Kapitujt

Ezekieli: 3. bijve tė Izraelit

3

1 Ai mė tha: “Biri i njeriut, haje ē’tė ėshtė vėnė pėrpara! Haje kėtė rrotull dhe nisu e folu bijve tė Izraelit!”

2 Unė e hapa gojėn, ai mė bėri ta ha rrotullėn 3 e mė tha: “Biri i njeriut, ushqehu dhe ngihu me kėtė vėllim qė unė po ta jap.” Unė e hėngra dhe pėr gojėn time qe i ėmbėl si mjalti.

4 Atėherė mė tha: “Biri i njeriut, shko te shtėpia e Izraelit dhe thuaju fjalėt e mia. 5 Nuk po dėrgohesh te njė popull me tė folur tė pakuptueshėm e me gjuhė tė panjohur, po dėrgohesh te shtėpia e Izraelit; 6 s’po tė dėrgoj ndėr popuj tė mėdhenj me tė folur tė pakuptueshėm e me gjuhė tė panjohur, tė cilėve nuk do tė ishe nė gjendje t’ua kuptoje tė folurit; po tė dėrgoheshe edhe ndėr ta, ata do tė tė dėgjonin! 7 Por shtėpia e Izraelit nuk do tė tė dėgjojė, sepse nuk duan tė mė dėgjojnė mua, sepse mbarė shtėpia e Izraelit ėshtė kokėfortė e zemėrgur. 8 Shko: unė po e bėj fytyrėn tėnde mė tė fortė se fytyrėn e tyre e ballin tėnd mė tė ngurtė se ballin e tyre; 9 porsi diamant, mė tė fortė se gurgacėn po e bėj fytyrėn tėnde: mos i druaj as mos ia ki frikėn fytyrės sė tyre, sepse janė shtėpi mėkatarėsh!”

10 E shtoi: “Biri i njeriut, tė gjitha fjalėt qė po t’i them, pranoji nė zemėr e dėgjoji me veshė! 11 Shko te tė mėrguarit, njerėzit e popullit tėnd, fol me ta e thuaju: Kėshtu thotė Zoti Hyj, si tė dėgjojnė si tė mos dėgjojnė.”

12 Ndėrkaq shpirti mė ngriti lart e pas meje dėgjova ushtimėn e njė krisme tė madhe ndėrsa po ēohej lart nga vendi i vet lavdia e Zotit: 13 ishte ushtima e krahėve tė gjallesave qė rraheshin njėri pėr tjetrin, rropama e rrotėve qė ndiqnin gjallesat, zėri i njė potere tė madhe!

14 Atėherė njė shpirt mė ngriti e mė mori; shkoja me zemėr plot trishtim e hidhėrim: sepse dora e Zotit ishte mbi mua e rėndė. 15 Dhe ia beha ndėr tė mėrguarit, nė Telabib, ndėr ata qė banonin bri lumit Kobar, zura vend atje ku ata banonin, ndenja mes tyre atje pėr shtatė ditė porsi i shituar zanash.

Profeti porsi rojtar

16 Si kaluan kėto shtatė ditė, mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 17 “Biri i njeriut, tė kam bėrė rojėn e shtėpisė sė Izraelit. Kur ta dėgjosh njė fjalė prej gojės sime, duhet t’i vėsh nė dijeni nga ana ime. 18 Nėse unė i them keqbėrėsit: ‘Ti do tė vdesėsh!’, e ti nuk e njofton e nuk i flet qė tė kthehet nga udha e tij e mbrapshtė e tė jetojė, keqbėrėsi do tė vdesė pėr shkak tė keqbėrėsisė sė vet, por unė do ta kėrkoj gjakun e tij prej teje. 19 Por, nė qoftė se ti do ta qortosh keqbėrėsin e ai nuk do tė kthehet prej paudhėsisė sė vet dhe nga sjellja e tij e mbrapshtė, ai vetė do tė vdesė nė mbrapshtinė e vet, porse ti do ta shpėtosh jetėn tėnde. 20 Kėshtu edhe, nėse i drejti e lė drejtėsinė e vet dhe bėn mėkat, unė do t’i vė lakun dhe do tė vdesė pse ti nuk e qortove: do tė vdesė pėr shkak tė mėkatit tė vet dhe s’do t’i merren parasysh veprat e drejtėsisė qė ka bėrė; porse gjakun e tij do ta kėrkoj prej teje. 21 Por, nė qoftė se ti do ta qortosh tė drejtin qė tė mos mėkatojė, dhe ai s’do tė mėkatojė, ai do tė jetojė pse ti e qortove, kurse ti e shpėtove jetėn tėnde.”

I. PARA RRETHIMIT TĖ JERUSALEMIT

Ezekieli bėhet i pagojė

22 Atėherė ra mbi mua dora e Zotit e Zoti mė tha: “Ēohu e shko nė luginė; atje dua tė flas me ty.” 23 U ngrita e shkova nė luginė dhe, ja, aty qėndronte lavdia e Zotit porsi lavdia qė e pashė nė brigjet e lumit Kobar, dhe rashė me fytyrė pėrdhe. 24 Nė mua depėrtoi njė shpirt, mė ngriti nė kėmbė dhe mė tha: “Shko e mbyllu nė shtėpinė tėnde. 25 Biri i njeriut, mbi ty do tė vihen litarė, me ta do tė tė lidhin e nuk do tė dalėsh mes njerėzve. 26 Unė do ta ngjes gjuhėn tėnde pėr qiellėz e do tė mbetesh i pagojė dhe do tė pushosh sė qortuari, sepse ėshtė shtėpi mėkatare. 27 Por, kur unė kam pėr tė folur me ty, do ta zhdėrvjell gjuhėn dhe ti atėherė thuaju: Kėshtu thotė Zoti Hyj. Kush tė dėgjojė, le tė dėgjojė, e kush tė mos dėgjojė, le tė mos dėgjojė, sepse janė pjellė e keqe.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > bijve tė Izraelit