Kapitujt

Ezekieli: 36. Profeci mbi malet e Izraelit

36

1 “Tashti, biri i njeriut, profetizo mbi

bjeshkėt e Izraelit e thuaj: Bjeshkėt e Izraelit, dėgjojeni fjalėn e Zotit. 2 Kėshtu thotė Zoti Hyj: Meqenėse tha armiku juaj pėr ju: ‘Ah! Ah! Bjeshkėt e amshueshme u bėnė prona jonė’! 3 Prandaj profetizo e thuaj: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Pasi keni qenė shpartalluar e pėrndjekur prej fqinjėve tuaj pėr t’u bėrė pronė e popujve tė tjerė e pasi u bėtė pėrralla e gjuhėve shpifėse e shenjė turpi pėr popullin, 4 prandaj, o malet e Izraelit, dėgjojeni fjalėn e Zotit: Kėshtu u thotė Zoti Hyj maleve, kodrave, pėrrenjve e vėrrive, vendeve tė shkretuara e qyteteve tė mbetura shkretė, qė u shpopulluan e u bėnė shenjė pėrqeshjeje pėr popujt e tjerė pėrreth. 5 Mirė, pra, kėshtu thotė Zoti Hyj: Me zemėrim tė ndezur flakė po pėrbetohem kundėr popujve tė tjerė e kundėr mbarė Idumit, qė e morėn tokėn time pėr pronė tė vetėn, me gėzim e me gjithė zemėr e me gjithė shpirt tė lig qė t’i pėrmbysin kullotat e tij. 6 Prandaj, parafol pėr tokėn e Izraelit e thuaju maleve, kodrave, pėrrenjve e luginave: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Ja, po pėrbetohem me xhelozi e me zemėrim: pse ju desh tė duroni poshtėrim e pėrbuzje prej paganėve, 7 prandaj, kėshtu thotė Zoti Hyj: unė e ngrita dorėn time nė pėrbetim: popujt qė janė pėrreth jush ata vetė do ta mbartin turpin e vet. 8 E ju, o bjeshkėt e Izraelit, lėshoni shatorr gemat tuaj e bėni fryte pėr popullin tim Izraelin, sepse ėshtė afėr, po vjen! 9 Ja, unė po vij tek ju, kah ju po sillem! Do tė lėvroheni e do tė mbilleni. 10 Do t’ju shtoj me njerėz ‑ mbarė shtėpinė e Izraelit, qytetet do tė mbushen me banorė e rrėnojat do tė pėrtėrihen. 11 Do t’ju mbush me njerėz e me bagėti: do tė shtohen e do tė shumohen. Do tė bėj tė keni banorė si mė parė, do t’ju bėj tė mira mė tepėr se mė parė e ju do ta dini se unė jam Zoti. 12 Do t’i sjell te ju njerėzit ‑ popullin tim Izraelin e do tė bėhesh prona e tyre, trashėgimi i tyre e mė nuk do t’ua shuash fėmijėt.

13 Kėshtu thotė Zoti Hyj: Pasi thonė pėr ju: ‘Ėshtė toka qė i pėrpin njerėzit dhe qė popullit ia shuan farėn’, 14 ja, pra, ti mė s’do t’i pėrpish njerėzit dhe mė nuk do t’ia tretėsh farėn popullit tėnd ‑ ėshtė fjala e Zotit Hyj. 15 S’do tė lejoj mė kurrė qė ta dėgjoj poshtėrimin e paganėve mbi ty, kurrė mė nuk do ta mbartėsh turpin e popujve kundėr teje dhe popullin tėnd kurrė mė nuk do ta lėsh pa fėmijė ‑ thotė Zoti Hyj.”

16 Fjala e Zotit mė qe drejtuar e mė tha: 17 ”Biri i njeriut, kur shtėpia e Izraelit banonte nė tokėn e vet, e pati pėrdhosur atė me sjelljen e vet e me veprat e veta: sjellja e tyre ishte para syve tė mi porsi papastėrtia e gruas sė papastėr. 18 Unė atėherė e zbraza zemėrimin tim mbi ta pėr shkak tė gjakut qė derdhėn pėrmbi tokė dhe pėr shkak tė idhujve, me tė cilėt e ndotėn. 19 I shpėrndava ndėr paganė dhe i treta nė vende tė ndryshme: i dėnova sipas sjelljes sė tyre dhe sipas veprave tė tyre. 20 Por edhe nė popujt, ndėr tė cilėt u shpėrndanė, te tė cilėt shkuan, e pėrdhosėn emrin tim tė shenjtė, sepse flitej pėr ta: ‘Ky ėshtė populli i Zotit e iu desh tė dalė prej tokės sė tij!’ 21 Por unė pata nderim pėr emrin tim tė shenjtė qė e ēnderoi shtėpia e Izraelit nė popujt ndėr tė cilėt shkoi.

