Kapitujt

Ezekieli: 17. Shėmbėlltyra e shqiponjės

17

1 Mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit:

2 ”Biri i njeriut, gjeje njė gjėegjėzė e tregoja shtėpisė sė Izraelit njė shėmbėlltyrė.

3 Thuaj:

Kėshtu thotė Zoti Hyj:

Njė shqiponjė e madhe,

me krahė tė mėdhenj,

me pupla tė gjata

me pendė tė dendura

e shumėngjyrėshe

ia behu nė Liban

dhe ia mori majėn cedrit,

4 ia kėputi gemin mė tė lartin

dhe e ēoi nė tokėn Kanaan,

e vendosi nė qytetin e tregtarėve.

5 Mori njė pinjoll nga toka

dhe e qiti nė tokė tė punuar

pėrbri ujėrave tė shumta

e mbėltoi si shelgun

6 qė tė bulėzojė e tė rritet

nė hardhi qė merr haptas,

jo shumė tė lartė

qė drejt shqiponjės gemat t’i shtrijė

e rrėnjėt t’i rriten nėn tė.

U bė trung i fortė,

i qiti pipat

gjatė i lėshoi pinjollat.

7 Ishte edhe njė shqiponjė tjetėr,

me krahė tė mėdhenj,

me pupla tė dendura:

dhe, ja, trungu

drejt saj i lėshoi rrėnjėt,

pipat drejt saj i lėshoi

qė ta ujitė

mė mirė se dheu ku ishte mbėltuar.

8 Nė tokėn e mirė,

bri ujėrave tė shumta

ėshtė e mbėltuar

qė tė lėshojė shermende

qė tė japė fruta

e tė jetė hardhi madhėshtore.

9 Thuaj: Kėshtu thotė Zoti Hyj:

A thua do tė pėrparojė?

A thua shqiponja

rrėnjėt s’do t’ia nxjerrė

frutat s’do t’ia kėpusė?

A s’do t’i thahen

posa t’i dalin pipat?

S’do tė duhet njė mund i madh

as popull i shumtė

rrėnjėt pėr t’ia nxjerrė!

10 Ja, e mbėltuar ėshtė:

a do tė pėrparojė?

Vallė, a nuk do tė thahet

posa ta ketė prekur

era pėrvėluese e lindjes?

Pikėrisht nė tokėn ku mbiu

do tė thahet!”

11 Mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 12 “Thuaji, pra, shtėpisė kryekėcyer: A nuk e kuptoni se ē’do tė thotė kjo? Ja, erdhi mbreti i Babilonit nė Jerusalem; e mori mbretin e princat e tij dhe i ēoi te vetja nė Babilon. 13 Mori njėrin nga pinjollėt e mbretit e lidhi me tė besėlidhje, mori prej tij pėrbetimin pasi i mori tė gjithė tė vyerit e vendit, 14 me qėllim qė mbretėria tė jetė e ligshtė e tė mos mund tė ēohet nė kryengritje, por ta ruajė e ta mbajė besėlidhjen me tė. 15 Porse ky u ēua kundėr tij, dėrgoi lajmėtarė nė Egjipt qė t’i jepeshin kuaj e shumė ushtarė. A do tė mund tė pėrparojė ose tė shpėtojė kush bėn kėshtu? Kush e thyen besėn, a thua mund tė shpėtojė? 16 Pasha jetėn time ‑ thotė Zoti Hyj ‑ pse e theu pėrbetimin dhe e prishi besėlidhjen me mbretin qė e vuri nė fron, do tė vdesė nė vendin e mbretit, pikėrisht nė mes tė Babilonit. 17 E faraoni, me gjithė ushtri tė madhe e me popull tė shumtė, s’do tė mund t’i ndihmojė gjė nė luftė, kur ai tė lartėsojė brigje e tė punojė llogore pėr tė vrarė njerėz tė shumtė. 18 E bėri nė asgjė pėrbetimin pėr ta zhbėrė besėlidhjen. Po edhe pse e kishte dhėnė besėn, veproi kėshtu. Jo, assesi s’do tė shpėtojė!

19 Prandaj, kėshtu thotė Zoti Hyj: Pasha jetėn time: pėrbetimin qė e pėrbuzi, besėlidhjen qė e theu do t’ia kthej mbi kokėn e tij, 20 do ta ngreh kundėr tij rrjetėn time e do tė zihet nė rrjetėn time dhe do ta ēoj nė Babilon, atje do ta gjykoj pėr pabesinė me tė cilėn mė doli i pabesė. 21 Tė gjithė mė tė zgjedhurit e aradheve tė tij do tė bien prej shpatės, kurse teprica do tė shpėrndahet nė tė gjitha erėrat. Do ta dini se unė Zoti fola.

22 Kėshtu thotė Zoti Hyj:

Edhe unė do ta marr

prej majės sė cedrit tė madh

prej majės sė gemave tė tij

do ta kėpus njė gemėz

e do ta mbėltoj mbi njė mal

tė lartė e tė madhėrishėm.

23 Do ta mbėltoj nė mal tė lartė tė Izraelit:

do tė shpėrthejė nė pinjolla e do tė bėjė fruta:

cedėr do tė jetė i madhėrueshėm.

Nėn tė do tė banojnė tė gjithė shpendėt,

ēdo shpend nėn hijen e gemave tė tij

ēerdhen do ta bėjė.

24 Tė gjitha pemėt e fushės do ta dinė

se unė jam Zoti

qė e zvogėlon pemėn e madhe

dhe e lartėson tė voglėn,

e thaj lėndėn e njomė

dhe e bėj tė bulėzojė tė thatėn.

Unė Zoti thashė dhe do tė bėj ashtu.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Shėmbėlltyra e shqiponjės