Kapitujt

Ezekieli: 23. Historia e Jerusalemit dhe e Samarisė nė pėrfytyrim

23

1 Mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit:

2 “Biri i njeriut, na kishin qenė dikur dy gra, bijat e sė njėjtės nėnė. 3 Ato u lavirėsuan nė Egjipt qė nė rininė e tyre. Atje u vu sė pari dora nė parzmat e tyre, atje u pėrkėdhelėn gjinjtė e virgjėrisė sė tyre. 4 Emrat i kishin: Oolė e madhja e Oolibė motra e saj. I pata tė dyja dhe lindėn bij e bija. Oola ėshtė Samaria e Ooliba Jerusalemi.

5 Oola ma prishi besnikėrinė e u largua prej meje: luajti mendsh pas dashnorėve tė vet, asirianėve, luftėtarė 6 tė veshur me purpur, prijės e qeveritarė, tė gjithė djelmosha tė hijshėm, kalorės tė shkėlqyeshėm. 7 Ua dha trupin e vet tė gjithė djemve tė asirianėve mė tė zgjedhur. Nė takim me ata pas tė cilėve u dha nė fėlligėshti, u ndot me tė gjithė idhujt e tyre. 8 Pėr mė tepėr ajo nuk i la as fėlligėshtitė qė i kishte pasur nė Egjipt, kur ata kishin bėrė shtrat me tė nė rininė e saj, pėrkėdhelur gjinjtė e virgjėrisė sė saj dhe shfryer epshin e vet mbi tė. 9 Kėndej edhe e lashė nė duart e dashnorėve tė saj, nė duart e bijve tė asirianėve, pas tė cilėve ishte ndezur nė epsh. 10 Ata ia zbuluan lakuriqėsinė e saj, bijtė e bijat e saj i robėruan e atė e prenė me shpatė. U bė kėshtu njė qortim pėr gra nė saje tė dėnimit shembullor qė kryen mbi tė.

11 Motra e saj Ooliba i pa tė gjitha kėto, por luajti mendsh edhe mė zi se ajo: me epsh e fėlligėshti e tejkaloi motrėn e vet. 12 U dogj nė dashuri ndaj bijve tė asirianėve: prijės e qeveritarė, luftėtarė tė veshur me petka tė ēmueshme, kalorės nė kuaj shale, tė gjithė djelmosha tė lakmueshėm. 13 Pashė se ishte ndotur: tė dyja morėn tė njėjtėn udhė. 14 Por kjo e tejkaloi nė fėlligėshti. Kur i pa meshkujt e pikturuar nė mur, fytyra kaldenjsh tė pikturuara me ngjyrė tė kuqe, 15 tė ngjeshur ijėsh me breza, shallat rreth kokės e tė varur, tė gjithė nė pamje luftėtarė nė karroca, marrėshevush si djemtė e Babilonit, atdheu i tė cilėve ėshtė Kaldeja, 16 u ndez nė epsh posa i pa dhe dėrgoi lajmėtarė tek ata nė Kalde. 17 Babilonezėt shkuan tek ajo nė shtratin e dashnorisė, e ndotėn me mėkatin e ndytė; fėlligėshtoi me ta derisa iu neverit vetvetja. 18 Pasi mėkatoi botėrisht dhe e zbuloi vetveten, edhe vetė u largova prej saj, siē isha larguar prej motrės sė saj. 19 Por ajo vazhdoi tė bėjė lavirėsi duke e pėrkujtuar kohėn e rinisė sė vet, kur qe dhėnė pas fėlligėshtisė nė tokėn e Egjiptit. 20 U pėrvėlua nė epsh pas atyre dashnorėve tė vet tė fėlliqtė si gomari e tė dhėnė pas epshit si hamshori. 21 Dėshirove bushtėrinė e rinisė sate, kohėn nė Egjipt, kur ta shtrydhnin parzmėn e t’i pėrkėdhelnin gjinjtė e virgjėrisė!

