Kapitujt

Ezekieli: 30. Dita e Zotit kundėr Egjiptit

30

1 Mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit:

2 “Biri i njeriut, profetizo e thuaj:

Kėshtu thotė Zoti Perėndi:

Ulėrini: ‘Mjerė ajo ditė!’,

3 sepse erdhi dita,

po afrohet dita e Zotit,

ditė e zezė, koha e paganėve!

4 Shpata do ta korrė Egjiptin,

tmerri do ta pushtojė Kusin,

kur pėrtokė tė bien tė plagosurit e Egjiptit,

kur tė merret pasuria e tij,

tė jenė rrėnuar themelet e tij.

5 Shpata pėrdhe do t’i hedhė

Kus e Fut e Lud e tė huaj tė tjerė,

me Kub e bij tė tokės sė besėlidhjes!

6 Sepse kėshtu thotė Zoti Hyj:

Do tė bjerė kush pėrkrah Egjiptin,

do tė pėrulet krenaria e fuqisė sė tij:

nga Magdoli deri nė Sienė

prej shpatės pėrtokė do tė bien

‑ ėshtė fjala e Zotit Hyj!

7 Do tė bėhet shkretėtirė mes tokash tė shkretuara, qytetet e tij mes qyteteve tė shkretuara. 8 Atėherė do ta dinė se unė jam Zoti, kur Egjiptit t’i shtie zjarrin e tė shfarosen tė gjithė ndihmėtarėt e tij.

9 Atė ditė do tė dalin lajmėtarėt e mi me anije pėr ta thyer shpresėn e Kusit. Tmerri do ta pushtojė nė ditėn e zezė tė Egjiptit qė do tė vijė.

10 Kėshtu thotė Zoti Hyj: Do ta zhduk krenarinė madhėshtore tė Egjiptit me dorėn e Nabukodonozorit, mbretit tė Babilonit! 11 Ai dhe populli i tij me tė ‑ mė i pashpirti ndėr tė gjithė popujt ‑ do tė sillet pėr ta shkretuar vendin. Ata do t’i zhveshin shpatat e veta kundėr Egjiptit e do ta mbulojnė vendin me tė vrarė. 12 Unė do t’i shter lumenjtė e vendin do ta lė nė duart e njerėzve mė tė kėqij e do ta shpartalloj vendin dhe pasurinė e tij me dorėn e tė huajve. E kam thėnė unė Zoti!

13 Kėshtu thotė Zoti Hyj:

Unė do t’i zhduk tempujt,

do t’i zhduk idhujt e Memfisit,

prijės mė s’do tė ketė nė Egjipt,

do ta mb’lojė Egjiptin tmerri!

14 Do ta shkatėrroj tokėn Fatures,

do t’i shtie zjarrin Taniut,

nė No gjyqet do t’i bėj!

15 Atėherė do ta zbraz zemėrimin tim mbi Sinin, fuqinė e Egjiptit, do t’ia shuaj poullin Nos. 16 Do t’ia fus zjarrin Egjiptit: si lindėsja do tė ketė dhimbje Sini, Noja do tė pushtohet, kurse Memfisit do t’i vijė ēmoskurrja! 17 Tė rinjtė e Heliopolit e tė Bubastiut do t’i presė shpata e kėto qytete do tė bien nė skllavėri! 18 Mbi Tafnisin do tė errėsohet dita kur t’i thyej skeptrat e Egjiptit, kur tė ketė rėnė krenaria e pushtetit tė tij. Reja atė do ta mbulojė, bijat e saj do tė bien nė skllavėri. 19 Atėherė gjyqet do t’i bėj nė Egjipt e do ta dinė se unė jam Zoti.”

20 Mė shtatė tė tė parit muaj tė tė njėmbėdhjetit vit mė qe drejtuar fjala e Zotit: 21 “Biri i njeriut, ia theva krahun faraonit, mbretit tė Egjiptit, dhe, ja, nuk qe mjekuar me barna as lidhur me fasha qė t’i kthehej shėndeti e tė mund ta pėrdorte shpatėn pasi t’i kthehej fuqia. 22 Prandaj, kėshtu thotė Zoti Hyj: Ja, unė po sulem kundėr faraonit, mbretit tė Egjiptit, e do t’ia thyej edhe krahun e shėndoshė e tė thyerin e do t’ia rrėzoj shpatėn prej dorės sė tij. 23 Do t’i shpėrndaj egjiptianėt ndėr paganė e do t’i tres nė vende tė ndryshme. 24 Do t’i jap fuqi mbretit tė Babilonit dhe nė dorėn e tij do t’ia jap shpatėn time, kurse do t’ia thyej faraonit krahėt dhe do tė gjėmojė para tij me gjėmėt qė i lėshon i plagosuri i shporuar tejpėrtej. 25 Unė do t’i forcoj krahėt e mbretit tė Babilonit, kurse krahėt e faraonit s’do tė kenė fuqi. Atėherė do ta dinė se unė jam Zoti, kur unė t’ia kem dhėnė shpatėn time mbretit tė Babilonit nė dorė e ai ta vringėllojė kundėr Egjiptit. 26 Do ta tres Egjiptin ndėr paganė, do t’i shpėrndaj ndėr vende tė ndryshme: do ta dinė se unė jam Zoti.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Dita e Zotit kundėr Egjiptit