Kapitujt

Ezekieli: 2. Vegimi i librit

2

1 Mė tha: “Biri i njeriut, ngrihu se dua tė tė flas!” 2 Si tha kėshtu, njė shpirt hyri nė mua, mė ngriti nė kėmbė dhe e dėgjova atė qė po fliste me mua.

3 Ai mė tha: “Biri i njeriut, unė po tė dėrgoj te bijtė e Izraelit, te njė popull kryengritėsish qė kanė ēuar kokė kundėr meje. Ata dhe etėrit e tyre kanė mėkatuar kundėr meje deri nė ditėn e sotme. 4 Njerėzit, te tė cilėt po tė dėrgoj, janė kokėfortė e zemėrgurė. Ti thuaju: Kėshtu thotė Zoti Hyj! 5 Dėgjuan ose s’dėgjuan ‑ sepse janė pjellė e keqe ‑ megjithatė le ta dinė se nė mesin e tyre ėshtė profeti!

6 E ti, biri i njeriut, mos ua ki frikėn as mos u tremb nga fjalėt e tyre: megjithėse je i rrethuar me murriza e ferra e banon me galloma. Fjalėt e tyre mos i druaj as fytyra e tyre tė mos tė tė shtijė frikė, sepse janė pjellė mėkatare. 7 Ti tregoju fjalėt e mia, le tė dėgjojnė ose le tė mos dėgjojnė, sepse janė njerėz kundėrshtarė.

8 E ti, biri i njeriut, dėgjo ē’po tė them: mos ji kryekėcyer porsi kjo pjellė kundėrshtarėsh; hape gojėn dhe ha ēka unė po tė tė jap.” 9 Shikova dhe, ja, njė dorė ishte e shtrirė drejt meje e nė tė ishte njė libėr i mbėshtjellė. E shtriu ndėr sy tė mi dhe, ja, ishte i shkruar pėrbrenda e pėrjashta: ishin tė shkruara vajtime, gjėmė e dėnesė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Vegimi i librit