Kapitujt

1 i Kronikave: 19. Fyerja bėrė tė dėrguarve tė Davidit

19

1 Pastaj vdiq Naasi, mbreti i amonėve, dhe nė vend tė tij u bė mbret biri i tij. 2 Davidi tha nė vete: “Dua t’i tregoj dashuri Hanonit, birit tė Naasit, sepse edhe i ati i tij u dėftua i mirė me mua”. Dhe Davidi dėrgoi disa lajmėtarė pėr t’i shprehur ngushėllime me rastin e vdekjes sė t’et. Por kur shėrbėtorėt e Davidit arritėn nė tokėn e amonėve pėr t’ia shprehur ngushėllimet Hanonit, 3 krerėt e amonėve i thanė Hanonit: “Ty ndoshta tė thotė mendja se Davidi i ka dėrguar kėta ngushėllues pse dėshiron ta nderojė tėt atė. Ti nuk kujtohesh se shėrbėtorėt e tij kanė ardhur pėr tė bėrė hetime, pėr tė spiunuar e pėr ta pėrmbysur vendin tėnd”. 4 Prandaj Hanoni i kapi shėrbėtorėt e Davidit, i rruajti, ua preu petkat prej mollaqeve deri nė fund tė kėmbėve dhe i nisi. 5 Kėta shkuan dhe i ēuan fjalė Davidit. Kishin qenė vėrtet tepėr rėndė tė poshtėruar, prandaj Davidi ua dėrgoi atyre njė njeri me kėtė porosi: tė qėndronin nė Jeriko derisa t’u rritej mjekrra e pastaj tė ktheheshin.

Lufta e parė amonite

6 Kur amonėt e panė se i kishin rėnė nė faj Davidit, si Hanoni ashtu edhe populli tjetėr, dėrguan njė mijė talenta argjendi pėr tė marrė me pagesė karroca lufte e kalorės nga Mesopotamia, nga Siria Maaka dhe nga Soba. 7 I paguan tė luftojnė pėr ta tridhjetė e dy mijė karroca lufte dhe mbretin e Maakės me ushtrinė e tij. Kėta erdhėn dhe e ngulėn fushimin nė krahinėn e Medabės. Po ashtu edhe amonitėt u mblodhėn prej qyteteve dhe erdhėn nė luftė.

8 Kur Davidi e mori vesh, e dėrgoi Joabin me mbarė ushtrinė e trimave tė zgjedhur pėr luftė. 9 Amonitėt dolėn dhe u rreshtuan pėr luftė nė hyrje tė qytetit, kurse mbretėrit e marrė me pagesė pėr ndihmė, qėndruan veēmas nė fushė. 10 Duke parė se kishte pėr tė luftuar njėkohėsisht ballė pėr ballė dhe pas shpine, Joabi i zgjodhi mė tė guximshmit e mbarė Izraelit dhe u drejtua kundėr sirėve, 11 kurse pjesėn tjetėr tė ushtrisė ia besoi Abisajit, vėllait tė vet, dhe u nisėn kundėr amonitėve. 12 I tha: “Nėse sirėt do tė jenė mė tė fortė se unė, ti mė eja nė ndihmė, po ashtu nėse bijtė e Amonit do tė jenė mė tė fortė se ti, unė do tė tė vij nė ndihmė. 13 Merr guxim e tė veprojmė si trima tė vėrtetė pėr popullin tonė e pėr qytetet e Hyjit tonė: Zoti le tė bėjė atė qė ėshtė mirė ndėr sytė e tij”! 14 U sul, pra, Joabi dhe ushtria qė ishte me tė kundėr Sirit nė luftė e sirėt ikėn para tyre. 15 Po ashtu edhe bijtė e Amonit, kur panė se ikėn sirėt, ikėn edhe ata para Abisajit, vėllait tė tij, dhe hynė nė qytet. Atėherė Joabi u kthye nė Jerusalem.

Fitorja kundėr sirėve

16 Kur sirėt panė se u kthyen prej izraelitėve, dėrguan lajmėtarė e sollėn nė ndihmė sirėt qė ishin pėrtej Lumit. Prijėsi i tyre ishte Sofaku, prijėsi i ushtrisė sė Adadezerit.

17 Kur e lajmėruan Davidin, ky e bashkoi mbarė Izraelin, e kaloi Jordanin, erdhi tek ata dhe u rreshtua nė luftė kundėr tyre. Plasi lufta! 18 Ikėn sirėt para izraelitėve e Davidi i rrahoi shtatė mijė karroca lufte e dyzet mijė kėmbėsorė prej sirėve edhe Sofakun, prijėsin e ushtrisė. 19 Kur shėrbėtorėt e Adadezerit panė se u mposhtėn prej Izraelit, bėnė paqe me Davidin dhe u bėnė skllevėr tė tij. Sirėve s’u shkoi mė nė mend t’u vijnė nė ndihmė bijve tė Amonit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Kronikave > Fyerja bėrė tė dėrguarve tė Davidit