Kapitujt

Ezekieli: 20. Historia e pabesisė sė Izraelit

20

1 Ndodhi qė nė tė shtatin vit, nė tė pestin muaj, mė dhjetė tė muajit, erdhėn disa nga pleqtė e Izraelit, pėr tė kėrkuar kėshillė prej Zotit e u ulėn tek unė. 2 Asohere mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 3 “Biri i njeriut, fol me pleqtė e Izraelit e thuaju: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Vallė, a erdhėt pėr tė mė pyetur? Pasha jetėn time ‑ thotė Zoti Hyj ‑ unė nuk do t’ju jap pėrgjigje. 4 A do t’i gjykosh? A do t’i gjykosh, biri i njeriut? Dėftoju poshtėrsitė e etėrve tė tyre!

5 Thuaju: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Ditėn kur e zgjodha Izraelin, iu pėrbetova me dorė tė lartėsuar pėr farėn e shtėpisė sė Jakobit dhe iu dėftova nė tokėn e Egjiptit dhe atyre iu pėrbetova me dorė tė lartėsuar e u thashė: Unė jam Zoti, Hyji juaj. 6 Atė ditė edhe iu pėrbetova me dorė tė lartėsuar se do t’i nxjerr nga toka e Egjiptit nė vendin qė e kisha paraparė pėr ta, njė vend ku rrjedh qumėsht e mjaltė, qė ėshtė mė i bukuri ndėr tė gjitha vendet. 7 Atėherė u thashė: Secili le t’i flakė idhujt qė i mban para sysh dhe mos u ndotni me idhujt e Egjiptit: unė jam Zoti Hyji juaj.

8 Por ata mė hidhėruan e nuk deshėn tė mė dėgjojnė: askush nuk i hoqi neveritė qė i mbante para syve tė vet as s’i lanė idhujt e Egjiptit. Atėherė thashė: do ta zbraz mbi ta zemėrimin tim e do ta ēoj nė vend hidhėrimin tim nė tokėn e Egjiptit. 9 Por, pėr shkak tė emrit tim ‑ qė tė mos poshtėrohej ndėr sy tė paganėve, nė mesin e tė cilėve banonin, ndėr tė cilėt edhe u dėftova se do t’i nxjerr nga toka e Egjiptit.

10 Kėshtu, pra, i nxora nga toka e Egjiptit dhe i ēova nė shkretėtirė. 11 U dhashė Ligjin tim dhe ua tregova rregulloret e mia qė njeriu duhet t’i mbajė pėr tė pasur jetėn.

12 Pėr mė tepėr, ua dhashė edhe tė shtunat e mia qė tė jenė shenjė ndėrmjet meje e tyre e qė ta dinė se unė jam Zoti qė i shenjtėroj. 13 Por shtėpia e Izraelit u ēua kundėr meje nė shkretėtirė: nuk ecėn urdhėrimeve tė mia, rregulloret e mia qė njeriu, nėse do tė jetojė, duhet t’i mbajė, i flakėn e tė shtunat e mia i prishėn vazhdimisht. Atėherė mendova ta zbraz nė shkretėtirė mbi ta furinė time e t’i shfaros, 14 por veprova ndryshe pėr shkak tė emrit tim qė tė mos poshtėrohej ndėr paganė prej tė cilėve i nxora para syve tė tyre. 15 Pastaj unė u pėrbetova me dorė tė lartėsuar nė shkretėtirė se s’do t’i shtie nė tokėn qė ua dhurova, tokė ku rrjedh qumėsht e mjaltė, mė i bukuri ndėr tė gjitha vendet, 16 sepse ata i kishin pėrbuzur gjyqet e mia e nuk kishin ecur urdhėrimeve tė mia, i kishin prishur tė shtunat e mia, sepse zemra e tyre ecte pas idhujve. 17 Por, syri im pati mėshirė pėr ta, nuk i vrava as nuk ua treta farėn nė shkretėtirė.

18 Atėherė u thashė fėmijėve tė tyre nė shkretėtirė: Mos i ndiqni urdhėrimet e etėrve tuaj, mos i mbani zakonet e tyre as mos u ndotni me idhujt e tyre. 19 Unė jam Zoti Hyji juaj. Ecni urdhėrimeve tė mia, mbani e zbatoni gjyqet e mia, 20 shenjtėroni tė shtunat e mia qė tė dihet se unė jam Zoti, Hyji juaj!

21 Por edhe tė bijtė u ēuan kundėr meje: nuk ecėn urdhėrimeve tė mia, nuk i mbajtėn rregulloret e mia, qė duhet tė mbahen po qe se njeriu do tė jetojė, e i prishėn tė shtunat e mia. Iu kėrcėnova se do ta zbrazja zemėrimin tim mbi ta dhe se do ta ēoja nė vend nė shkretėtirė hidhėrimin tim kundėr tyre. 22 Por, prapė e ndala dorėn time, e kėtė e bėra pėr nder tė emrit tim qė tė mos poshtėrohet para paganėve, prej tė cilėve i nxora ndėr sy tė tyre. 23 Pėrsėri u pėrbetova me dorė tė lartėsuar nė shkretėtirė se do t’i shpėrndaj ndėr paganė e do t’i tres nėpėr vende tė ndryshme, 24 pėr arsye se s’i zbatonin ligjet e mia, pse i pėrbuznin urdhėrimet e mia e pse i prishnin tė shtunat e mia e sytė e tyre rrinin tė ngulur nė idhujt e etėrve tė tyre. 25 Atėherė, unė vetė, ua dhashė ligje jo tė mira e zakone qė kush i mban, nuk jeton; 26 e bėra tė bėhen tė papastėr nė kushtet e tyre, i bėra tė flijojnė tė gjithė tė parėlindurit e tyre, pėr t’i tmerruar e qė ta dinė se unė jam Zoti.

