Kapitujt

1 i Kronikave: 17. Profecia e Natanit

17

1 Kur Davidi u vendos tė banojė nė pallatin e vet, i tha profetit Natan: “Ja, unė po banoj nė shtėpi prej cedri, ndėrsa Arka e Besėlidhjes sė Zotit nėn lėkura”. 2 Atėherė Natani i tha: “Bėj gjithēka tė dėshiron zemra, sepse Hyji ėshtė me ty”.

3 Porse shih atė natė i qe drejtuar Natanit kjo fjalė e Hyjit: 4 “Shko e thuaj Davidit, shėrbėtorit tim: Kėshtu thotė Zoti: Ti s’ke pėr tė mė ndėrtuar Shtėpi qė tė banoj nė tė. 5 Kurrė nuk kam banuar nė Shtėpi qė prejkohės kur e nxora Izraelin deri nė ditėn e sotme, por jam endur prej tendės nė tendė e prej zemėrimiės nė zemėrimiė. 6 Ngado qė kam udhėtuar nė mbarė Izraelin, a i jam ankuar ndonjėrit prej gjyqtarėve tė Izraelit, tė cilėve u kisha urdhėruar ta udhėheqin popullin tim, a mos u kam thėnė: Pse nuk ma ndėrtuat njė shtėpi cedri? 7 Prandaj kėshtu m’i thuaj shėrbėtorit tim Davidit: Kėshtu thotė Zoti i gjithėsisė: Unė tė kam marrė nga kullosat kur po e mballosje grigjėn qė tė jesh prijės i popullit tim Izraelit 8 dhe qeshė me ty kudo shkove. Unė i vrava tė gjithė armiqtė e tu ndėr sytė e tu, e rrita emrin tėnd si emrin e njėrit ndėr tė mėdhenjtė e tokės. 9 Unė ia caktova popullit tim Izraelit vendin e banimit dhe e ngulita qė tė banojė nė tė dhe mė nuk do tė shpėrngulet dhe bijtė e mėkatit mė s’do tė vazhdojnė t’i dėmtojnė si mė parė, 10 nė kohėn kur popullit tim Izraelit i dhashė gjyqtarė dhe i mposhta tė gjithė armiqtė e tu. Prandaj po tė lajmėroj se Zoti do ta ndėrtojė ty shtėpinė. 11 Kur ti t’i kesh mbushur ditėt e tua pėr tė shkuar tek etėrit e tu, unė do ta ngre pasardhėsin tėnd pas teje e ky do tė jetė prej bijve tė tu, dhe mbretėrinė e tij do ta bėj tė qėndrueshme. 12 Ky do tė ma ndėrtojė mua Shtėpinė e unė do ta bėj fronin e tij tė qėndrueshėm pėr amshim. 13 Unė do tė jem pėr tė babė e ai do tė jetė pėr mua bir. Atij s’do t’ia heq pėrkrahjen time, siē ia hoqa atij qė qe para teje. 14 Atė do ta mbaj vazhdimisht nė shtėpinė time dhe pėr amshim nė mbretėrinė time; froni i tij do tė jetė i paluhatshėm pėr jetė tė jetės”.

15 Natani ia tregoi Davidit tė gjitha kėto fjalė dhe mbarė kėtė zbulesė.

Lutja e Davidit

16 Atėherė Davidi shkoi, u ul nė praninė e Zotit dhe tha: “Po kush jam unė, o Zot Hyj, e ē’vlerė ka shtėpia ime, qė mė solle deri kėtu? 17 Madje edhe kaq u duk pak syve tė tu, o Hyj, por t’i po i shtrin premtimet e tua edhe mbi familjen e shėrbėtorit tėnd edhe nė njė tė ardhme tė largėt. Ti po mė shikon mua si njė varg njerėzish tė lartėsuar, o Zot Hyj! 18 E ēfarė mund tė shtojė mė tepėr Davidi, kur ti kaq fort e lartėsove shėrbėtorin tėnd? Ti e njeh mirė atė. 19 O Zot, pėr dashuri ndaj shėrbėtorit tėnd dhe sipas dėshirės sė zemrės sate e ke kryer kėtė vepėr tė madhėrishme pėr t’i zbuluar gjithė kėto vepra tė mėdha! 20 O Zot, nuk ka njė tjetėr tė ngjashėm me ty dhe njė zot tjetėr pėrveē Teje, nuk kanė dėgjuar veshėt tanė. 21 A ka ndokund mbi tokė, njė popull tjetėr si populli yt Izraeli, tek i cili tė ketė shkuar Hyji pėr ta shpaguar e bėrė popull tė vetin, pėr ta bėrė Emrin tėnd tė madh e tė tmerrshėm duke i dėbuar kombet para popullit tėnd qė e ēlirove prej Egjiptit? 22 Kėshtu e bėre popullin tėnd Izraelin popull tė vetin pėr amshim dhe ti, o Zot, u bėre Hyji i tij. 23 Tani, o Zot, le tė tė shkojė nė vend zotimi qė e dhe lidhur me shėrbėtorin tėnd dhe lidhur me familjen e tij pėr amshim: bėj ashtu siē the! 24 Le tė jetė i palėkundshėm pėr madhėrinė e Emrit tėnd nė jetė tė jetės e tė thuhet: ‘Zoti i gjithėsisė, Hyji i Izraelit, ėshtė Hyj mbi Izraelin e shtėpia e shėrbėtorit tėnd Davidit le tė jetė e qėndrueshme para Teje’, 25 sepse Ti, o Hyji im, i premtove shėrbėtorit tėnd se do t’ia ndėrtosh atij shtėpinė. Kėndej edhe shėrbėtori yt gjeti forcė tė lutet para teje. 26 Tani, pra, Ti o Zot, ti je Hyj, dhe ti ia dhe shėrbėtorit tėnd kėtė premtim tė mrekullueshėm 27 dhe fillove ta bekosh shtėpinė e shėrbėtorit tėnd qė tė jetė pėrgjithmonė para teje: sepse, nė qoftė se ti, o Zot, do ta bekosh, do tė jetė e bekuar pėr jetė tė jetės”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Kronikave > Profecia e Natanit