Kapitujt

1 i Kronikave: 12. Aleatėt e parė tė Davidit

12

1 Edhe kėta erdhėn te Davidi nė Siceleg kur ende ikte prej Saulit, birit tė Cisit. Ishin trima tė fortė dhe luftėtarė tė zgjedhur, 2 mjeshtra tė harkut dhe me tė dy duart mund tė qitnin gurė dhe tė drejtonin shigjeta.

Prej vėllezėrve tė Saulit, prej Benjaminajve:

3 Prijėsi Ahiezeri dhe Joasi, bijtė e Samasė Gabaanaj, Jazieli e Faleti, bijtė e Azmotit, Baraha e Jehui Anatotaj, 4 Samajasi Gabaonaj, trim i fortė ndėr tė Tridhjetėt dhe nė krye tė tė Tridhjetėve. 5 Jeremia, Jehezieli, Johanani dhe Jozabadi Gaderonaj, 6 Eluzaji, Jerimuthi, Baalia, Samaria e Safatia Harufaj, 7 Elkana, Jesia, Azareeli, Joezeri, Jesbaami nga Karehimi, 8 Joela dhe Zabadia, bijtė e Jerohamit nga Gedori.

9 Po ashtu edhe prej Gadit kaluan nė anė tė Davidit, kur po fshihej nė shkretėtirė, disa burra tė fortė dhe luftėtarė tė pėrmendur qė mbanin shqyt e heshtė. Pėr kah duka ishin si luan e pėr kah shpejtėsia si dhitė e egra tė bjeshkėve.

10 Ezeri, prijės, Obdia, i dyti, Eliabi, i treti, 11 Masmana i katėrti, Jeremia, i pesti, 12 Etthiu, i gjashti, Elieli, i shtati, 13 Johanani, i teti, Elzebadi, i nėnti, 14 Jeremia, i dhjeti, Makbanaji, i njėmbėdhjeti. 15 Kėta ishin prej bijve tė Gadit, prijės ushtarakė: mė i vogli ngadhėnjente mbi njėqind e mė i madhi mbi njė mijė. 16 Kėta janė ata qė e kaluan Jordanin nė muajin e parė, kur e kishte zakon tė vėrshonte mbi brigjet e veta, dhe i dėbuan tė gjithė banuesit e luginave nė lindje e nė perėndim.

17 Erdhėn edhe prej djemve tė Beniaminit e tė Judės nė qytezėn ku qėndronte Davidi. 18 Davidi u doli pėrpara dhe u tha: “Nėse vini tek unė me qėllime paqėsore pėr tė mė ndihmuar, jam gati tė bashkohem me ju; por, nėse vini pėr tė mė tradhtuar e pėr tė mė vėnė pritė nė vend tė kundėrshtarėve tė mi, pasi unė jam i pafajshėm, paftė Hyji i etėrve tanė e gjykoftė”! 19 Atėherė Shpirti i frymėzoi Amasajin prijėsin ndėr tė Tridhjetėve, e tha:

“Tė tutė jemi, o David,

e me ty, o biri i Isait!

Paqja, paqja me ty

e paqja me ndihmėsit e tu:

sepse ty tė ndihmon Hyji yt”!

Davidi i pranoi dhe i bėri krerė togash.

20 Nė anėn e Davidit kaluan edhe disa prej fisit tė Manaseut, kur Davidi po shkonte nė luftė kundėr Saulit me filistenj, por nuk luftoi bashkė me ta, sepse e kthyen prijėsit e filistenjve pasi u kėshilluan, me kėto fjalė: “Nė dėm tė kokės sonė ky do tė kthehet te zotėria i tij Sauli”. 21 Kėshtu, kur u kthye nė Siceleg, prej Manaseut tek ai kaluan: Ednasi, Jozabadi, Jediheli, Mikaeli, Jozabadi, Eliu e Salatiu qė ishin prijės tė mijėrave tė Manaseut. 22 Kėta iu bėnė ndihmė Davidit kundėr cubave. Njėmend tė gjithė ishin burra tė fortė dhe u bėnė prijės nė ushtri. 23 Por edhe dita‑ditės vinin tek Davidi pėr t’i ndihmuar derisa u bė nė numėr aq i madh gadi si ushtria e Hyjit.

