borisė, le tė jetė gjithēka gati, por s’ka kush tė dalė nė luftė: sepse mbi kokė i rri zemėrimi im mbarė madhėshtisė sė saj!

Mėkatet e Izraelit

15 Pėrjashta ‑ shpata, pėrbrenda ‑ murtaja e uria! Kush ėshtė nė fushė, do tė vdesė nga shpata, kush ėshtė nė qytet, do ta pėrpijė uria e murtaja. 16 Prej tyre do tė shpėtojnė ata qė do tė ikin, por ata do tė jenė nė male porsi pėllumbat e luginave nė pikėllim: tė gjithė do tė sharrojnė nė fajėsinė e vet.

17 Tė gjitha duart pa fuqi do tė mbesin,

tė gjithė gjunjėt s’do tė bajnė mė se ujėt.

18 Me grathore tė gjithė do tė ngjeshen,

tmerri tė gjithė do t’i pushtojė.

Do tė bjerė turpi mbi ēdo fytyrė,

do tė shoget koka e tė gjithėve.

19 Argjendin e vet nė udhė do ta hedhin,

ndotje ari do t’u bėhet.

S’do t’i shpėtojnė argjendi e ari i tyre

ditėn e zemėrimit tė Zotit,

me tė urinė nuk do ta shuajnė,

barkun e vet nuk do ta mbushin,

pse u bė shkaku i fajėsisė sė tyre.

20 Argjendet e tyre tė bukura

i shndėrruan nė turpėsi:

punuan me to idhujt e vet,

pikturat e veta tė ndyra,

ja, pėrse nė iri ua ktheva.

21 Do ta jap tė huajve pėr plaēkė,

tė patenzonėve tė tokės pėr pre,

ata do ta pėrdhunojnė.

22 Larg prej tyre faqen do ta kthej,

do tė dhunohet visari im i fshehtė;

plaēkitėsit nė tė do tė hyjnė

e do ta pėrdhujnė;

23 vargje me tė do tė punojnė,

sepse vendi ėshtė plot me vrasje,

qyteti ėshtė plot fajėsi.

24 Lumin e popujve nė tė do tė sjell,

shtėpitė e tyre do t’i zotėrojnė,

do ta zhduk madhėshtinė e forcės sė tyre,

shenjtėroret do t’ua dhunojnė.

25 Kur tė vijė ngushtica do tė kėrkojnė paqen,

por paqe nuk do tė ketė!

26 Fatkeqėsi mbi fakteqėsi do tė vijė,

kushtrimi s’do tė presė kushtrimin;

prej profetit do tė kėrkojnė pėrgjigje,

priftėrinjtė mėsimin do ta harrojnė

edhe pleqve do t’u mungojė kėshilla.

27 Mbreti do tė jetė nė zi,

princin tmerri do ta mb’lojė,

popullit vendas duart do t’i dridhen;

me ta do tė sillem sipas sjelljes sė tyre,

do t’i gjykoj sipas gjyqeve tė tyre

e ta dinė se unė jam Zoti.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Mbarimi i afėrt