Kapitujt

Ezekieli: 47. Burimi i Tempullit

47

1 Atėherė mė ktheu te hyrja e Tempullit dhe, ja, buronte ujėt nėn pragun e Tempullit nė lindje, sepse ballaniku i Tempullit ishte nė krahun e lindjes, kurse ujėt rridhte nėn krahun e djathtė tė Tempullit, nė anėn jugore tė lterit. 2 Atėherė mė priu nė derėn e veriut e mė priu rreth e rreth pėrjashta nė daljen e jashtme qė shikon nga lindja: dhe, ja, uji buronte nė krahun e djathtė! 3 Kur njeriu doli nė drejtim tė lindjes me litar nė dorė mati njė mijė kute. Mė bėri tė kaloj nėpėr ujė: ujėt mė arrinte deri nė nyje tė kėmbės. 4 Prapė mati njė mijė kute. Mė bėri tė kaloj ujėt: ujėt mė arrinte deri nė gju. 5 Mati edhe njė mijė e mė bėri tė kaloj ujin: ujėt mė arrinte deri nė ijė. Mati edhe njė mijė: u bė njė pėrrua qė s’mund ta kaloja, sepse ujėt u ēua e duhej tė kalohej me not: ishte pėrrua qė nuk mund tė kalohej nė va.

6 Atėherė mė tha: “A po sheh, biri i njeriut!”, dhe mė ktheu nė brigjet e pėrroit. 7 Posa u ktheva, dhe ja, nė brigje, nė tė dy anėt, shumė lėndė! 8 E mė tha: “Ky ujė rrjedh nė krahinėn e lindjes, zbret nė Arabė e derdhet nė det: nė ujė tė kripur dhe e shėron ujėt. 9 Ēdo gjė e gjallė, qė lėviz, kudo tė arrijė burimi, do tė jetojė; do tė ketė shumė peshq, sepse, kudo qė arrin ky ujė, gjithēka pėrtėrihet nė jetė e shėrohet ‑ kudo kalon ky pėrrua. 10 Peshkatarėt do tė gjuajnė nė det. Nga Engadi e deri nė Engalim do tė teren rrjetat. Do tė ketė lloje tė ndryshme peshqish, porsi peshqit e Detit tė Madh, me shumicė tė madhe fort. 11 Porse kėnetat dhe gjollet e tij nuk do tė shėrohen: do tė bėhen kripore. 12 Pėrmbi pėrrua, nė tė dy anėt, nė brigjet e tij, do tė rritet ēdo lloj peme: gjethet s’do t’u bien e frutat nuk do t’u mungojnė: ēdo muaj do tė japin fruta tė reja, sepse ujėt u vjen nga Shenjtėrorja. Frutat do t’u jenė pėr ushqim e gjethet do tė pėrdoren pėr barna.”

Kufijtė e vendit

13 15 Ja kufiri i tokės: nė krahun e veriut, nga Deti i Madh, pėrgjatė rrugės Hetalon deri nė hyrje nė Emat, 16 Sedada, Berota, Sabarimi ‑ qė ėshtė ndėrmjet Damaskut e Ematit, deri nė Asarenon, qė ėshtė pėrgjatė Auranit. 17 Kėshtu, pra, kufiri do tė jetė nga deti deri nė Asarenon, nė veri tė tė cilit ėshtė kufiri i Damaskut e i Ematit ‑ ana e veriut. 18 Kurse ana e lindjes: ndėrmjet Auranit e Damaskut, ndėrmjet Galaadit e tokės sė Izraelit, gjithkund bregut tė Jordanit si kufi deri nė Detin Lindor, deri nė Tamar: kjo ėshtė ana e lindjes. 19 Ana jugore: nė drejtim tė jugut nga Tamara deri nė Ujėrat Meribatkades e atėherė deri nė pėrrua e pėrroit deri nė Detin e Madh: kjo ėshtė ana jugore.

20 Nė perėndim: bregut tė detit, nga Deti i Madh e deri afėr Ematit: ky ėshtė kufiri i detit.

21 Kėtė tokė ndajeni ndėrmjet si vėllezėr ndėr fiset e Izraelit. Ndajeni me short pėr pjesė pėr ju e pėr ardhacakėt qė kanė ngulur ndėr ju e kanė lindur fėmijė nė mesin tuaj: cilėsojeni edhe ata si vendės ndėr bijtė e Izraelit: qė edhe ata tė fitojnė pjesė me short mes fiseve tė Izraelit. 23 Secilit ardhacak jepjani pjesėn nė atė fis ku tė ketė ngulur ‑ thotė Zoti Hyj.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Burimi i Tempullit