Kapitujt

1 i Kronikave: 10. Vdekja e Saulit

10

1 Filistenjtė e sulmuan Izraelin. Izraelitėt ikėn para filistenjve dhe ranė tė plagosur pėr vdekje nė malin Gjelboé. 2 Filistenjtė iu afruan Saulit e bijve tė tij duke i ndjekur. E goditėn Jonatanin, Abinadabin dhe Melkisuanė, bijtė e Saulit. 3 Luftimi mė i tmerrshėm u bė kundėr Saulit. E gjetėn shigjetarėt dhe e plagosėn me shigjeta. 4 Sauli i tha armėmbartėsit tė vet: “Nxirre shpatėn tėnde dhe mė vra qė tė mos vijnė kėta tė parrethprerėt e tė luajnė me mua”. Por armėmbartėsi i tij i tmerruar prej frikės nuk deshi ta bėnte kėtė. Atėherė Sauli e kapi shpatėn e vet dhe u hodh nė tė. 5 Kur e pa kėtė armėmbartėsi i tij, se Sauli kishte vdekur, u hodh edhe ai nė shpatėn e vet e vdiq. 6 Pra, u vra Sauli dhe tre djemtė e tij; mbarė shtėpia e tij u shua pėrnjėherėsh.

7 Kur tė gjithė burrat e Izraelit qė jetonin nė luginė, panė se ikėn izraelitėt dhe se u vranė Sauli me bijtė e tij, i lėshuan qytetet e veta dhe ikėn kush andej e kush kėndej. Atėherė erdhėn filistenjtė dhe banuan nė to.

8 Tė nesėrmen erdhėn filistenjtė pėr t’i plaēkitur tė vrarėt, e gjetėn Saulin dhe bijtė e tij tė vrarė nė malin Gjelboé. 9 Pasi e zhveshėn e ia prenė kokėn, ia zhgjeshėn edhe armėt, tė cilat i shėtitėn nė tokėn e tyre pėr tė dhėnė sihariq ndėr tempujt e idhujve dhe nė popullin e tyre. 10 Armėt e tija i kushtuan nė shenjtėroren e Astaretit, kurse kokėn e varėn nė tempullin e Dragoit.

11 Kur dėgjuan burrat e Jabesit tė Galaadit pėr kėtė, tė gjitha ēfarė bėnė filistenjtė mbi Saulin, 12 u ēuan tė gjithė burrat e fortė, shkuan dhe e morėn kufomėn e Saulit dhe tė bijve tė tij, i sollėn nė Jabes dhe i varrosėn eshtrat e tyre nėn qarr qė ishte nė Jabes dhe agjėruan shtatė ditė.

13 Vdiq, pra, Sauli pėr shkak tė pabesnikėrisė sė vet ndaj Zotit, sepse shkeli urdhrin e Zotit qė ia kishte urdhėruar dhe nuk e zbatoi. Pėr mė tepėr e pyeti edhe shpirtrapyetėsen 14 e nuk u kėshillua me Zotin. Prandaj edhe e vrau dhe mbretėrinė e tij e kaloi mbi Davidin, birin e Isait.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Kronikave > Vdekja e Saulit