Kapitujt

Ezekieli: 27. Vajtim mbi rrėnimin e Tirit

27

1 Atėherė mė qe drejtuar fjala e Zotit:

2 “Ti, pra, biri i njeriut, nisja vajtimit mbi Tirin, 3 dhe thuaj kundėr Tirit qė banon nė hyrje tė detit, qė tregton me popujt e ishujve tė panumėrt: Kėshtu thotė Zoti Hyj:

O Tir, ti qė thoshe:

‘Jam i pėrsosur nė pashi!’

4 Kufijtė e tu nė zemėr tė detit arrijnė,

ndėrtuesit e tu me pėrpikėri tė stolisėn!

5 Bredhi Saniri t’i punuan

tė gjitha brinjat,

cedėr Libani tė sollėn

pėr ta ndėrtuar direkun,

6 lis Basani

t’i punuan rremat,

ndenjėset e tua prej fildishi

tė larzuara me qiparis Cetimi.

7 Liri tė larmė,

tė pėrpunuar prej Egjiptit

veli yt nė majė tė direkut,

mėndafshi e purpure prej Elisės

ishte mbulesa jote!

8 Banorėt e Sidonit e tė Aradit

ishin rremtarėt e tu;

tė dijshmit e tu, o Tir,

u bėnė detarėt e tu.

9 Pleqtė e Biblit nė ty qėndronin

pėr tė ndrequr kur nė ty gjė prishej.

Tė gjitha anijet me detarėt e tyre

ishin nė ty pėr tė kėmbyer tregti;

10 persianė, lutė e futė

ishin nė ushtri tėnde

‑ luftėtarėt e tu shumė trima:

nė ty varėn shqyt, pėrkrenare:

ata tė jepnin hijeshi!

11 Djemtė e Aradit me ushtrinė tėnde

sogje bėnin rreth mureve tė tua,

gamadėt ruanin mbi pirgjet e tua.

Mburojat i varnin nė muret e tua

e kurorėzonin bukur hijeshinė tėnde.

12 Pėr arsye tė tė gjithė pasurisė sate deri edhe Tarsisi me ty bėnte tregti, pėr mallrat e tu jepnin argjend, hekur, tuē e plumb. 13 Tregti me ty bėnin deri edhe Javani, Tubali e Mosoku: kėmbenin mallrat e tu me skllevėr e me bronz. 14 Ata tė shtėpisė sė Togormės tė sillnin pėr mallra kuaj karrocash e shale dhe mushq nė tregun tėnd. 15 Djemtė e Rodit me ty tregtonin. Tregtia e ishujve tė shumtė ishte nė dorėn tėnde: tė paguanin tė dhjetat me dhėmbė elefanti e me ebanoz. 16 Me ty tregtonte Edomi pse kishe prodhime tė shumta: pėr prodhimet e tua sillnin karbunkul, purpur, me greshpe, me pėlhura tė ēmueshme, me korale e me rubina. 17 Judenj e izraelitė me ty bėnin tregti. Tė sillnin pėr kėmbim mallrash grurė dore tė parė, balsam, mjaltė, vaj e rrėshirė. 18 Damasku me ty tregtonte pse kishe shumė prodhime, pėr mallrat e tu tė ēdo lloji kėmbenin verė Helboni e lesh Sahari, 19 verė prej Uzalit tė jepnin pėr mallrat e tu: si kėmbim sillnin hekur tė punuar, kėnellė e kallam tė ėmbėl. 20 Dedani tregtonte me ty mbulojės kuajsh. 21 Arabėt e princat e Cedarit tregtonin me ty. Tregtonin me ty qengja, desh e cjep. 22 Tregtarėt e Sabės e tė Reemės tregtonin me ty e pėr mallrat e tu sillnin erėra tė mira, gurė tė paēmueshėm dhe ar. 23 Me ty tregtonin Harani, Keneja e Edeni. Shitėsit e tu ishin Saba, Asiria e Kelmadi. 24 Edhe kėta tregtonin me ty: veshje tė shkėlqyeshme, tabare tė purpurta e tė larmishme, petka shumėngjyrėshe, litarė tė punuar mirė e fort tė dredhur.

25 Anijet e Tarsit mbartnin tregtitė e tua,

ishe i begatshėm nė zemrėn e detit.

26 Nė detin e hapur tė shpurėn rremtarėt e tu,

por era e lindjes

tė fundosi nė zemrėn e detit!

27 Pasuria jote, visaret e tua,

mallrat e tu tė shumtė,

detarėt e timonierėt e tu,

mjeshtrit e avarive,

kėmbyesit e tregtisė sate,

tė gjithė trimat luftėtarė,

qė nė ty janė

dhe e gjithė shumica jote

do tė fundosen nė fund tė detit

ditėn e mbarimit tėnd!

28 Nė zėrin e kushtrimit tė timonierėve tė tu

do tė tranden brigjet e detit!

29 Prej anijesh do tė zbresin

tė gjithė rremtarėt, detarėt

e tė gjithė timonierėt

e do tė qėndrojnė nė terik.

30 Mbi ty thekshėm do tė vajtojnė,

me hidhėrim tė madh do tė gjėmojnė,

me pluhur kokat do t’i mbulojnė

e do tė zhgėrryhen nėpėr pluhur!

31 Pėr ty kokat do t’i rruajnė

e do tė ngjeshen me grathore,

me shpirt tė pikėlluar ty do tė tė qajnė,

gjėmė tė hidhur pėr ty do tė bėjnė!

32 Do tė fillojnė mbi ty vajtimin

e do tė tė thonė:

‘Kush na ishte porsi Tiri

qė u shua, nė fund tė detit?!

33 Kur nga deti zbrisnin tregtitė e tua,

i ngopje popujt e panumėrt.

Me pasuritė e tua tė mėdha

me mallra tė tregtisė sate

i pasurove mbretėrit e dheut!

34 Tashti u hap deti e tė pėrpiu,

u plandose nė ujėra tė mėdha!

Barkė e mallra e detarė

tė gjithė sė bashku u fundosėn nė det!

35 Pėr ty mbarė banorėt e ishujve

i mbuloi tmerri,

u tmerruan mbretėrit e tyre

e mbuluan f’tyrėn!

36 Tregtarėt e popujve fėrshėlluan mbi ty!

U bėre vend qė shtie tmerrin:

kurrėn e kurrės s’do tė pėrtėritesh!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Vajtim mbi rrėnimin e Tirit