Kapitujt

Ezekieli: 34. Barinjtė e Izraelit

34

1 Mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit ”Biri i njeriut, profetizo kundėr barinjve tė Izraelit, profetizo! Thuaju barinjve: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Mjerė barinjtė e Izraelit, qė kullotin vetveten! Vallė, a nuk e kanė pėr detyrė barinjtė t’i kullotin grigjat? 3 Ju ushqeheni me qumėsht, visheni me lesh, pritni berret e majme e grigjėn nuk e kullotni! 4 Tė ligshtėn nuk e pėrtėrini, tė sėmurėn nuk e shėroni, tė thyerėn nuk e lidhni, tė ndarėn nuk e ktheni, tė humburėn nuk e kėrkoni, por zotėroni mbi to me dhunė! 5 Kėshtu u shpėrndanė delet e mia, sepse s’kishin bari. U bėnė preja e tė gjitha egėrsirave tė fushės dhe u shpėrndanė. 6 Enden delet e mia gjithkund maleve e kodrave tė larta, grigjat e mia u shpėrndanė gjithkah mbi sipėrfaqen e dheut e askush nuk shqetėsohet, askush nuk i kėrkon!

7 Prandaj, dėgjojeni, o barinj, fjalėn e Zotit: 8 Pasha jetėn time, thotė Zoti Hyj: pasi grigja ime u bė pre dhe delet e mia ushqim i tė gjitha egėrsirave tė fushės pėr faj tė bariut dhe pse barinjtė e mi nuk e kėrkuan grigjėn time, por barinjtė kullotnin vetveten e nuk e kullotnin grigjėn time, 9 prandaj, o barinj, dėgjojeni fjalėn e Zotit! 10 Kėshtu thotė Zoti Hyj: Ja, unė vetė po vij kundėr barinjve! Grigjėn time do ta kėrkoj prej duarve tė tyre, mė s’do t’i lejoj t’i kullotin delet e mia, kėshtu barinjtė mė s’do ta kullotin vetveten, por do t’i heq delet e mia nga goja e tyre e mė nuk do tė bėhen ushqimi i tyre!

11 Sepse kėshtu thotė Zoti Hyj: Ja, unė vetė do ti kėrkoj delet e mia e do tė kujdesem pėr to. 12 Sikurse bariu qė kujdeset pėr grigjėn e vet kur gjendet mes deleve tė veta tė shpėrndara, po ashtu edhe unė do tė pėrkujdesem pėr delet e mia. Unė do t’i bashkoj nga ēdo vend ku kanė qenė shpėrndarė ditėn e thellimit e tė territ. 13 Do t’i nxjerr nga popujt e do t’i bashkoj nga vendet e huaja, do t’i sjell nė tokėn e tyre, do t’i kullot nė bjeshkė tė Izraelit, nė fushė dhe nė tė gjitha vendet e banuara. 14 Do t’i kullot nė kullota tė pasura: kullotat e tyre do tė jenė nė bjeshkėt e larta tė Izraelit. Do tė mrizojnė nė bar tė gjelbėr, do tė kullotin nė kullota tė shijshme nėpėr male tė Izraelit! 15 Unė vetė do t’i mballoj delet e mia, unė vetė do t’i mrizoj ‑ thotė Zoti Hyj. 16 Tė humburėn do ta kėrkoj, tė ndarėn do ta kthej, tė thyerėn do ta lidh me kshtalla, tė ligshtuarėn do ta kėrthndez, tė majmen e tė fortėn do ta ruaj: do t’i ruaj me drejtėsi.

17 Kurse juve, o grigja ime, kėshtu ju thotė Zoti Hyj: Unė do tė ndaj drejtėsi ndėrmjet deles e deles, ndėrmjet deshve e cjepve. 18 Vallė, a nuk ju mjafton tė kullotni nė kullota tė mira, por doni ta shkelmoni kullotėn qė ju tepron? A nuk ju mjafton tė pini ujė tė kulluar por edhe tepricėn doni ta turbulloni me kėmbėt tuaja? 19 Deleve tė mia u duhet tė hanė barin qė ju keni shkelmuar e tė pinė ujėt qė ju keni turbulluar!

20 Prandaj kėshtu u thotė Zoti atyre: Ja, unė vetė do tė gjykoj ndėrmjet deles sė majme e tė ligshtės! 21 Pasi ju i shtytni me bri, me shpatulla e u bini me brirė pėr t’i dėbuar tė ligshtat, deri qė edhe i dėboni jashtė, 22 unė do ta shpėtoj grigjėn time, mė nuk do tė bėhet pre, do tė gjykoj ndėrmjet deles e deles!

23 Do ta ngre pėr to njė bari qė t’i kullotė, shėrbėtorin tim Davidin: ai do t’i kullotė, ai do tė jetė bariu i tyre. 24 Kurse unė Zoti do tė jem Hyji i tyre, ndėrsa shėrbėtori im Davidi do tė jetė prijėsi nė mesin e tyre. E kam thėnė vetė, unė Zoti! 25 Unė do tė lidh me ta besėlidhjen e paqes e prej mbarė vendit do t’i shfaros tė gjitha egėrsirat grabitqare. Do tė kalojnė jetė tė sigurt nė male e do tė flejnė nė pyeje. 26 Do t’i bėj ata dhe krahinat pėrreth Kodrės sime bekim: do tė ēoj shi nė kohėn e pėrshtatshme: do tė jenė shira bekimi! 27 Pemėt e fushės do ta japin frytin e vet e toka do t’i japė prodhimet e veta, do tė jetojnė nė vendin e vet pa farė frike dhe do ta dinė se unė jam Zoti, kur t’i kem thyer vargonjtė e zgjedhės sė tyre e t’i kem nxjerrė nga dora e atyre qė i sundojnė. 28 Mė nuk do tė jenė preja e paganėve, s’do t’i hanė egėrsirat e malit, por do ta kalojnė jetėn nė qetėsi, pa farė frike. 29 Do tė bėj tė ngallitė pėr ta njė bimėsi e pėrmendur, mė nuk do tė sharrojė kush prej tyre nga uria e mė nuk do tė jenė tė pandershėm ndėr sy tė paganėve. 30 Do ta dinė se unė Zoti, Hyji i tyre, jam me ta dhe ata, shtėpia e Izraelit, janė populli im ‑ thotė Zoti Hyj. 31 Ju, grigja ime, ju jeni grigja e kullotės sime e unė Zoti jam Hyji juaj!” Ėshtė fjala e Zotit Hyj!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Barinjtė e Izraelit