27 Pėr kėtė arsye, foli shtėpisė sė Izraelit, biri i njeriut, e thuaju: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Madje edhe nė kėtė blasfemuan kundėr meje etėrit tuaj, sepse duke mė pėrbuzur, mė urryen. 28 Megjithatė, unė i futa nė tokėn, tė cilėn ua kisha premtuar me pėrbetim se do t’ua dhuroja. Ata panė ēdo kodėr tė lartėsuar e ēdo pemė tė gjelbėr: aty kushtuan flitė e veta e paraqitėn kushtet e veta ngacmuese; vinin erėra tė erėndshme e njomnin njomjet e veta. 29 Atėherė u thashė: ‘Ēka ėshtė kjo lartėsirė nė tė cilėn po ngjiteni?’ Kėshtu i mbeti emri Lartėsirė’ deri nė ditėn e sotme.

30 Prandaj thuaji shtėpisė sė Izraelit: Kėshtu thotė Zoti Hyj: E mirė, ju fėlliqeni sipas sjelljes sė etėrve tuaj, bėni lavirėsi me turpėsitė e tyre! 31 Kur ju sillnit dhuratat tuaja, kur i kalonit fėmijėt tuaj nėpėr zjarr, ju jeni tė ndotur me tė gjithė idhujt tuaj deri nė ditėn e sotme! E unė tė lejoj tė kėshilloheni me mua, shtėpia e Izraelit?! Pasha jetėn time ‑ ėshtė fjala e Zotit Hyj ‑ assesi s’do t’ju pėrgjigjem!

32 E as ēka djerroni nė zemrat tuaja nuk do tė ndodhė! Ju mendoni: ‘Duam tė jemi porsi paganėt, porsi fiset e tė tjera vendeve: do tė adhurojmė dru e gur.’ 33 Pasha jetėn time ‑ thotė Zoti Hyj ‑ unė do tė mbretėroj mbi ju me dorė tė fortė, me krah tė shtrirė me zemėrim tė ndezur flakė! 34 Unė do t’ju mbledh nga popujt e do t’ju bashkoj nga vendet ku jeni tė shpėrndarė, me dorė tė fuqishme, me krah tė shtrirė e me zemėrim tė ndezur flakė. 35 Do t’ju ēoj nė shkretėtirėn e popujve dhe atje faqe‑faqas do t’ju gjykoj! 36 Siē i gjykova etėrit tuaj nė shkretėtirėn e Egjiptit, po ashtu do t’ju gjykoj edhe ju ‑ thotė Zoti Hyj. 37 Do t’ju bėj tė kaloni nėn shkopin tim e do t’ju lidh nė hekurat e besėlidhjes! 38 Do t’i ndaj prej jush ata qė iu shmangėn ligjit e tė paudhėt: do t’i nxjerr nga vendi ku banojnė si tė huaj, por nė tokėn e Izraelit s’do tė hyjnė e do ta dini se unė jam Zoti. 39 Sa pėr ju, o shtėpia e Izraelit, kėshtu thotė Zoti Hyj: Ani shkoni e shėrbejini secili idhullit tė vet! Por do tė vijė dita kur do tė shohim palč a do tė mė dėgjoni! Atėherė s’do ta pėrdhosni mė emrin tim tė shenjtė me dhuratat tuaja e me idhujt tuaj! 40 Vėrtet, nė malin tim tė shenjtė, nė malin e lartė tė Izraelit ‑ thotė Zoti Hyj ‑ aty do tė mė shėrbejė mbarė shtėpia e Izraelit: e tėrė e bashkuar nė vendin, nė tė cilin do tė mė pėlqejnė, po them; aty do t’i marr e do t’i pranoj dhuratat tuaja dhe kushtimin e fryteve tuaja tė para, tė tė gjitha gjėrave qė do tė kushtoni. 41 Do tė mė pėlqeni porsi era e erėndshme kur t’ju kem nxjerrė nga popujt e t’ju kem bashkuar nga vendet ku ju qetė shpėrndarė. Pėrmes jush do t’ua dėftoj paganėve shenjtėrinė time. 42 Do ta dini se unė jam Zoti, kur t’ju kem kthyer nė tokėn e Izraelit, nė tokėn, pėr tė cilėn u pėrbetova se do t’ua jap etėrve tuaj. 43 Atje do t’ju bjerė ndėrmend sjellja juaj e tė gjitha veprat tuaja tė kėqija me tė cilat e fėlliqėt veten: vetvetja do t’ju ndyhet pėr shkak tė tė gjitha veprave tuaja tė kėqija qė keni bėrė. 44 E do ta dini se unė jam Zoti, kur t’ju bėj mirė pėr dashuri tė emrit tim, e jo pėr shkak tė sjelljes suaj tė keqe, as pėr shkak tė veprave tuaja tejet tė ulta, shtėpia e Izraelit!” ‑ thotė Zoti Hyj.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Historia e pabesisė sė Izraelit