Luftėtarėt qė e bėnė mbret

24 Ky ėshtė numri i prijėsve tė ushtrisė qė erdhėn te Davidi kur ishte nė Hebron pėr t’ia kaluar atij mbretėrinė e Saulit sipas urdhrit tė Zotit:

25 Prej bijve tė Judės qė mbanin shqyt e heshtė: gjashtė mijė e tetėqind tė armatosur pėr luftė.

26 Prej bijve tė Simonit, shtatė mijė e njėqind burra tė fortė pėr luftė.

27 Prej bijve tė Levit katėr mijė e gjashtėqind; 28 po kėshtu edhe prijėsi Jojada, prej barkut tė Aronit, e bashkė me tė tri mijė e shtatėqind vetė. 29 Gjithashtu edhe prijėsi i ri Sadoku trim i trimave dhe familja e tij, njėzet e dy prijės.

30 Prej fisit tė Beniaminit, vėllezėrve tė Saulit, tri mijė; shumica e tė cilėve deri atėherė kishte qenė nė shėrbim tė shtėpisė sė Saulit.

31 Kurse prej bijve tė Efraimit njėzet mijė e tetėqind, trima tė fortė, njerėz tė zgjedhur tė familjes sė tyre.

32 Prej gjysmės sė fisit tė Manaseut, tetėmbėdhjetė mijė, tė caktuar me emėr, pėr ta shpallur mbret Davidin.

33 Po ashtu edhe prej bijve tė Isaharit, njerėz tė ditur, qė ishin tė aftė pėr ta njohur kohėn e pėr tė mėsuar se ēfarė duhej tė bėnte Izraeli; dyqind prijės dhe tė gjithė vėllezėrit e tyre nėn urdhrat e atyre.

34 Kurse prej Zabulonit, tė aftė pėr luftė dhe tė armatosur me tė gjitha armėt luftarake, erdhėn pesėdhjetė mijė, pėr t’u bashkuar nė ndihmė jo me zemėr me zhibla.

35 Prej Neftaliut njė mijė prijės dhe bashkė me ta tė armatosur me shqyta e me heshta tridhjetė e shtatė mijė luftėtarė.

36 Prej Danit, tė gatshėm pėr luftė, njėzet e tetė mijė e gjashtėqind.

37 Kurse prej Aserit dyzet mijė tė aftė pėr luftė e tė gatshėm pėr luftim.

38 Prej Transjordanit njėqind e njėzet mijė vetė, prej Rubenit, prej Gadit e prej gjysmės sė fisit tė Manaseut, burra tė armatosur me ēdo lloj armėsh lufte.

39 Tė gjithė kėta burra luftėtarė tė aftė pėr tė luftuar, me zemėr tė ēiltėr erdhėn nė Hebron pėr ta bėrė Davidin mbret mbi mbarė Izraelin; por edhe tė gjithė izraelitėt e tjerė ishin tė mendimit qė Davidi tė bėhej mbret. 40 Qėndruan te Davidi tri ditė. Hėngrėn e pinė sepse vėllezėrit u kishin pėrgatitur gjithēka. 41 Por edhe ata, fqinjėt e tyre mė tė afėrt, qė ishin pėrreth, prej Isaharit, Zabulonit e Neftaliut, kishin sjellė ushqime nė gomarė, deve, mushka dhe qe: miell, bukėfike, rrush tė thatė, verė, vaj, bagėti tė trasha e tė imėta me shumicė, sepse ishte gėzim nė Izrael.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Kronikave > Aleatėt e parė tė Davidit