Kapitujt

1 i Kronikave: 26. Derėtarėt

26

1 Rendet e dertarėve ishin:

Prej Koreajve: Meselemia, biri i Koreut, prej bijve tė Abiasafit. 2 Bijtė e Meselemisė: i parėlinduri Zakaria, i dyti Jadiheli, i treti Zabadia, i katėrti Jatanaeli, 3 i pesti Elami, i gjashti Johanani, i shtati Elioenaji.

4 Bijtė e Obededomit: i parėlinduri Semeja, i dyti Jozabadi, i treti Joaha, i katėrti Sahari, i pesti Natanaeli, 5 i gjashti Amieli, i shtati Isahari, i teti Folati, sepse Hyji e kishte bekuar. 6 Semejit, birit tė tij, i lindėn djem qė ishin tė parė nė vėllazėrinė e tyre, sepse ishin shumė burra tė mirė. 7 Bijtė e Semejit: Otniu, Rafaeli, Obedi, Elzabadi me vėllezėrit e tyre Eliun dhe Samakinė ‑ burra tė fortė. 8 Tė gjithė kėta prej bijve tė Obededomit, kėta dhe bijtė e vėllezėrit e tyre, njerėz tė aftė pėr tė shėrbyer: ishin gjashtėdhjetė e dy prej Obededomit.

9 Kurse Meselemia kishte tetėmbėdhjetė njerėz tė vyer, djem e vėllezėr.

10 Bijtė e Hosės, prej Merariajve, ishin: Semriu, kryetar, edhe pse nuk kishte qenė i parėlindur, i ati i tij e vuri pėr kryetar ‑ 11 Helcia, i dyti, Tabelia, i treti, Zaharia, i katėrti: tė gjithė kėta bijtė e vellezėrit e Hosės trembėdhjetė.

12 Kėto ishin rendet e derėtarėve: sipas krerėve tė meshkujve, kishin pėr tė kryer shėrbesa nė Shtėpinė e Zotit, sikurse edhe vėllezėrit e tyre. 13 U qit, pra, shorti njėlloj si pėr tė vegjėl e tė mėdhenj sipas familjeve e pėr ēdo derė.

14 Pėr krahun e lindjes shorti i ra Selemisė; kurse Zakarisė, birit tė tij, qė ishte kėshilltar i dijshėm dhe shumė i menēur, nga shorti i qiti pjesa veriore. 15 Obededomit shorti i ra nė krahun e jugut, kurse bijve tė tij u ranė magazinat. 16 Sefimit e Hosės u ra krahu i perėndimit pranė derės sė Saleketit te rruga qė ēon nė ngjitje. Roja ishte pėrbri rojės: 17 nė krahun e lindjes, ditėn, gjashtė vetė, nė veri katėr; nė lindje, ditėn, katėr; te magazina dy nga dy.

18 Pėr Parbarin, nė krahun perėndimor, katėr levitė nė udhė e dy pėr Parbarin. 19 Kėto janė rendet e derėtarėve tė bijve tė Koreut e tė Merariut.

Funksione tė tjera tė levitėve

20 Kurse levitėt, vėllezėrit e tyre, kishin pėr detyrė mbikėqyrjen e thesarėve tė Tempullit tė Hyjit dhe thesarin e gjėrave tė shuguruara:

21 Prej bijve tė Ledanit Gersonaj, prijės tė barqeve tė Ledanit Gersonaj ishin Jahielajt. 22 Bijtė e Jahielit, tė Zatamit e tė vėllezėrve tė tij Joelit, ishin mbikėqyrės tė visareve tė Shtėpisė sė Zotit.

23 Prej bijve tė Amramit, tė Isaharit, Hebronit e tė Ozielit:

24 Subaeli, biri i Gersamit, tė birit tė Moisiut, ishte mbikėqyrės mbi visaret. 25 Vėllezėrit e tij prej Eliezerit: Rahabia, djali i tij, Isaia, djali i tij, Jorami, djali i tij, Zekriu, djali i tij, Selemiti, djali i tij. 26 Ky, Selemiti, dhe vėllezėrit e tij, ishin mbikėqyrės tė tė gjithė thesarėve tė gjėrave tė kushtuara, qė i kushtoi mbreti David, krerėt e barqeve, mijėtarėt, urdhėrqindėsit dhe prijėsit e ushtrisė 27 i kishin kushtuar prej presė sė luftės pėr ta pėrforcuar e mbajtur Tempullin e Zotit. 28 Po ashtu edhe gjithēka kishte kushtuar vėguesi Samuel, Sauli, biri i Cisit, Abneri, biri Nerit dhe Joabi, biri i Sarvisė: tė gjitha dhuratat e shenjtėruara ishin nėn kujdesin e Selemitit e tė vėllezėrve tė tij.

29 Prej bijve tė Isaharit ishin Konenia dhe bijtė e tij tė ngarkuar me punėt publike tė Izraelit: mbarėshtues tė drejtėsisė dhe mbikėqyrės.

30 Kurse prej Hebronajve: Hasabia e vėllezėrit e tij, njė mijė e shtatėqind burra tė vyer, sundonin me Izraelin pėrtej Jordanit nė perėndim nė ēdo vepėr tė Zotit e nė shėrbim tė mbretit. 31 Prijėsi i Hebronajve ishte Jeria, sipas vėllazėrive dhe barqeve tė tyre. Nė vitin dyzet tė mbretėrimit tė Davidit i regjistruan breznitė e familjeve dhe u gjetėn burra tė fortė nė Jazer tė Galaadit. 32 Vėllezėrit e tij, burra tė vyer, ishin dy mijė e shtatėqind krerė familjesh; Mbreti David i vuri ata prijės mbi tė gjitha punėt hyjnore e mbretėrore, mbi Rubenajt, Gadajt dhe mbi gjysmėn e fisit tė Manaseut.

Kapitujt

Kapitujt