Kapitujt

Ezekieli: 6. Kundėr bjeshkėve tė Izraelit

6

1 Atėherė mė qe drejtuar fjala e Zotit. Mė tha: 2 “Biri i njeriut, sillu me fytyrė drejt bjeshkėve tė Izraelit e profetizo kundėr tyre. 3 Thuaj: Malet e Izraelit, dėgjojeni fjalėn e Zotit Hyj! Kėshtu u thotė Zoti Hyj maleve, kodrave, luginave e vėrrive: Ja, unė do ta ēoj kundėr jush shpatėn dhe do t’i rrafshoj lartėsitė tuaja; 4 do t’i rrėnoj lterėt tuaj, do tė copėtohen shenjtėroret tuaja e tė vrarėt tuaj do t’i pėrplas para idhujve tuaj. 5 Do t’i plandos trupat e bijve tė Izraelit para tempujve tuaj dhe eshtrat tuaja do t’i shkapėrderdh para lterėve tuaj. 6 Nė tė gjitha vendbanimet tuaja qytetet tuaja do tė shkretohen, lartėsitė do tė shkatėrrohen qė tė rrėnohen e tė zhduken lterėt tuaj, qė tė thėrmohen e tė zhduken idhujt tuaj, tė rrafshohen tempujt tuaj e tė shpartallohen veprat tuaja. 7 Tė vrarėt do tė bien nė mesin tuaj e do ta dini se unė jam Zoti.

8 Prapėseprapė do t’i kursej disa prej jush, qė do tė shpėtojnė prej shpatės, tė cilėt unė do t’i tres ndėr paganė. 9 Atėherė, tė mbeturve gjallė prej jush, do t’u bjerė ndėr mend pėr mua ndėr paganė, ku do t’i ēoj nė skllavėri, sepse do t’ua copėtoj zemrėn e tyre tė pabesė qė u largua prej meje dhe sytė e tyre qė bėnė lavirėsi me idhujt e tyre. Vetvetja do t’u neveritet pėr shkak tė fajėsive qė bėnė nė tė gjitha turpėsitė e veta. 10 Atėherė do ta dinė se unė Zoti nuk fola kot se do t’ua ēoj kėto tė kėqija.

Mėkatet e Izraelit

11 Kėshtu thotė Zoti Hyj: Rrahi shuplakat, bjeri tokės me kėmbė e thuaj: Vaj! Pėr shkak tė tė gjitha turpėsive tė zeza shtėpia e Izraelit po shfaroset nga shpata, uria e murtaja! 12 Kush ėshtė larg, do tė vdesė nga murtaja, kush ėshtė afėr, do tė bjerė nga shpata e kush i rrethuar tė mbesė gjallė, do tė vdesė nga uria, sepse do ta ēoj nė vend furinė time kundėr tyre. 13 Do ta dini se unė jam Zoti, kur trupat e tyre do tė mbesin rrah ndėr idhujt e tyre, pėrreth lterėve tė tyre, nė ēdo kodėr tė lartėsuar, nė majat e maleve e nėn ēdo pemė tė gjelbėr, nėn ēdo qarr shatorr ‑vend ku u kushtuan kem tė erėndshėm tė gjithė idhujve tė vet! 14 Do ta shtrij dorėn time mbi ta e do ta bėj vendin tė shkretė e tė pėrmbysur qė nga shkretėtira e deri nė Reblė, kudo tė banojnė! Atėherė do ta dinė se unė jam Zoti.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Kundėr bjeshkėve tė Izraelit