Kapitujt

Ezekieli: 25. Kundėr amonitėve

25

1 Mė qe drejtuar kjo fjalė e Zoti:

2 ”Biri i njeriut, sillu me fytyrė kah amonitėt e parafol kundėr tyre. 3 Thuaju bijve tė Amonit: Dėgjojeni fjalėn e Zotit Hyj!

Kėshtu thotė Zoti Hyj: Pse thatė ‘Mirė e ka!’ pėr Shenjtėroren time, pse e ēnderuan e pėr tokėn e Izraelit, pse e shkretuan e pėr shtėpinė e Judės, pse i morėn skllevėr, 4 pėr kėtė arsye unė do tė tė dorėzoj bijve tė lindjes pėr pronė. Nė ty do t’i ngulin banishtat dhe ēadrat e veta: ata do t’i hanė frytet e prodhimeve tė tua e do ta pinė qumėshtin tėnd. 5 Rabatin do ta bėj kullotė gamilesh e tokėn e bijve tė Amonit vathė bagėtish e do ta dini se unė jam Zoti.

6 Sepse kėshtu thotė Zoti Hyj: Pse duartrokite, pse rrahe me kėmbė e pse me gjithė shpirt u kėnaqe nė lidhje me tokėn e Izraelit, 7 kėndej edhe vetė do ta ēoj dorėn time kundėr teje, do tė tė bėj pre popujsh, do tė ta tres farėn ndėr popuj, do tė tė zhduk nga gjiri i popujve, do tė tė zhduk krejtėsisht e atėherė do tė shohėsh se unė jam Zoti.”

Kundėr Moabit

8 Kėshtu thotė Zoti Hyj:

“Pasi Moabi e Seiri thanė: ‘Ja, pra, shtėpia e Izraelit ėshtė si tė gjithė popujt’, 9 e mirė, unė do t’ia hap ijėn Moabit, unė do ta lė pa qytetet, pa qytete po them tė tij nė mbarė vendin e tij, qė janė stolia e vendit: pa Betiesimotin, pa Baalmeonin, pa Kariataimin. 10 Do ta lė nė duar tė bijve tė Lindjes pėr pronė sė bashku me amonitėt, qė bijtė e Amonit tė mos pėrmenden mė ndėr popuj. 11 Kėshtu do ta kryej gjyqin mbi Moabin e do ta dinė se unė jam Zoti.”

Kundėr edomitėve

12 Kėshtu thotė Zoti Hyj:

“Pasi Idumeja u hakmor kundėr shtėpisė sė Judės e me kėtė hakmarrje mėkatoi rėndė duke kėrkuar prej tyre hakmarrje, 13 prandaj kėshtu thotė Zoti Hyj: Do ta shtrij dorėn time kundėr Idumesė dhe do tė zhduk prej saj njerėz e kafshė. Do ta kthej nė shkretėtirė: nga Temani deri nė Dedan tė gjithė do tė bien nga shpata. 14 Kėshtu do tė hakmerrem mbi Idumenė me anė tė dorės sė popullit tim Izraelit. Ata do tė sillen me Edomin sipas furisė e zemėrimit tim e do ta njohin hakmarrjen time ‑ thotė Zoti Hyj.”

Kundėr filistenjve

15 Kėshtu thotė Zoti Hyj:

“Pasi filistinėt vepruan me hakmarrje dhe u hakmorėn me tėrbim duke vrarė dhe e ēuan nė vend armiqėsinė e pėrhershme, 16 prandaj kėshtu thotė Zoti Hyj: Ja, unė po e ēoj dorėn time kundėr palestinezėve: do t’i vras ceretenjtė, do t’i zhduk tė gjitha tepricat e bregut tė detit! 17 Kėshtu do tė bėj kundėr tyre njė hakmarrje emnesė duke i ndėshkuar me tėrbim e, kur ta kem kryer hakmarrjen time, atėherė do ta dinė se unė jam Zoti.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Kundėr amonitėve