Kapitujt

Ezekieli: 21. Shpata e Zotit mbi Izraelin

21

1 Mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit:

2 “Biri i njeriut, sille fytyrėn tėnde drejt jugut, fol nė drejtim tė mesditės e profetizo kundėr pyllit tė fushės sė Nagebit. 3 Thuaji pyllit tė Nagebit: Dėgjoje fjalėn e Zotit! Kėshtu thotė Zoti Hyj: Ja, unė dua ta ndez njė zjarr mes teje: do tė digjet ēdo dru i njomė dhe ēdo dru i thatė. Flaka e zjarrit s’do tė ndalet: do tė digjet krejt sipėrfaqja nga jugu deri nė veri. 4 Do tė shohė ēdo njeri se unė, Zoti, e ndeza e nuk do tė fiket.”

5 Unė thashė: “Eheu, Zot, Hyj! Po ata do tė thonė pėr mua: ‘Ky po flet me shėmbėlltyrė!’”

6 Atėherė mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 7 ”Biri i njeriut, sille fytyrėn tėnde drejt Jerusalemit e fol kundėr shenjtėroreve e profetizo kundėr dheut tė Izraelit. 8 Thuaji tokės sė Izraelit: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Ah pritėm, se e nxora shpatėn time prej millit e do tė vras nė ty tė drejtė e mėkatarė! 9 Kur them se i vrava nė ty tė drejtė e mėkatarė, do tė thotė se do tė nxirret shpata prej millit tė vet pėr t’i zhdukur tė gjithė tė gjallėt, prej jugut deri nė veri, 10 qė ta dijė ēdo i gjallė se unė Zoti e nxora shpatėn nga milli e aty mė s’do ta kthej.

11 Ti, o biri i njeriut, gjėmo zemėrplasur, gjėmo me hidhėrim tė madh ndėr sy tė tyre. 12 E kur tė tė pyesin: ‘Pse gjėmon?’, thuaj: Pėr shkak tė lajmit qė ka arritur, sepse do tė dridhet ēdo zemėr, pa fuqi do tė mbesin tė gjitha duart, do tė liget ēdo shpirt e ēdo gju do tė gjunjėzohet! Ja, ia behu, kėtu ėshtė! Fjala e Zotit Hyj!”

13 Mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 14 “Biri i njeriut, profetizo e thuaj: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Thuaj:

Shpata, Shpata!

Ėshtė mprehur e lėmuar!

15 U mpreh pėr t’i prerė njerėzit,

u lėmua pėr tė vezėlluar!

16 Qe lehtėsuar

qė tė mbahet me dorė.

U mpreh e u limua shpata

qė tė jetė nė dorė tė vrastarit.

17 Klith e ulėrit, biri i njeriut,

se ėshtė drejtuar kundėr popullit tim,

kundėr princave tė Izraelit,

pėr shpatė u gjykuan bashkė me popullin tim.

18 Prandaj rrahe me grushte parzmėn

se ia behu prova,

thotė Zoti Hyj.

19 Ti, pra, biri i njeriut,

profetizo e rrah shuplakė pėr shuplakė.

Le tė dyfishohet shpata,

le tė trefishohet shpata e vrastarėve:

ėshtė shpata qė bėn emnesė,

qė i rrethon nė ēdo anė,

20 qė zemrat tė shkrihen,

e tė shumohen tė vrarėt.

Nė ēdo derė vuri njė shpatė:

heu, u mprehėn, u limuan pėr tė vezėlluar,

tė limuara pėr tė bėrė emnesė!

21 ‘Mprehe, sulu djathtas, majtas,

kudo tehu i shpatės le tė drejtohet!’

22 Edhe vetė do tė duartrokas,

do ta ngop zemėrimin tim!

Thashė unė, Zoti!”

Mbreti i Babilonit nė rrugėkryq

23 Mė qe drejtuar fjala e Zotit. Mė tha: 24 ”E ti, biri i njeriut, vizatoji dy udhė pėr kalimin e shpatės sė mbretit tė Babilonit. Tė dy udhėt le tė dalin nga e njėjta tokė. Vėre shenjėn udhėrrėfyese nė krye tė rrugės qė shpie nė qytet! 25 Vizatoja rrugėn e kalimit tė shpatės drejt Rabatit tė bijve tė Amonit dhe drejt nė Judė nė Jerusalemin e fortifikuar. 26 Sepse mbreti i Babilonit ka zėnė vend nė udhėkryq, nė krye tė dy udhėve, kėrkon dijetarinė, pėrzin shigjetat, pyet terafimėt, kėshillon mėlēinė. 27 Nė tė djathtėn e tij shorti ka rėnė mbi Jerusalem: pėr t’i vėnė kundėr tij deshtė, tė urdhėrojė shfarosjen, pėr tė klithur ulėrimat e luftės, pėr t’i vendosur deshtė kundėr dyerve, pėr tė ngritur pritėn, pėr tė ndėrtuar llogoret. 28 Por atyre do t’u duket se shenjat janė tė rreme, sepse iu pėrbetuan pėr besnikėri. Por ai do t’i pėrkujtojė pėr pabesinė nė tė cilėn u zunė. 29 Prandaj, kėshtu thotė Zoti Hyj: Pasi ju bėtė qė tė kujtohet paudhėria juaj dhe u zbuluan mėkatet tuaja dhe dolėn nė shesh pabesitė tuaja nė tė gjitha veprimet tuaja; pasi, po them, vazhdoni t’i pėrkujtoni, me dorė do tė kapeni.

30 Kurse ty, o i ēshuguruar, prijės i patenzonė i Izraelit, tė cilit i erdhi dita t’i marrė fund paudhėsia, ‑ 31 kėshtu tė thotė Zoti Hyj ‑ le tė tė hiqet tiara, le tė tė merret keza: gjithēka do tė ndėrrojė, ēka ėshtė e ulėt, do tė ngrihet e ēka ėshtė e lartė, do tė ulet. 32 Rrėnime, rrėnime, rrėnime, ja se ēka do tė bėj unė: tė tilla rrėnime s’do ketė derisa tė vijė ai, tė cilit i pėrket gjyqi e tė cilit do t’ia lė nė dorė.”

Ndėshkimi i Amonit

33 “Ti, biri i njeriut, profetizo e thuaj: Kėshtu u thotė Zoti Hyj bijve tė Amonit pėr turpin e tyre: Thuaj: Shpata, shpata ėshtė nxjerrė pėr tė vrarė, lėmuar pėr tė zhdukur, pret e vezėllon! 34 E ty ndėrkaq tė parashohin kotėsi e tė parakallėzojnė rrena qė t’u vihet shpata nė fyt tė ēshuguruarve tė patenzonė, tė cilėve u erdhi dita e paudhėsisė sė fundit. 35 Le tė kthehet shpata nė mill! Nė vendin ku qe krijuar, nė tokėn ku ke lindur, atje do tė tė gjykoj. 36 Do ta zbraz mbi ty zemėrimin tim e do t’i fryj flakės sė zemėrimit tim kundėr teje. Do tė tė lė nė duar tė njerėzve tė pashpirtė mjeshtėr vrasjesh! 37 Shujtė do tė bėhesh pėr zjarr e gjaku yt do tė rrjedhė pėr tokė. Do tė biesh nė harresė, sepse fola unė, Zoti.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Shpata e Zotit mbi Izraelin