Kapitujt

Ezekieli: 14. Kundėr idhujtarisė

14

1 Erdhėn tek unė disa pleq tė Izraelit dhe u ulėn pranė meje. 2 Atėherė mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit:

3 “Biri i njeriut, kėta njerėz i kanė vendosur idhujt nė zemrat e veta dhe para syve tė vet i kanė vendosur ata qė i bėjnė tė bien nė mėkat. Vallė, kur tė mė pyesin pėr kėshillė a thua do t’u pėrgjigjem? 4 Prandaj fol me ta e thuaju kėshtu: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Ēdo njeriu prej shtėpisė sė Izraelit qė i ka vendosur idhujt nė zemrėn e vet dhe i ka vėnė pėrpara syve tė vet ata qė e bėjnė tė bjerė nė mėkat, kur tė vijė te profeti pėr tė mė pyetur nėpėrmjet tij, unė Zoti do t’i pėrgjigjem atij sipas shumėsisė sė idhujve tė tij 5 qė ta kap shtėpinė e Izraelit nė zemėr, me tė cilėn u larguan prej meje pėr shkak tė idhujve tė vet.

6 Prandaj thuaji shtėpisė sė Izraelit: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Kthehuni e largohuni nga idhujt tuaj dhe shkoqeni fytyrėn tuaj nga ēdo ndyrėsi. 7 Sepse ēdo izraeliti dhe ēdo ardhacaku, kushdo tė jetė ai ardhacak nė Izrael, nėse largohet prej meje e i vendos idhujt nė zemrėn e vet dhe i vė pėrpara syve ata qė e bėjnė tė bjerė nė mėkat, nėse vjen te profeti pėr tė mė pyetur mua nėpėrmjet tij, unė Zoti vetė do t’i pėrgjigjem pėr vete; 8 do ta largoj fytyrėn time nga ai, atė do ta bėj njė emnesė pėr t’u pėrralluar, do ta ērrėnjos nga populli im e atėherė do ta dini se unė jam Zoti.

9 Po nė qoftė se profeti gabon e flet, atėherė unė Zoti e kam ngashnjyer atė profet: do ta ēoj dorėn time kundėr tij dhe do ta zhduk nga mesi i popullit tim izraelit. 10 Tė dy do tė jenė pėrgjegjės pėr fajin e vet! Faji do tė jetė si i atij qė pyet, si i profetit. 11 Kėshtu shtėpia e Izraelit nuk do tė endet mė larg meje dhe s’do tė ndyhet mė me ndyrėsitė e veta. Do tė jetė populli im e unė do tė jem Hyji i tyre ‑ thotė Zoti Hyj.”

Pėrgjegjėsia vetjake

12 Atėherė mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 13 ”Biri i njeriut, kur njė vend tė mėkatojė kundėr meje me pabesnikėri, mbi atė vend do ta ēoj dorėn time, do t’ia zhduk kursimin e bukės sė tij, do tė ēoj nė tė urinė e do tė vras nė tė njeri e kafshė; 14 po edhe nė ndodhshin kėta tre burra nė mesin e tij: Noehi, Daneli e Jobi, kėta, nė saje tė drejtėsisė sė vet, do ta shpėtojnė jetėn e vet ‑ ėshtė fjala e Zotit Hyj. 15 Po nė qoftė se do tė ēoj egėrsira kundėr atij vendi pėr t’ia shuar fėmijėt e tė bėhet vend i shkretė, nėpėr tė cilin tė mos kalojė askush pėr shkak tė egėrsirave, 16 nė qoftė se kėta tre burra ndodhin nė tė, pasha jetėn time, thotė Zoti Hyj, s’do tė mund t’i shpėtojnė as bijtė as bijat, do tė shpėtojnė vetėm ata, kurse vendi do tė shkretohet. 17 Ose, nė qoftė se do ta ēoj shpatėn kundėr atij vendi e nėse i them shpatės: Pėrshkoje vendin se dua tė vras nė tė njerėz e kafshė, 18 kėta tre burra, nėse do tė ndodhin nė tė, pasha jetėn time ‑ thotė Zoti Hyj ‑ ata s’do tė mund t’i shpėtojnė bijtė e bijat e veta, por do tė shpėtojnė vetėm ata. 19 Ose nė qoftė se do ta ēoj nė atė vend murtajėn dhe do ta zbraz nė atė vend zemėrimin tim dhe vrasjen pėr tė zhdukur nė tė njerėz e kafshė, 20 e nė qoftė se nė mes tė tij gjenden Noehi, Daneli e Jobi, pasha jetėn time ‑ thotė Zoti Hyj ‑ bij e bija s’do tė mund t’i shpėtojnė, do tė shpėtojnė vetėm vetveten nė saje tė drejtėsisė sė vet.

21 Sepse kėshtu thotė Zoti Hyj: Nė qoftė se edhe i ēoj katėr frushkujt e mi tė tmerrshėm: shpatėn, urinė, egėrsirat e murtajėn kundėr Jerusalemit pėr tė zhdukur nė tė njerėz e kafshė, 22 megjithatė do ta lė nė tė njė Tepricė qė do t’i shpėtojnė bij e bija. Ja, ata do tė vijnė tek ju dhe ju do ta shihni sjelljen e tyre dhe veprat e tyre dhe atėherė do tė ngushėlloheni, sepse do ta kuptoni se nuk i ēova tė gjitha ato tė kėqija mbi Jerusalem pa ndonjė arsye. 23 Ata do t’ju ngushėllojnė kur ta shihni sjelljen e veprat e tyre, do ta merrni vesh se nuk e bėra kot gjithė atė qė e bėra nė tė, thotė Zoti Hyj.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Kundėr idhujtarisė