Kapitujt

1 i Kronikave: 18. Fitoret e Davidit

18

1 Pas kėsaj Davidi i goditi filistenjtė, i mposhti dhe prej duarve tė filistenjve e mori Getin me pjesėt pėrkatėse tė tija, 2 i goditi edhe moabėt dhe kėshtu edhe moabėt u bėnė skllevėr tė Davidit dhe i paguanin tatimet.

3 Davidi e mundi edhe Adadezerin, mbretin e Sobės, nė Emat, atėherė kur doli ta shtrijė sundimin e vet deri nė lumin Eufrat. 4 Kėshtu Davidi zuri rob njė mijė karroca lufte, shtatė mijė kalorės dhe njėzet mijė kėmbėsorė. Ua preu leqet e kėmbėve tė gjithė kuajve tė karrocave, me pėrjashtim tė njėqind karrocave, tė cilat i la pėr vete. 5 Arriti edhe Siri i Damaskut pėr t’i sjellė ndihmė Adadezerit, mbretit tė Sobės; por edhe kėtij Davidi ia goditi njėzet e dy mijė ushtarė 6 kėshtu Davidi vendosi njė garnizon nė Siri tė Damaskut qė edhe Siria t’i shėrbente e t’i paguante tatime. Zoti i ndihmonte Davidit nė gjithēka ndėrmerrte. 7 Davidi i mori si pre lufte armėt e arta tė oficerėve tė Adadezerit dhe i solli nė Jerusalem. 8 Gjithashtu mori prej qyteteve tė Adadezerit Tebahit e Hunit shumė bronz, me tė cilin Salomoni e punoi detin e bronztė, shtyllat dhe enėt e bronzta.

9 Kur Toui, mbreti i Ematit, mori vesh se Davidi e kishte mundur mbarė ushtrinė e Adadezerit, mbretit tė Sobės, 10 e dėrgoi Adoramin, djalin e vet te Davidi pėr ta pėrshėndetur e pėr t’i uruar se kishte luftuar dhe e kishte mundur Adadezerin, sepse Adadezeri kishte qenė armik i Touit. 11 Pastaj mbreti David tė gjitha enėt e arta, tė argjendta e tė bronzta ia kushtoi Zotit bashkė me argjendin dhe arin qė i kishte rrėmbyer prej tė gjithė popujve, si atė prej Idumesė, Moabit, bijve tė Amonit si edhe atė prej filistenjve e amalekėve.

12 Abisaji, biri i Sarvisė, e mundi Edomin nė Luginėn e Kripės: vrau tetėmbėdhjetė mijė vetė 13 dhe e vendosi nė Edom njė garnizon qė Idumeja t’i shėrbente Davidit. Ngado qė Davidi shkonte. Zoti e qiste fitues.

Administrimi i mbretėrisė

14 Davidi mbretėroi mbi mbarė Izraelin, vepronte me drejtėsi dhe ia jepte tė drejtat mbarė popullit tė vet.

15 Joabi, biri i Sarvisė, ishte nė krye tė ushtrisė; Jozafati, biri i Ahiludit, ishte kėshilltar. 16 Sadoku, biri i Ahitobit, dhe Akimeleku, biri i Abiatarit, ishin priftėrinj e Suza ishte shkruesi. 17 Kurse Banaja, biri i Jojadės, ishte nė krye tė keretėve e tė peletėve. Bijtė e Davidit, tė parėt afėr mbretit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Kronikave > Fitoret e Davidit