Kapitujt

Ezekieli: 4. Paralajmėrim se do tė rrethohet

4

1 “E ti, biri i njeriut, merre njė tullė, vėre para vetes e vizatoje nė tė qytetin e Jerusalemit. 2 Pėrreth tij vėre rrethimin, ndėrtoje pėrballė tij njė fortesė, punoje llogoren, vendose kundėr tij ushtrinė e renditi rreth e rreth deshtė. 3 Merre fulteren e hekurt e vėre nė murin e hekurt ndėrmjet teje e qytetit, sille fytyrėn drejt tij dhe qyteti do tė jetė i rrethuar, dhe bėji rrethim. Kjo do tė jetė shenjė pėr shtėpinė e Izraelit.

4 Atėherė bjer nė krahun tėnd tė majtė dhe vėri fajėsitė e shtėpisė sė Izraelit mbi tė: sa ditė do tė rrish shtrirė ashtu, aq ditė do t’i mbartėsh mėkatet e tyre. 5 Po tė caktoj njė ditė pėr vjetėt e fajėsisė sė tyre: pėr treqind e nėntėdhjetė ditė do ta mbartėsh fajėsinė e shtėpisė sė Izraelit. 6 Kur t’i kesh kryer kėto, shtrihu nė anėn e djathtė tė dytėn herė dhe do t’i marrėsh mbi vete fajet e shtėpisė sė Judės pėr dyzet ditė: njė ditė pėr njė vit, njė ditė pėr njė vit, mbaje mend, po tė caktoj. 7 Atėherė sille fytyrėn tėnde nė drejtim tė Jerusalemit tė rrethuar, krahu yt le tė jetė i zhveshur dhe profetizo kundėr tij. 8 Dhe ja, unė do tė tė lidh me litarė e mos u sill nga njė krah nė tjetrin derisa t’i kesh kryer ditėt e rrethimit tėnd.

9 Merr grurė, elb, bathė, thjerrė, mel, tepė dhe qiti tė gjitha nė njė enė dhe pėrgatit prej tyre bukė pėr vete pėr aq ditė sa tė rrish mbi krahun tėnd: dhe haji gjatė treqind e nėntėdhjetė ditėve. 10 Ushqimi yt do tė jetė me peshė njėzet siklash nė ditė; dhe haje nė njė kohė tė caktuar. 11 Edhe ujin pije me masė: tė gjashtėn pjesė tė hinit; pije nė kohė tė caktuar. 12 Dhe haje si bukėn e elbit tė pjekur nė hi dhe piqe ndėr sy tė tyre nė zjarr tė pėrftuar nga tretjet qė dalin nga njeriu.”

13 Pastaj Zoti shtoi: “Kėshtu bijtė e Izraelit do ta hanė bukėn e vet tė ndyrė ndėr paganė ku unė do t’i tres.”

14 Atėherė unė i thashė: “Heu, o Zot Hyj, shpirti im nuk ėshtė i ndyrė! Qė prejfėmijėrisė sime e deri mė sot kurrė nuk hėngra cofėtinė as kafshė tė copėtuar nga egėrsira, kurrė s’hyri nė gojėn time mish i papastėr!” 15 Atėherė mė tha: “Ja, po tė jap nė vend tė tretjeve tė njerėzve bajgėn e lopėve: piqe me bajga bukėn tėnde!” 16 Dhe mė shtoi: “Biri i njeriut, ja unė po e sos kursimin e fundit tė bukės nė Jerusalem: do ta hanė bukėn e peshuar imtėsisht e me kujdes, edhe ujin do ta pijnė me masė e me mangėsi, 17 kėshtu qė, duke munguar buka e uji, do tė meken tė gjithė sė bashku e do tė sharrojnė nė fajėsinė e vet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Paralajmėrim se do tė rrethohet