Kapitujt

1 i Kronikave: 28. Udhėzimet e Davidit lidhur me Tempullin

28

1 Davidi i bashkoi tė gjithė prijėsit e Izraelit, prijėsit e fiseve dhe udhėheqėsit e rendeve qė ishin nė shėrbim tė mbretit: mijėtarėt e urdhėrqindėsit, si edhe ata qė ishin kryekujdestarė tė pasurisė sė mbretit dhe tė fėmijėve tė tij, me oborrtarė, me trimat e fortė qė i kishte nė Jerusalem. 2 Davidi u ngrit nė kėmbė dhe tha:

“Mė dėgjoni, vėllezėrit e mi e populli im! Unė kam menduar tė ndėrtoj njė shtėpi nė tė cilėn tė pushojė Arka e Besėlidhjes sė Zotit e tė jetė shtrojė pėr kėmbėt e Hyjit tonė. Gjithēka duhet pėr ta ndėrtuar e kam bėrė gati. 3 Porse Hyji mė tha: ‘Ti s’do ta ndėrtosh Shtėpinė nė nder tė Emrit tim, sepse je luftėtar e ke derdhur gjak’.

4 Prej mbarė shtėpisė sime Zoti, Hyji i Izraelit, mė zgjodhi mua qė tė jem mbret mbi Izraelin pėrgjithmonė. Judėn e zgjodhi pėr derė tė parė, kurse prej shtėpisė sė Judės, shtėpinė e tim eti e prej bijve tė babait tim Atij i pėlqeu tė mė zgjedhė mua pėr mbret mbi mbarė Izraelin. 5 Po ashtu edhe prej bijve tė mi ‑ e Zoti mė fali fėmijė shumė ‑ Zoti e zgjodhi Salomonin, tim bir, pėr tė ndenjur mbi fron tė mbretėrisė sė Zotit mbi Izraelin. 6 Sepse Zoti mė tha: ‘Salomoni, yt bir, do tė ma ndėrtojė shtėpinė dhe tremet e mia: sepse atė e kam zgjedhur pėr birin tim dhe unė do t’i jem atij babė. 7 Mbretėrinė e tij do ta bėj tė qėndrueshme deri nė amshim nė qoftė se do tė vazhdojė t’i kryejė urdhėrimet e mia dhe ligjet siē po vepron sot’.

8 E tani, para mbarė Izraelit, bashkėsisė sė Zotit, ku po na dėgjon Hyji ynė, ruani e shqyrtoni hollė tė gjitha urdhėrimet e Zotit, Hyjit tuaj, qė ta gėzoni kėtė tokė tė mirė e t’ua lini fėmijėve tuaj trashėgim pas jush brez pas brezit deri nė amshim.

9 Kurse ti, o biri im Salomon, njihe Hyjin e babait tėnd e shėrbeji me zemėr tė pėrsosur e me shpirt tė gatshėm, sepse Zoti i shqyrton zemrat e tė gjithėve dhe i di tė gjitha mendimet e mendjeve: nėse do ta kėrkosh, ai do tė lejojė ta gjesh; nėse do ta lėsh atė, ai do tė tė pėrbuzė e do tė tė flakė pėr amshim. 10 Kuptoje, pra, tani se Zoti tė ka zgjedhur qė ta ndėrtosh Shtėpinė e Shenjtėrores: merr guxim e kryeje”.

11 Davidi ia dha Salomonit, djalit tė vet, gjedhen e paraderės, tė tempullit, tė magazinave, tė dhomave tė brendshme, tė dhomave nė katin e shtėpisė dhe tė Shtėpisė sė Pajtimit; 12 si dhe gjedhen e tė gjithave qė i kishte sajuar me mendje, pėr treme tė Shtėpisė sė Zotit, tė tė gjitha dhomave pėrreth, pėr thesarė tė Shtėpisė sė Zotit dhe pėr thesarė tė gjėrave tė shuguruara, 13 pėr rendet e priftėrinjve e tė levitėve, pėr ēdo punė nė shėrbesė tė Shtėpisė sė Zotit dhe pėr ēdo enė tė shėrbesės sė Tempullit tė Zotit; 14 arin nė peshė pėr ēdo enė tė shėrbesės, argjendin nė peshė pėr tė gjitha enėt e argjendta qė duhen pėr shėrbime tė ndryshme. 15 Po ashtu edhe qirinjmbartės tė artė e dritėza tė arta pėr ta e dha arin sipas masės sė duhur tė secilit qirinjmbartės e dritėz nė peshė; po edhe pėr qirinjmbartės e dritėza tė tyre tė argjendta i dha argjend nė peshė. 16 Arin nė peshė pėr tryeza nė tė cilat kanė pėr t’u vendosur bukėt e kushtimit, pėr secilėn tryezė, po ashtu edhe argjendin pėr tryezat e tjera tė argjendta. 17 Gjithashtu pėr pirunj, pėr kusia, pėr kupa ari tė kulluar, pėr gota tė arta sipas cilėsisė aq sa duhej pėr njė gotė; po ashtu edhe pėr gota tė argjendta, caktoi argjend nė peshė pėr ēdo gotė. 18 Po ashtu edhe pėr lterin e kemimit, ar tė pastėr e ar pėr koēinė me kerubinė qė i shtrijnė krahėt dhe e mbulojnė Arkėn e Besėlidhjes sė Zotit. 19 “Tė gjitha kėto ‑ tha ‑ ishin tė shkruara me dorėn e Zotit qė tė mund t’i njohė tė gjitha veēorit e gjedhes”.

20Atėherė Davidi i tha birit tė vet Salomonit edhe: “Vepro si burrė, ki guxim dhe nisja punės dhe mos u tremb as mos ki frikė! Vėrtet, Zoti, Hyji im, do tė jetė me ty dhe nuk do tė tė lėshojė as s’do tė lėrė deri sa ta kryesh mbarė punėn lidhur me Shtėpinė e Zotit. 21 Ja, rendet e priftėrinjve dhe tė levitėve: do tė jenė tė gatshėm nė ēdo shėrbesė tė Shtėpisė sė Tenzot. Pranė teje pėr tė ndihmuar do tė jetė me vullnet ēdo njeri i ditur pėr cilėndo punė pėr kėtė vepėr. Tė gjithė prijėsit dhe mbarė populli janė nėn urdhrin tėnd”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Kronikave > Udhėzimet e Davidit lidhur me Tempullin