Kapitujt

1 i Kronikave: 11. Davidi shugurohet mbret i Izraelit

11

1 Mbarė Izraeli u mblodh te Davidi nė Hebron. I thanė: “Jemi ashti dhe mishi yt! 2 Edhe mė parė, kur ende mbretėronte Sauli, ishe ti ai qė i drejtonte tė gjitha lėvizjet e Izraelit. Sepse ty tė tha Zoti, Hyji yt: ‘Ti do ta kullotėsh Izraelin, popullin tim, dhe ti do tė sundosh mbi ta’”.

3 Erdhėn, pra, tė gjithė tė parėt e Izraelit te mbreti nė Hebron, dhe aty Davidi bėri besėlidhje me ta nė praninė e Zotit. E shuguruan Davidin mbret mbi Izraelin sipas fjalės sė Zotit qė e kishte folur me gojėn e Samuelit.

Pushtimi i Jerusalemit

4 Davidi atėherė u nis bashkė me mbarė Izraelin drejt Jerusalemit, qė ėshtė Jebusi, nė tė cilin atėherė banonin jebusenjtė. 5 Banuesit e Jebusit i ēuan fjalė Davidit: “Ti s’do tė hysh kėtu”. Por Davidi e pushtoi qytezėn Sion, d. t. th. qytetin e Davidit.

6 Davidi tha: “I pari qė ta vrasė njė jebusé do tė bėhet prijės e kapiten”. I pari u ngjit Joabi, biri i Sarvisė, dhe u bė prijės. 7 Atėherė Davidi nguli banesėn nė qytezė dhe pėr kėtė arsye e quajti Qytet i Davidit. 8 E forcoi qytetin gjithkund pėrreth prej Melos gjithreth e rreth, kurse Joabi i pėrmirėsoi pjesėt e tjera tė qytetit. 9 Davidi sa vinte e po rritej dhe Zoti i Ushtrive ishte me tė.

Trimat e Davidit

10 Kėta janė trimat e trimave tė Davidit tė cilėt, i ndihmuan atij qė tė bėhej mbret mbi mbarė Izraelin sipas fjalės sė Zotit qė ia kishte thėnė Izraelit. 11 Ja, lista e trimave tė Davidit:

Jesbaami, biri i Hakamonit, djalė i Hakamonajve, prijės ndėr tė Tridhjetėt: ky e lartėsoi heshtėn e vet mbi treqind vetė dhe i vrau njėherėsh.

12 Pas tij Eleazari, biri i Dodos, Ahohitaj, qė ishte njėri ndėr Tre trimat. 13 Ky qe me Davidin nė Afesdomim, kur filistenjtė u bashkuan pėr luftė nė atė vend. Aty ishte njė fushė plot me elb. Ushtria iku para filistenjve. 14 Ky qėndroi mes fushės dhe e mbrojti atė. I vrau filistenjtė dhe Zoti shėnoi aty njė fitore tė madhėrishme.

15 Tre prej tė Tridhjetė prijėsve zbritėn njė herė nė ēetėn ku ishte Davidi, nė shpellėn Odolam, atėherė kur filistenjtė ishin fushuar nė Rafaim. 16 Nė atė kohė Davidi ndodhej nė fortesė, kurse posta e filistenjve ishte nė Betlehem. 17 Atėherė Davidi psherėtiu dhe tha: “Oh, sikur tė mė jepte kush ujė prej ublės sė Betlehemit, qė ėshtė te dera e qytetit”. 18 Prandaj kėta tė tre, kaluan pėrmes fushimeve tė filistenjve dhe nxorėn ujė prej ublės sė Betlehemit, prej asaj qė ėshtė te dera, dhe ia sollėn Davidit tė pijė. Por Davidi nuk deshi ta pijė; por e derdhi fli njomjeje pėr nder tė Zotit 19 dhe tha: “Mos e thėntė Hyji im ta bėj kėtė! Ta pi gjakun e kėtyre trimave, qė me kokė nė gėrshėrė pėr jetėn e tyre ma sollėn ujin”! Pėr kėtė arsye s’deshi ta pijė. Kėtė trimėri e bėnė kėta tre trima tė mėdhenj.

20 Po edhe Abisaji, vėllai i Joabit. Ishte kryetar i tė tridhjetėve edhe ai e lartėsoi heshtėn e vet kundėr treqind vetėve, dhe i vrau. Emėrohej ndėr Tre 21 dhe ngallinte ndėr tė tridhjetėt me nder tė dyfishtė dhe ishte i pari i tyre. Porse, prapėseprapė nuk arriti te tė Tretė.

22 Banaja, biri i Jojadit, trim mbi trima, qė bėri shumė vepra trimėrie. Ishte prej Kabseelit. Ky i vrau dy trimat e Moabit dhe ky qe ai qė zbriti dhe e vrau luanin nė mes tė shpellės nė kohėn e borės. 23 Po ky e vrau edhe atė egjiptianin, trupi i tė cilit ishte pesė kute i lartė dhe e kishte shkopin e heshtės porsi shul tezgjahu. Ky iu afrua me thupėr, ia mori prej dorės heshtėn dhe e vrau me heshtėn e tij. 24 Kėto i bėri Banaja, biri i Jojadės dhe numėrohej ndėr Tre trimat e fortė, 25 i pari ndėr tė tridhjetėt. Porse, prapėseprapė nuk arriti ndėr tė Tretėt. Davidi e emėroi atė pėr kryetar tė rojės sė vet trupore.

26 Dhe ja trimat nė ushtri:

Asaeli, vėllai i Joabit,

Elkanani, biri i Dodos, nga Betlehemi,

27 Samot Haroditi,

Elika Haroditi

Heles Faloniti,

28 Ira, biri i Akcesit Tekui,

Abiezeri Anatoti,

29 Sobokaji Husati,

Ilaji Ahohi,

30 Maharaji Netofatit,

Heledi, biri i Baanės Netofatit,

31 Itaji, biri i Ribajit, nga Gabaa e bijve tė Beniaminit,

Banaja Faratonit,

32 Huraji nga pėrrenjtė e Gaasit,

Abieli Arbataj,

33 Azmoti Bahurimaj,

Eliaba Saalbonaj,

34 Azemi Gezonaj,

Joatani, biri i Sageut Araraj,

35 Abiami, biri i Saharit Araraj,

Elifali, biri i Urit,

36 Heferi Mekerataj,

Ahia Felonaj,

37 Hesroja Karmelaj,

Naaraji, biri i Azbajit,

38 Joeli, vėllai i Natanit,

Mibahari, biri i Agarajit,

39 Seleku Amonaj,

Naaraji Berotaj, armėmbartėsi i Joabit, birit tė Sarvisė,

40 Ira Jetreaj,

Garebi Jetreaj,

41 Uria Heteaj,

Zabadi, biri i Oholiut,

42 Adina, biri i Sizės Rubenaj, prijės i

Rubenajve dhe me tė, tridhjetė vetė tjerė,

43 Hanani, biri i Maakės,

Jozafati Matanaj,

44 Ozia Astarotaj,

Sama e Jahieli, bijtė e Hotamit Aroeraj,

45 Jediheli, biri i Samriut

dhe Joha, vėllai i tij, Tosataj,

46 Elieli Mahumaj

e Jeribaji dhe Josaja, bijtė e Elnaemit,

e Jetma Moabaj,

47 Elieli, Obedi dhe Jasieli nga Soba.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Kronikave > Davidi shugurohet mbret i Izraelit