Kapitujt

Ezekieli: 11. Vazhdim mbi mėkatet e Jerusalemit

11

1 Shpirti mė ngriti e mė ēoi te dera lindore e Tempullit tė Zotit, tek ajo qė shikon nga lind dielli. Dhe ja, nė hyrje tė derės njėzet e pesė burra, e nė mes tyre, pashė Jehoninė, birin e Azurit, e Feltinė, birin e Banajės, princat e popullit. 2 Mė tha: “Biri i njeriut, kėta janė njerėzit qė pėrsiatin tė keqen dhe japin kėshilla tė kėqija nė kėtė qytet 3 dhe thonė: ‘Pse a nuk u ndėrtuan pak mė pėrpara shtėpitė? Ky qytet ėshtė kusia e ne jemi mishi.’ 4 Prandaj profetizo kundėr tyre! Profetizo, biri i njeriut!”

5 Dhe shpirti i Zotit, zbriti tek unė e mė tha: “Fol! Kėshtu thotė Zoti: Kėshtu thotė, shtėpia e Izraelit, e mendimet e zemrės suaj unė i njoh. 6 Shumicė njerėzish vratė nė kėtė qytet dhe i mbushėt rrugėt e tij me tė vrarė. 7 Prandaj kėshtu thotė Zoti Hyj: Ata qė ju i vratė, qė i hodhėt nėpėr tė, ata janė mishi e ky qytet ėshtė kusia; kurse ju do t’ju nxjerr nga ky qytet! 8 Shpatėn e druajtėt, shpatėn do ta ēoj mbi ju ‑ ėshtė fjala e Zotit Hyj. 9 Unė do t’ju hedh jashtė tij, do t’ju lėshoj nė dorė tė armikut dhe do tė bėj gjyq pėr ju. 10 Prej shpatės do tė bini. Nė kufi tė Izraelit do t’ju gjykoj dhe do ta kuptoni se unė jam Zoti. 11 Ky qytet s’do tė jetė mė kusia juaj e ju s’do tė jeni mish nė tė: nė kufijtė e Izraelit do t’ju gjykoj! 12 Do ta dini se unė jam Zoti: ju qė nuk ecėt nė urdhėrimet e mia e nuk i zbatuat ligjet e mia, por vepruat sipas ligjeve tė paganėve qė janė rreth e rreth jush.”

13 Ndėrsa unė po profetizoja, vdiq Feltia, biri i Banajės. Unė rashė me fytyrė pėrdhe e bėrtita me sa munda e thashė: “Heu! O Zot, Hyj! Farėn po ia humbet Tepricave tė Izraelit!”

Mėrgimtarėve u premtohet njė besėlidhje e re

14 Atėherė mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit:

15 “Biri i njeriut, janė vėllezėrit e tu, farefisi yt, tė afėrmit e tu edhe mbarė shtėpia e Izraelit, tė cilėve u thanė banorėt e Jerusalemit: ‘Ata janė larg Zotit; toka na ėshtė dhėnė neve pėr pronė.’ 16 Prandaj, kėshtu thotė Zoti Hyj: Pasi i treta larg ndėr paganė, pasi i shpėrndava nėpėr vende tė ndryshme, unė pėr pak kohė do tė bėhem Shenjtėrorja e tyre nė vendet ku arritėn. 17 Prandaj thuaj: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Do t’ju bashkoj prej popujve e do t’ju mbledh nga tokat, nė tė cilat keni qenė tretur dhe do t’ju jap tokėn e Izraelit. 18 Kur kėta tė kthehen nė tė, do t’i zhdukin prej saj tė gjitha neveritė e turpėsitė. 19 Unė do t’u jap njė zemėr tjetėr, nė ta do tė fus njė shpirt tė ri, nga trupi i tyre do ta nxjerr zemrėn e gurtė e do t’u jap zemėr tė mishtė, 20 kėshtu qė tė ecin urdhėrimeve tė mia e t’i zbatojnė gjyqet e mia: qė tė jenė populli im e unė tė jem Hyji i tyre. 21 Por prej atyre qė me zemėr i ndjekin neveritė e turpėsitė idhujtare do tė kėrkoj pėrgjegjėsi” ‑ ėshtė fjala e Zotit Hyj.

Lavdia e Zotit e lė Jerusalemin

22 Atėherė kerubinėt i lartėsuan krahėt, me ta u nisėn edhe rrotat mbi tė cilat ishte Lavdia e Zotit tė Izraelit. 23 Lavdia e Zotit u ngrit nga mesi i qytetit e shkoi e zuri vend mbi malin qė ėshtė nė lindje tė qytetit.

24 Shpirti mė kapi edhe mua e mė solli ndėr kaldenj, nė mes tė tė mėrguarve, nė vegim, nė shpirtin e Hyjit; atėherė m’u zhduk vegimi qė pata. 25 Unė pastaj u tregova mėrgimtarėve tė gjitha fjalėt qė Zoti m’i kishte thėnė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Vazhdim mbi mėkatet e Jerusalemit