22 Prandaj, kėshtu thuaji shtėpisė sė Izraelit: Kėshtu thotė Zoti Hyj: S’e bėj kėtė pėr ju, o shtėpia e Izraelit, por pėr shkak tė emrit tim tė shenjtė, qė u ēnderua nė popujt te tė cilėt shkuat. 23 Unė do ta shenjtėroj emrin tim tė madhėrueshėm, tė cilin ju e ēnderuat ndėr popuj, e ndotėt nė mesin e tyre, qė paganėt ta dinė se unė jam Zoti ‑ thotė Zoti Hyj, kur tė dėftohem i shenjtė ndėr ju e para syve tė tyre.

24 Do t’ju heq prej paganėve e do t’ju bashkoj nga tė gjitha vendet dhe do t’ju sjell nė vendin tuaj. 25 Atėherė do tė zbraz mbi ju njė ujė tė pastėr dhe do tė pastroheni nga tė gjitha ndyrėsitė tuaja. Do t’ju pastroj nga tė gjithė idhujt tuaj! 26 Unė do t’ju jap njė zemėr tė re, njė shpirt tė ri do ta fus nė ju, do ta nxjerr nga mishi juaj zemrėn e gurtė e do t’ju jap njė zemėr mishi. 27 Shpirtin tim do ta fus nė ju e do tė bėj qė tė ecni urdhėrimeve tė mia e t’i zbatoni e t’i vini nė veprim gjyqet e mia. 28 Do tė banoni nė tokėn qė ua dhurova etėrve tuaj: ju do tė jeni populli im e unė do tė jem Hyji juaj. 29 Unė do t’ju pastroj nga tė gjitha ndyrėsitė tuaja. Do ta thėrras grurin e do tė bėj tė bėhet me shumicė e mė s’do t’ju ngarkoj me uri! 30 Do ta shumoj frytin e pemėve e prodhimet e arave, qė tė mos e pėsoni mė ndėr popuj marren e urisė. 31 Atėherė do t’ju bjerė ndėr mend sjellja juaj tejet e keqe e veprat tuaja jo tė mira e do t’ju bėjnė neveri paudhėsitė tuaja e poshtėrsitė tuaja. 32 Mirė dijeni, nuk e bėj kėtė pėr hatėr tuaj ‑ thotė Zoti Hyj ‑ duhet t’ju vijė turp e tė skuqeni, shtėpia e Izraelit, pėr sjelljen tuaj!

33 Kėshtu thotė Zoti Hyj: Ditėn kur t’ju kem pastruar nga tė gjitha ndyrėsitė tuaja e tė kem bėrė tė banohen qytetet e tė ripėrtėriten rrėnojat, 34 e kur toka e lėnė djerr tė jetė punuar, toka qė dikur qe lėnė e shkretė nė sy tė tė gjithė kalimtarėve, 35 do tė thonė: ‘Toka e mbetur shkretė u bė kopsht i Edenit, po banohen qytetet e mbetura shkretė, tė rrėnuara e tė rrafshuarat po rindėrtohen’. 36 Popujt do ta dinė, tė gjithė ata qė do tė mbesin rreth jush, se unė Zoti i rindėrtova tė rrėnuarat dhe i mbolla djerret. Thashė unė Zoti dhe ashtu do tė bėj!

37 Kėshtu thotė Zoti Hyj: Edhe nė kėtė gjė do tė lejoj t’i vėshtrohet prej meje popullit tė Izraelit kėrkesa nė tė mirėn e tij: Do t’ia shtoj njerėzit porsi grigjat, 38 porsi grigjė tė shuguruar, porsi grigjėn e Jerusalemit nė festimet e tij. Kėshtu qytetet e rrėnuara do tė mbushen plot e pėrplot me njerėz dhe do ta dinė se unė jam Zoti.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Profeci mbi malet e Izraelit