Kapitujt

1 i Kronikave: 15. Pėrgatitjet pėr bartjen

15

1 Atėherė Davidi ndėrtoi pėr vete shtėpi nė Qytetin e Davidit, e bėri gati vendin e Arkės sė Hyjit dhe e ngrehi pėr tė tendėn. 2 Atėherė Davidi tha: “S’ėshtė e lejueshme pėr askėnd qė ta mbartin Arkėn e Hyjit, pėrveē se pėr levitėt, qė i zgjodhi Zoti pėr ta bartur dhe pėr t’ia kryer atij shėrbesėn pėrgjithmonė”.

3 Atėherė Davidi e bashkoi nė Jerusalem mbarė Izraelin pėr ta sjellė Arkėn e Hyjit nė vendin e saj qė ia kishte bėrė gati. 4 Ai i bashkoi gjithashtu bijtė e Aronit dhe levitėt. 5 Prej bijve tė Kaatit: ishte Urieli prijės dhe njėqind e njėzet vėllezėrit e tij. 6 Prej bijve tė Merariut: Asaja prijės dhe dyqind e njėzet vėllezėrit e tij. 7 Prej bijve tė Gersonit: Joeli prijės dhe njėqind e tridhjetė vėllezėrit e tij. 8 Prej bijve tė Elisafanit: Semeja prijės dhe dyqind vėllezėrit e tij. 9 Prej bijve tė Hebronit: Elieli prijės dhe tetėdhjetė vėllezėrit e tij. 10 Prej bijve tė Ozielit: Aminadabi prijės dhe njėqind e dymbėdhjetė vėllezėrit e tij.

11 Davidi i thirri edhe priftėrinjtė Sadokun dhe Abiatarin dhe levitėt Urielin, Asajamin, Joelin, Semejėn, Elielin e Aminadabin 12 dhe u tha: “Ju qė jeni prijėsit e familjeve tė levitėve shenjtėrohuni me vėllezėrit tuaj dhe silleni Arkėn e Zotit, Hyjit tė Izraelit nė vendin qė e kam bėrė gati. 13 Pėr shkak se ju nuk qetė pranė herėn tjetėr, Zoti, Hyji ynė, na shitoi; nuk i ishim drejtuar Atij ashtu siē e kėrkojnė rregullat”.

14 Priftėrinjtė dhe levitėt u shenjtėruan pėr ta mbartur Arkėn e Zotit, Hyjit tė Izraelit. 15 Bijtė e Levit e morėn Arkėn e Hyjit, me shtatka nė krah sipas urdhrit tė Moisiut qė e kishte marrė prej Zotit.

16 Atėherė Davidi u tha prijėsve tė levitėve tė caktojnė prej vėllezėrve tė vet kėngėtarė me vegla muzikore pėrcjellėse, d. m. th. me harpa, me cetra dhe me cimbale qė tė jehojė thekshėm zėri i gėzimit. 17 Atėherė levitėt e caktuan Hemanin, birin e Joelit dhe, prej vėllezėrve tė tij, Asafin, birin e Barakisė. Prej bijve tė Merariut, vėllait tė tyre, Etanin, birin e Kasajės, 18 dhe me ta vėllezėrit e tyre tė rendit tė dytė, Zakarinė, Baniun, Jazielin, Semiramotin, Jahielin, Aniun, Eliabin, Banajėn, Maasinė, Matatinė, Elifaluen, Maceninė, Obededomin e Jehielin dertarė. 19 Kurse kėngėtarėt Hemanin, Asafin e Etanin i caktuan t’u bien tingėllueshėm cimbalėve tė bronztė, 20 ndėrsa Zakaria, Ozieli, Semiramoti, Jahieli, Aniu, Eliabi, Maasaja e Banaja u binin harpave sipas “Virgjėrave”. 21 Kurse Matatia, Elifaliu, Macenia, Obededomi, Jehieli e Ozaziuji u binin cetrave nė oktavė. 22 Kurse Konenia, prijėsi i levitėve qė bartnin Arkėn, drejtonte bartjen, sepse ishte shumė i dijshėm. 23 Barakia dhe Elkana ishin dertarė tek Arka. 24 Ndėrsa Sebania, Jozafati, Natanaeli, Amasaji, Zakaria, Banaja dhe Eliezeri, priftėrinj, u binin borive para Arkės sė Hyjit; kurse dertarė para Arkės ishin Obededomi dhe Jehiai.

Sjellja e bartjes

25 Kėshtu Davidi, paria e Izraelit dhe mijėtarėt shkuan me hare pėr ta bartur Arkėn e Besėlidhjes sė Hyjit prej shtėpisė sė Obededomit. 26 Kur Hyji u ndihmoi levitėve qė po e mbartnin Arkėn e Besėlidhjes sė Zotit, qenė flijuar shtatė mėzetėr e shtatė desh. 27 Davidi ishte mbėshtjellė me mantel prej pėlhure tė hollė, po kėshtu edhe levitėt qė e mbartnin Arkėn, kėngėtarėt dhe Konenia qė e drejtonte bartjen e Arkės ‑ kurse Davidi ishte i veshur edhe me shpinorin e lintė ‑ 28 mbarė Izraeli e shpiente Arkėn e Besėlidhjes sė Zotit duke brohoritur plot gėzim me zėra brirėsh, me bori, me cimbale ėmbėltingėlluese, me harpa e me cetra. 29 Kur Arka e Besėlidhjes sė Zotit arriti nė Qytetin e Davidit, Mikola, bija e Saulit, duke vėrejtur prej dritares, e pa mbretin Davidin duke kėrcyer e duke vallėzuar dhe e pėrbuzi nė zemrėn e vet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Kronikave > Pėrgatitjet pėr bartjen