Kapitujt

Ezekieli: 28. Kundėr mbretit tė Tirit

28

1 Atėherė mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit :

2 “Biri i njeriut, thuaji princit tė Tirit:

Kėshtu thotė Zoti Hyj:

Pasi mendja t’u rrit e the:

‘Unė jam hyjni,

rri mbi fronin e zotave,

nė kėrthizėn e detit!’,

megjithėse je njeri e jo Hyj,

ti zemrėn tėnde e barazove me tė Hyjit.

3 Ja, po qenke mė i menēur se Daneli,

fshehtėsi s’paska prej teje tė fshehur;

4 me dije e menēuri tėnde

e fitove pasurinė,

nė thesaret e tua

bashkove ar e argjend.

5 Me dijen tėnde tė madhe

e me tregtinė tėnde

e shtove pasurinė,

por pasuria jote mendjen ta rriti!

6 Prandaj kėshtu thotė Zoti Hyj:

Pse zemrėn tėnde e barazove me tė Hyjit,

7 do t’i dėrgoj kundėr teje tė huajt,

ata mė tė egrit ndėr popuj.

Do t’i zhveshin shpatat

mbi tė bukurėn dijen tėnde

e do ta hedhin nė baltė shkėlqimin tėnd!

8 Nė pellg do tė tė hedhin e do tė vdesėsh

me vdekje tė tė vrarėve nė mes tė detit.

9 Vallė, a do tė thuash mė:

‘Jam Hyj!?’,

ndėr sy tė vrastarėve tė tu,

pasi je njeri e jo Hyj

nė duart e vrastarėve tė tu?

10 Do tė vdesėsh me vdekjen e tė parrethprerėve,

nga dora e tė huajve, sepse unė kam thėnė kėshtu.”

‑ thotė Zoti Hyj.

Rėnia e mbretit tė Tirit

11 Mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: “Biri i njeriut, nisja vajtimit mbi mbretin e Tirit 12 e thuaj atij: Kėshtu thotė Zoti Hyj:

Ishe ti vulė pėrsosmėrie,

plot urti

i mrekullueshėm nė pashi.

13 Ishe nė gėzimet e parajsės sė Hyjit,

tė stolisura me gurė tė paēmueshėm petkat e tua:

me sard, topaz e jaspis,

krisolit e oniks e beryl,

safir, karbunkul e smaragd,

ar i pėrpunuar stolisja jote,

tė qenė bėrė gati ditėn e krijimit tėnd.

14 Me kerub krahėshtrirė tė vendosa pėr tė ruajtur,

ishe mbi malin e shenjtė tė Hyjit,

ecje nėpėr gurė tė zjarrtė.

15 Ishe i pėrsosur nė udhėt e tua

qė ditės sė themelimit tėnd,

derisa nė ty u ngjiz fajėsia!

16 Duke u rritur tregtia jote,

u mbushe pėrbrenda me fajėsi e mėkate.

Atėherė tė flaka nga mali i Hyjit

e tė treti kerubini mbrojtės

nga mesi i gurėve tė zjarrtė.

17 T’u rrit mendja pėr shkak tė bukurisė,

pasuria tė bėri tė humbėsh urtinė:

atėherė vetė tė flaka pėrtokė,

tė vura para syve tė mbretėrve

qė tė tė shikojnė me pėrbuzje.

18 Me fajėsitė e shumta tė tuat

me paudhėsinė e tregtisė sate,

i pėrdhose shenjtėroret e tua.

Futa zjarrin mes teje

qė tė tė pėrpijė,

hi do tė tė bėj unė pėrmbi tokė

nė sy tė atyre qė tė shikojnė!

19 Tė gjithė popujt qė do tė shohin,

do tė ēuditen se ēka tė gjeti.

Ti u bėre shenjė tmerrimi

e sharrove pėr jetė tė jetės!”

 

Kundėr Sidonit

20 Mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 21 “Biri i njeriut, silli sytė drejt Sidonit, profetizo kundėr tij 22 e thuaj:

Kėshtu thotė Zoti Hyj:

Ja, kundėr teje po sulem, Sidon,

i lavdishėm do tė bėhem mes teje,

do ta dinė se unė jam Zoti

kur mbi tė do tė bėj gjyq

e tė kem dėftuar nė tė shenjtėrinė time.

23 Do ta dėrgoj nė tė murtajėn,

do tė rrjedhė gjaku udhėve tė tij,

pėrtokė tė vdekur do tė bien

prej shpatės tė prerė rreth e pėr qark,

do ta dinė se unė jam Zoti”.

Izraeli i ēliruar nga popujt e tjerė

24 Pėr shtėpi tė Izraelit mė s’do tė ketė

as thumb therės as ferrė shqyese

ndėr tė gjithė fqinjėt qė e rrethojnė

qė janė kundėrshtarėt e tyre,

do ta dinė se jam Zoti Hyj.

25 “Kėshtu thotė Zoti Hyj: Kur ta kem bashkuar shtėpinė e Izraelit nga tė gjithė popujt, nė tė cilėt janė tė shpėrndarė, unė vetė do ta dėftoj shenjtėrinė time nė ta ndėr sy tė paganėve. Ata do tė banojnė nė tokėn e vet qė ia dhurova shėrbėtorit tim Jakobit. 26 Do tė banojnė tė sigurt nė tė. Do tė ndėrtojnė shtėpi, do tė mbėltojnė vreshta e do tė jetojnė pa farė frike, kur tė kem bėrė gjyq mbi tė gjithė fqinjėt e tyre pėrreth. Atėherė do ta dinė se unė jam Zoti, Hyji i tyre.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Kundėr mbretit tė Tirit