Kapitujt

Ezekieli: 37. Eshtrat e thata

37

1 Mbi mua ra dora e Zotit dhe, nė shpirtin e Zotit, mė ēoi e mė vendosi nė mes tė njė fushe qė ishte plot me eshtra. 2 Ai mė bėri t’i pėrshkoj nė tė gjitha drejtimet: mbi sipėrfaqen e tokės ishin pa masė shumė e tejet tė thatė. 3 Atėherė mė pyeti: “Biri i njeriut, a tė thotė mendja se kėto eshtra mund ta rifitojnė jetėn?” Unė iu pėrgjigja: “Ti e di, o Zot Hyj!”

4 Atėherė mė urdhėroi: “Profetizo mbi kėta eshtra e thuaju: O eshtra tė thata, dėgjojeni fjalėn e Zotit! 5 Kėshtu u thotė Zoti Hyj kėtyre eshtrave: Unė po e fus nė ju shpirtin e ju do ta rifitoni jetėn. 6 Do tė end mbi ju dejtė, do t’ju vesh me mish, do t’ju mbuloj me lėkurė, do t’ju fus shpirtin e ju do ta rifitoni jetėn dhe do ta dini se unė jam Zoti.”

7 Unė profetizova ashtu si mė qe urdhėruar. Ndėrsa unė po profetizoja, dėgjova njė ushtimė dhe pashė njė lėvizje eshtrash: iu afruan njėri‑tjetrit, secili asht ashtit pėrgjegjės. 8 Shikova dhe, ja, u gėrshetuan drejtė, u veshėn me mish dhe me lėkurė, por ende nuk kishin shpirt.

9 Prapė mė tha: “Profetizoji shpirtit! Porfetizo, biri i njeriut, e i thuaji shpirtit: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Eja, o shpirt, nga tė katėr anėt e botės e fryj mbi kėta tė vdekur qė ta rifitojnė jetėn!”

10 Unė profetizova siē mė kishte urdhėruar dhe nė ta hyri shpirti. Ata e rifituan jetėn dhe qėndruan nė kėmbė tė veta ‑ njė ushtri tė madhe, tejet e madhe!

11 Atėherė mė tha: “Biri i njeriut, kėta eshtra janė mbarė shtėpia e Izraelit. Ata thonė: ‘Eshtrat tona u thanė, s’kemi mė kurrfarė shprese, kemi mbaruar!’ 12 Prandaj profetizo e thuaju. Kėshtu thotė Zoti Hyj: Ja, unė do t’i hap varret tuaja dhe do t’ju nxjerr nga varret tuaja, o populli im, dhe do t’ju shtie nė tokėn e Izraelit. 13 Do ta dini se unė jam Zoti kur t’i kem hapur varret tuaja e t’ju kem nxjerrė nga varret tuaja, o populli im! 14 Do t’jua jap shpirtin tim dhe ju do ta rifitoni jetėn dhe do t’ju vendos nė tokėn tuaj. Ju do ta dini se unė jam Zoti. Ēka them unė, atė edhe e bėj ‑ thotė Zoti Hyj.”

Juda e Izraeli njė mbretėri e vetme

15 Mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit. 16 “Ti, o biri i njeriut, merre njė dru e shkruaj nė tė: Juda e bijtė e Izraelit tė bashkuar me tė. Merre pastaj njė tjetėr dru e shkruaj mbi tė: Jozefi ‑ druri i Efraimit ‑ e mbarė shtėpia e Izraelit e bashkuar me tė. 17 Afroja njėrėn dru tjetrės si njė dru tė vetme: le tė jenė tė bashkuara nė dorėn tėnde. 18 Kur bijtė e popullit tėnd tė pyesin: ‘A po na tregon ēka do tė thotė kjo?’, 19 thuaju: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Ja, unė po e marr drunė e Jozefit, qė ėshtė nė dorėn e Efraimit edhe fiset e Izraelit tė bashkuara me tė e po e bashkoj me drunė e Judės dhe po i bėj njė dru tė vetme: do tė jenė njė gjė e vetme nė dorėn time.

20 Mbaj nė dorė ndėr sytė e tyre drutė, nė tė cilat ke shkruar 21 e thuaju: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Ja, unė po i bashkoj bijtė e Izraelit nga popujt ku janė tė tretur, do t’i mbledh prej gjithkahit e do t’i kthej nė tokėn e tyre 22 dhe do t’i bėj njė popull tė vetėm nė tokėn e tyre, nė malet e Izraelit; tė gjithė do tė kenė njė mbret, mė nuk do tė jenė dy popuj dhe mė nuk do tė jenė tė ndarė nė dy mbretėri. 23 Mė nuk do tė pėrlyhen me idhujt e tyre, me turpėsitė e tyre e me tė gjitha paudhėsitė e tyre, do t’i shpėtoj nga tė gjitha kryeneēėsitė e tyre me tė cilat mėkatuan, do t’i pastroj; ata do tė jenė populli im e unė do tė jem Hyji i tyre. 24 Mbret do ta kenė shėrbėtorin tim Davidin e tė gjithė do tė kenė njė bari tė vetėm. Do tė jetojnė nė gjyqet e mia e do t’i kryejnė urdhėrimet e mia e me jetė do t’i zbatojnė. 25 Do tė banojnė nė tokėn qė ia dhurova Jakobit, shėrbėtorit tim, nė tė cilėn banuan etėrit tuaj. Nė tė do tė banojnė ata e fėmijėt e tyre edhe bijtė e bijve tė tyre pėrgjithmonė. Davidi shėrbėtori im, do tė jetė prijėsi i tyre pėgjithmonė. 26 Me ta do tė lidh Besėlidhje paqeje ‑ njė Besėlidhje tė pėrhershme me ta. Do t’i vendos e do tė bėj tė shtohen me shumicė. Nė mesin e tyre do ta bėj Shenjtėroren time tė pėrhershme. 27 Banesa ime e pėrhershme do tė jetė mes tyre: do tė jem Hyji i tyre e ata do tė jenė populli im. 28 Atėherė popujt do ta marrin vesh se unė jam Zoti, Shenjtėruesi i Izraelit, kur ta vendos pėr pėrgjithmonė Shenjtėroren time nė mesin e tyre.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Eshtrat e thata