22 Prandaj, o Oolibė, kėshtu thotė Zoti Hyj: Ja, unė po i dėrgoj kundėr teje dashnorėt e tu, tė cilėt mė nuk t’i do shpirti, do t’i mbledh gjithkund pėrreth kundėr teje, 23 babilonasit e mbarė kaldenjtė, bijtė e Fakudit, tė Suehit, tė Kuehit, tė gjithė asirianėt bashkė me ta, tė rinj e tė lakmueshėm, tė gjithė prijės e qeveritarė, luftėtarė tė pėrmendur nė karroca e kalorės. 24 Do tė vijnė kundėr teje me qerre e me koēi, me shumicė popujsh; tė armatosur kundėr teje nė ēdo anė me shqyt, me mburojėza, me pėrkrenare. Nė dorė tė tyre e kam lėnė gjyqin, do tė tė gjykojnė sipas tė drejtės sė tyre. 25 Do ta zbraz mendjen e zezė timen kundėr teje e ata do ta ushtrojnė me furi kundėr teje: do tė t’i presin hundė e veshė e, sa tė mbesė prej teje, me shpatė do ta grimcojnė; robėr do t’i marrin bijtė e bijat e tua e, ēka tė teprojė prej teje, do ta pėrlajė zjarri. 26 Do t’i zhveshin petkat e tua e do t’i marrin stolitė e tua. 27 Do tė bėj tė marrė fund paudhėsia jote dhe fėlligėshtia jote qė nisi nė Egjipt; s’do t’i lartėsosh mė sytė e tu drejt tyre e Egjipti as qė do tė tė bjerė ndėr mend. 28 Sepse kėshtu thotė Zoti Hyj: Ja, unė do tė tė lė nė dorėn e atyre qė i urren, nė dorėn e atyre qė shpirti t’i urren. 29 Ata do tė sillen ndaj teje me urrejtje, do ta rrėmbejnė frytin e mundit tėnd, do tė tė nisin lakuriq e plot me turp. Kėshtu do tė dalė nė dritė turpi i lavirėsive tė tua, fajėsia dhe fėlligėshtitė e tua. 30 Kėshtu do ta bėjnė pėr shkak tė fėlligėshtisė sate me paganė e pse je ndotur me idhujt e tyre. 31 Ece udhės sė motrės sate: kupėn e saj do ta vė nė dorėn tėnde. 32 Kėshtu thotė Zoti Hyj:

“Do ta pish gotėn e motrės sate,

tė thellė e tė gjerė

‑do tė jesh pėrqeshje e qesėndi ‑

gota ėshtė plotė e pėrplot!

33 Me dehje e dhimbje do tė mbushesh,

me kupėn e frikės e tė tmerrit,

me kupėn e motrės sate Samarisė.

34 Do ta pish,

edhe fundėrrinat do t’i shkundėsh

grimcat me dhėmbė do t’ia bresh,

parzmat e tua do t’i copėtosh.

Sepse unė fola kėshtu ‑

thotė Zoti Hyj.”

35 Prandaj kėshtu thotė Zoti Hyj: “Pasi ti mė harrove e ma solle shpinėn, mbarte tashti ēnderimin tėnd e lavirėsinė tėnde!”

36 Atėherė Zoti mė tha: “Biri i njeriut, a do t’i gjykosh Oolėn e Oolibėn? Dėftoju poshtėrsitė e tyre! 37 Bėnė kurorėshkelje, duart i kanė tė pėrlyera me gjak, bėnė kurorėshkelje me idhuj; madje edhe bijtė qė m’i patėn lindur, i kaluan nėpėr zjarr pėr t’ua dhėnė pėr ushqim. 38 Por ata ma bėnė edhe kėtė: ato ma pėrdhunuan atė ditė edhe Shenjtėroren time e i ēshenjtėruan tė shtunat e mia. 39 E megjithėse i flijuan fėmijėt e vet idhujve tė vet, ato, po atė ditė, shkuan nė Shenjtėroren time pėr ta pėrdhunuar. Ja se ēfarė bėnė nė Shtėpinė time!

40 Madje edhe mė zi: dėrguan thirrėsin tė vijnė meshkuj prej sė largu e ata erdhėn. Pėr ta ti u lave, sytė e tu i zbukurove me ngjyrė, u stolise me argjende. 41 U shtrive nė shtrat tejet tė bukur e tryeza ishte e stolisur para teje e mbi tė vure kemin tim e vajin tim. 42 Te ti dėgjohej zėri i njė shumice tė hareshme prej njerėzve tė shumtė tė sjellė nga shkretėtira. Ata vunė nė duar tė grave byzylykė dhe keza tė bukura mbi kokat e tyre. 43 Unė mendova pėr tė ‑ grua e dhėnė pas fėlligėshtisė: Tashti edhe kjo do tė fėlliqet nė fėlligėshtinė e vet! 44 E hynė tek ajo ashtu si hyhet te njė lavire. Kėshtu hynin tek Oola e tek Ooliba, gra tė pandershme. 45 Pra, ka njerėz tė drejtė: kėta do t’i gjykojnė me gjyqin qė u takon kurorėshkelėseve e me gjyq qė u pėrket atyre qė derdhin gjak, sepse kėto janė kurorėshkelėse dhe duart e tyre kullojnė gjak.”

46 Sepse kėshtu thotė Zoti: “Thirre mbledhjen kundėr tyre, le tė merren me tė keq e le tė plaēkiten, 47 bashkėsia pastaj le t’i vrasė me gurė e le t’i therė me shpata. Le t’u vrasin bij e bija e shtėpitė e tyre le t’i djegė zjarri.

48 Kėshtu do ta pastroj vendin nga poshtėrsitė e tė gjitha gratė le tė mėsojnė tė mos e pėrsėrisin fajin tuaj. 49 Poshtėrsia juaj do tė bjerė mbi ju, ju do tė pėrgjigjeni pėr fajet e idhujve tuaj e kėshtu do ta dini se unė jam Zoti, Hyji.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Historia e Jerusalemit dhe e Samarisė nė...