Kapitujt

1 i Kronikave: 27. Organizimi qytetar dhe ushtarak

27

1 Bijtė e Izraelit sipas numrit tė tyre:

prijėsit e vėllazėrive, mijėtarėt, urdhėrqindėsit, mbikėqyrėsit qė ishin nė shėrbim tė mbretit e sipas rendeve tė tyre, ku njė radhė hynte e tjetra dilte pėr ēdo muaj tė vitit. Ēdo radhė kishte nga njėzet e katėr mijė vetė.

2 Jesboami, biri i Zabdielit, ishte nė krye tė rendit tė parė nė muajin e parė. Nėn urdhrin e tij ishin njėzet e katėr mijė vetė. 3 Ishte prej bijve tė Faresit, prijėsi i tė gjithė prijėsve tė ushtrisė nė muajin e parė.

4 Dudi Ahohaj e mbante rendin e muajit tė dytė. Nėn urdhėrin e tij ishin njėzet e katėr mijė vetė.

5 Prijėsi i rendit tė tretė nė muajin e tretė ishte Banaja, biri i Jojadės prift dhe nė rendin e tij ishin njėzet e katėr mijė vetė. 6 Ky ėshtė Banaja, ai trimi i trimave ndėr tė Tridhjetėt e mbi tė Tridhjetėt. Nė krye tė rendit tė tij ishte i biri Amizabadi.

7 I katėrti, nė muajin e katėrt, ishte Asaeli, vėllai i Joabit, dhe pas tij Zabadia, i biri. Edhe rendi i tij kishte njėzet e katėr mijė vetė.

8 I pesti, nė muajin e pestė, ishte prijės Samaot Zaraita. Turma e tij kishte njėzet e katėr mijė vetė.

9 I gjashti, nė muajin e gjashtė, ishte Hira, biri i Akcesit Tekuit. Nė rendin e tij kishte njėzet e katėr mijė vetė.

10 I shtati, nė muajin e shtatė, ishte Heles Faloniti, prej bijve tė Efraimit. Turma e tij kishte njėzet e katėr mijė vetė.

11 I teti, nė muajin e tetė, ishte Sobokaji Husataj, prej rodit tė Zarės. Rendi i tij kishte njėzet e katėr mijė vetė.

12 I nėnti, nė muajin e nėntė, Abiezer Anatotaj, prej fisit tė Beniaminit. Rendi i tij kishte njėzet e katėr mijė vetė.

13 I dhjeti, nė muajin e dhjetė, Maraji Netofataj, prej rodit tė Zarės. Turma e tij kishte njėzet e katėr mijė vetė.

14 I njėmbėdhjeti, nė muajin e njėmbėdhjetė, Banaja Faratonaj, prej bijve tė Efraimit. Turma e tij kishte njėzet e katėr mijė vetė.

15 I dymbėdhjeti, nė muajin e dymbėdhjetė, Holdaji Netofataj, prej racės tė Otonielit. Turma e tij kishte njėzet e katėr mijė vetė.

16 Kurse fiseve tė Izraelit u ishin nė krye: Rubenajve u ishte prijės Eliezeri, biri i Zekriut, Simonajve Safatia, biri i Maakės. 17 Levitėve Hasabia, biri i Kamuelit. Aronajve Sadoku. 18 Judės Eliu, prej vėllezėrve tė Davidit. Isaharit Amriu, biri i Mikaelit. 19 Zabulonit, Jesmaia, biri i Abdisė. Neftaliut Jerimoti, biri i Ozrielit. 20 Bijve tė Efraimit Ozea, biri i Ozaziut. Gjysmės sė fisit tė Manaseut Joeli, biri i Fadajės. 21 Gjysmės sė fisit tė Manaseut nė Galaad Jadoja, biri i Zaharisė. Beniaminit Jasieli, biri i Abnerit. 22 Danit Ezrieli, biri i Jerohamit. Kėta ishin prijėsit e fiseve tė Izraelit.

23 E Davidi nuk deshi t’i numėrojė ata qė ishin tė moshės njėzet vjeēare e poshtė, sepse Zoti kishte premtuar se do ta shtonte Izraelin porsi yjet e qiellit. 24 Joabi, biri i Sarvisė, e kishte filluar regjistrimin, por nuk e ēoi deri nė fund, sepse pėr kėtė Hidhėrimi u zbraz mbi Izraelin. Pėr kėtė arsye numri nuk qe shėnuar nė Librin e Analeve tė mbretit David.

25 Mbikėqyrės mbi pasurinė e mbretit ishte Azmoti, biri i Adielit. Mbi pronat qė i kishte nė krahinė, nė qytete, nė fshatra e nė qyteza kryekujdestar ishte Jonatani, biri i Ozisė. 26 Kryekujdestar mbi bujq qė lėronin tokat ishte Ezriu, biri i Kelubit. 27 Vreshtarėve Semejė Ramataj. Kujdestar i qilarėve tė verės nė vreshta ishte Zabdia Sefamataj. 28 Kujdestar i ullishtave dhe i pronave me mana qė ishin nė Sefelė, ishte Balanami Gaderaj, kurse mbi depot e vajit Joasi. 29 Kujdestar mbi gjedhin qė kullotej nė Saron ishte Setraji Saronaj ndėrsa mbikėqyrės i lopėve qė ishin nė vėrri ishte Safati, biri i Adliut. 30 Kujdestar i gamileve ishte Ubili Ismahelaj, mbikėqyrės i gomaricave ishte Jadia Meronataj. 31 Kujdestar i deleve Jazis Agareu: tė gjithė kėta ishin kujdestarėt e tė mirave qė i pėrkisnin Davidit.

32 Jonatani, ungji i Davidit, burrė i urtė dhe i ditur, ishte kėshilltar, e bashkė me Jahielin Hakamonaj pėrkujdesohej pėr fėmijėt e mbretit. 33 Po edhe Akitofeli ishte kėshilltar i mbretit e Kusaji Arahaj mik i mbretit. 34 Pas Akitofelit, u bė kėshilltar Jojada, biri i Banajės, dhe Abiatari. Prijėsi i ushtrisė sė mbretit ishte Joabi.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Kronikave > Organizimi qytetar dhe ushtarak