Kapitujt

Ezekieli: 5. Ky ėshtė Jerusalemi!

5

1 Biri i njeriut, merre njė shpatė tė mprehtė qė rruan qimet, merre nė vend tė briskut rrues dhe rruaje kokėn e mjekrrėn. Merre pastaj peshoren e ndaji qimet e rruara.

2 Njė tė tretėn digje nė zjarr nė mes tė qytetit pasi tė kenė kaluar ditėt e rrethimit; merre edhe njė tė tretėn tjetėr dhe preje me shpatė rreth e rreth qytetit e njė tė tretėn tjetėr, trete nė erė e unė do ta zhvesh shpatėn pas tyre. 3 Merri pak prej tyre e lidhi nė kindin e petkut tėnd; 4 prapė prej tyre merr edhe pak dhe qiti e digji nė zjarr: prej tyre do tė dalė zjarri. Atėherė thuaji mbarė shtėpisė sė Izraelit:

5 Kėshtu thotė Zoti Hyj: Ky ėshtė Jerusalemi! Unė e vendosa mes paganėsh dhe tė rrethuar nga vendet e huaja. 6 Ai i pėrbuzi gjyqet e mia, saqė u bė mė i patenzonė se paganėt, i pėrbuzi urdhėrimet e mia mė tepėr se vendet qė i ka pėrreth: i flakėn gjyqet e mia e nuk ecėn urdhėrimeve tė mia.

7 Prandaj, kėshtu thotė Zoti Hyj: Pasi jeni mė kryekėcyer se paganėt qė janė pėrreth jush, pasi nuk ecėt urdhėrimeve tė mia, nuk i zbatuat gjyqet e mia, por s’vepruat madje as sipas gjyqeve tė paganėve qė janė pėrreth jush, 8 prandaj kėshtu thotė Zoti Hyj: Pritėm, pra, se mė ke nė shpinė dhe unė vetė do ta kryejė gjyqin tim mbi ty ndėr sy tė paganėve, 9 e do tė bėj nė ty ēka s’kam bėrė kurrė dhe kurrė mė s’do ta bėj, pėr shkak tė turpėsive tė tua! 10 Ja pra, nė mesin tėnd etėrit do t’i hanė fėmijėt e vet dhe fėmijėt do t’i hanė baballarėt e vet. Do ta ēoj nė vend gjyqin tim mbi ty e ēka tė teprojė prej teje do ta tres nė katėr anėt e botės. 11 Prandaj, pasha jetėn time ‑ thotė Zoti Hyj ‑ siē ėshtė e vėrtetė se ti e ke dhunuar Shenjtėroren time me tė gjitha fyerjet e tua e me tė gjitha turpėsitė e tua, ashtu edhe vetė do tė rruaj, s’do ta lė tė ketė dhimbje syri im e s’do tė pėrdėllej. 12 Njė e treta jote do tė vdesė nga murtaja e do tė shqimet nga uria brenda nė ty, njė e treta pjesė tjetėr jotja do tė bjerė nga shpata nė rrethet e tua, kurse njė tė tretėn pjesėn tėnde do ta tres nė ēdo anė dhe do ta nxjerr shpatėn pas tyre. 13 Atėherė do ta shfrej furinė time, do ta qetėsoj zemėrimin tim kundėr tyre e do tė gjej ngushėllim. Atėherė do ta dinė se unė Zoti fola nė zemėrimin tim kur do ta ēoj nė vend zemėrimin tim kundėr tyre. 14 Shkretėtirė do tė tė bėj dhe turp nė sytė e paganėve qė janė rreth teje, nė sy tė tė gjithė kalimtarėve. 15 Do tė jesh ēnderim, mallkim, shembull e tmerr ndėr paganėt qė janė pėrreth teje, kur t’i ēoj nė vend gjyqet e mia kundėr teje me furi, me zemėrim e me ndėshkim tė furishėm. 16 Po flas unė, Zoti ‑ kurdo t’i kokėrroj kundėr jush shigjetat e zeza tė urisė, qė do tė jenė vdekjeprurėse, me tė cilat do t’ju gjuaj pėr t’ju shkatėrruar dhe do ta sjell mbi ju urinė ‑ do t’jua zhduk edhe kursimin e fundit tė bukės. 17 Do tė ēoj kundėr jush urinė dhe bishat e egra e do tė tė lėnė pa fėmijė nė vatėr: murtaja e gjaku do tė kalojnė nėpėr ty, shpatėn do ta sjell kundėr teje. Po flas unė, Zoti.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Ky ėshtė Jerusalemi!