Kapitujt

Ezekieli: 39. Gogu

39

1 E ti, o biri i njeriut, profetizo kundėr Gogut e thuaj: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Ja, nė shpinė mė ke, o Gog, prijėsi kryeparė i Mosokut e i Tubalit! 2 Do tė tė tėrheq, do tė tė josh, do tė tė bėj tė vish nga Veriu i skajshėm dhe do tė tė sjell nė malet e Izraelit. 3 Do ta hedh pėrtokė harkun prej dorės sate tė majtė e do t’i flak shigjetat e tua prej tė djathtės sate! 4 Do tė vritesh mbi malet e Izraelit, ti dhe mbarė ēetat e tua edhe popujt qė janė me ty! Tė dhashė pėr ushqim shpendėve grabitqarė, tė gjithė fluturakėve dhe egėrsirave tė tokės. 5 Do tė biesh nė fushė tė hapėt, sepse kėshtu e kam thėnė unė ‑ ėshtė fjala e Zotit Hyj!

6 Do tė ēoj zjarr mbi Magog dhe mbi ata qė tė qetė banojnė nė ishuj dhe do ta dinė se unė jam Zoti. 7 Tė njohur do ta bėj emrin tim tė shenjtė nė mes tė popullit tim Izraelit e nuk do tė lejoj tė pėrlyhet Emri im i shenjtė! Paganėt do ta dinė se unė jam Zoti, Shenjti nė Izrael! 8 Ja, erdhi, u bė ‑ thotė Zoti Hyj ‑ kjo ėshtė dita pėr tė cilėn kam folur!

9 Banorėt do tė dalin prej qyteteve tė Izraelit e do t’i ndezin e do t’i djegin armėt: mburojė e shqyt, hark e shigjetė, heshtė, ēumak e mėzdrak ‑ do t’i djegin pėr shtatė vjet! 10 Nuk do tė mbartin dru nga arat as nuk do tė presin nė pyje, sepse zjarr do tė bėjnė me armė. Do t’i rrėmbejnė ata qė i kanė rrėmbyer, do t’i bėjnė pre ata qė i patėn bėrė pre ‑ thotė Zoti Hyj.

11 Atė ditė do t’ia jap Gogut pėr varresė vendin e pėrmendur nė Izrael: Luginėn e udhėtarėve nė lindje tė detit, qė ua mbyll udhėn kalimtarėve. Aty do tė varroset Gogu dhe mbarė ushtria e tij. Ajo do tė quhet Lugina e Shumicės sė Gogut. 12 Do t’i rėmojnė izraelitėt pėr shtatė muaj pėr ta pastruar vendin. 13 Do t’i varrosė mbarė populli i vendit e kjo ditė do tė jetė e pėrmendur pėr ta, sepse kėtė ditė unė i dhashė lavdi vetvetes ‑ thotė Zoti Hyj. 14 Do tė caktojnė njerėzit, tė cilėt do ta pėrshkojnė vendin pėr t’i varrosur ata qė kanė mbetur mbi dhe, pėr ta bėrė vendin tė pastėr. Por edhe pas shtatė muajve, 15 do tė vazhdojnė t’i kėrkojnė e do ta pėrshkojnė vendin, e, nėse gjejnė eshtra njeriu, do tė ngulin pėrgjatė tyre shenjėn qė varrtarėt t’i varrosin nė Luginėn e Shumicės sė Gogut. 16 Qyteti quhet Amonė. Kėshtu do ta pastrojnė vendin.

17 Ti, pra, o biri i njeriut: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Thuaji ēdo fluturaku, tė gjithė shpendėve e tė gjitha egėrsirave tė fushės: Bashkohuni, ejani shpejt, mblidhuni nga ēdo anė nė flinė time, qė unė po jua bėj gati! Nė flinė e madhe mbi malet e Izraelit qė tė hani mish e tė pini gjak! 18 Hani mish trimash e pini gjak princash tė tokės: desh, qengja, cjep e mėzetėr tė majmė, tė gjithė nga Basani. 19 Do tė hani e do tė ngiheni me dhjamė e do tė pini derisa tė deheni me gjak tė flisė qė unė po e ther pėr ju. 20 Do tė ngiheni nė tryezėn time me mish kuajsh shale e karroce, me mish trimash dhe luftėtarėsh ‑ thotė Zoti Hyj!”

Pėrfundimi

21 “Kėshtu do ta dėftoj lavdinė time ndėr popuj e tė gjithė popujt do ta shohin gjyqin qė do ta bėj dhe dorėn qė do ta rėndoj mbi ta. 22 E shtėpia e Izraelit do ta dijė se unė jam Zoti, Hyji i tyre, prej asaj dite e pėrgjithmonė. 23 Por do ta marrin vesh edhe paganėt se shtėpia e Izraelit ka qenė tretur nė skllavėri pėr shkak tė fajėsisė sė vet, sepse mė patėn lėnė mua. Kėndej e fsheha fytyrėn time prej tyre, i lashė nė duart e armiqve tė tyre qė tė sharrojnė prej shpatės. 24 U solla me ta sipas papastėrtisė sė tyre e fajėsisė sė tyre dhe prej tyre e fsheha fytyrėn time.

25 Prandaj kėshtu thotė Zoti Hyj: Tani do t’ia kthej fatin e mirė Jakobit, do ta pėrdėllej mbarė shtėpinė e Izraelit e do tė dėftohem i zellshėm pėr nder tė emrit tim tė shenjtė. 26 Do t’ua fal ēdo turpėsi dhe pabesnikėri qė ma bėnė ndėrsa ende jetonin tė qetė nė vendin e vet, kur nuk kishin nga kush tė druanin. 27 E kur t’i kem riatdhesuar nga popujt e t’i kem bashkuar nga vendet e armiqve tė tyre e ta kem dėftuar shenjtėrinė time nė ta nė sy tė popujve tė panumėrt, 28 atėherė do ta dinė se unė jam Zoti, Hyji i tyre, qė i pata humbur ndėr popuj, por edhe qė i bashkova nė vendin e vet duke mos lėnė atje asnjė. 29 Mė nuk do ta fsheh fytyrėn time para tyre, sepse do ta zbraz shpirtin tim mbi shtėpinė e Izraelit ‑ thotė Zoti Hyj.”

Kapitujt

Kapitujt