Kapitujt

1 i Kronikave: 16. Shėrbesa e levitėve para Arkės

16

1 Kėshtu e futėn Arkėn e Hyjit dhe e vendosėn nė mes tė tendės qė e kishte ngrehur e bėrė gati Davidi pėr tė. Pastaj kushtuan fli shkrumbimi dhe pajtimi para Hyjit. 2 Kur Davidi i dha fund kushtimit tė flive tė shkrumbimit dhe tė pajtimit, e bekoi popullin nė emėr tė Zotit. 3 Pastaj u ndau secilit prej izraelitėve ‑ trim e grua ‑ nga njė bukė rrumbullake, njė copė mish e nga njė ėmbėlsirė rrushi tė thatė.

Shėrbesa e levitėve para Arkės

4 Davidi i caktoi disa levitė nė shėrbesė para Arkės sė Zotit qė t’i pėrkujtojnė veprat e Zotit dhe ta lavdėrojnė e ta madhėrojnė Zotin, Hyjin e Izraelit: 5 Asafin pėr prijės, Zakarinė, i dyti i tij, pastaj Jahielin, Semiramotin, Jehielin, Matatinė, Eliabin, Banajėn, Obededomin e Jehielin me harpa e me cetra. Asafi u binte cimbaleve, 6 kurse priftėrinjtė Banaja dhe Jazieli u binin vazhdimisht borive para Arkės sė Besėlidhjes sė Hyjit.

7 Po atė ditė Davidi, pėr herė tė parė e ngarkoi me detyrė Asafin dhe vėllezėrit e tij ta lavdėrojnė Zotin me kėtė kėngė lavdie:

8 “Lėvdojeni Zotin, thirreni nė ndihmė Emrin e tij,

shpallini ndėr popuj veprat e madhėrishme tė tijat!

9 Kėndoni nė nder tė tij, bini veglave muzikore,

dhe tregoni tė gjitha mrekullitė e tija!

10 Lėvdojeni Emrin e tij tė shenjtė,

le tė galdojnė zemrat e atyre qė e kėrkojnė Zotin!

11 Kėrkojeni Zotin dhe fuqinė e tij,

kėrkojeni vazhdimisht fytyrėn e tij!

12 Pėrkujtoni mrekullitė qė i ka bėrė,

punėt e mėdha dhe gjyqet e gojės sė tij.

13 Fara e Izraelit shėrbėtorėt e tij,

bijtė e Jakobit tė zgjedhurit e tij.

14 Ai ėshtė Zoti, Hyji ynė,

ligj mbi mbarė tokėn janė gjyqet e tija.

15 Pėrkujtojeni vazhdimisht Besėlidhjen e tij,

‑ fjalė urdhri pėr mijėra brezni‑;

16 Paktin qė bėri me Abrahamin,

edhe premtimin qė ia bėri Izakut.

17 E caktoi ligj pėr Jakobin,

e bėri Besėlidhje tė amshuar pėr Izraelin,

18 kur tha: ‘Ty do ta jap tokėn e Kanaanit,

pėr pjesė tė pronės tuaj’.

19 Kur ende ishin pak nė numėr,

pak dhe ardhacakė nė tė.

20 E endeshin prej njė populli nė tjetrin,

prej njė mbretėrie nė njė popull tjetėr.

21 Nuk la askėnd t’u bėnte farė dėmi,

pėr shkak tė tyre i ndėshkoi mbretėrit:

22 ‘Mos i prekni tė shuguruarit e mi,

mos u bėni keq profetėve tė mi’.

23 Mbarė toka le t’i kėndojė Zotit,

shpalleni ēdo ditė shpėtimin e tij!

24 Tregojuni paganėve pėr lavdinė e tij,

mbarė popujve mrekullitė e tija.

25 Sepse i madh ėshtė Zoti e tejet i lavdishėm,

mė i tmerrshėm se tė gjithė zotat!

26 Asgjė, s`janė asgjė zotat e paganėve!

Qiejt vetėm Zoti i krijoi!

27 Para tij ėshtė shkėlqimi e lavdia,

nė Tempullin e tij pushteti e bukuria.

28 Jepini Zotit, o familjet e popujve,

jepini Zotit nder e pushtet!

29 Jepini Zotit lavdinė e Emrit tė tij,

kushtoni fli dhe dilni para tij,

adhurojeni Zotin me tė veshura tė shenjta.

30 Le tė dridhet para tij mbarė toka,

sepse ai e forcoi rruzullin tė mos tundet!

31 Galdo, o qiell! Gėzo, o tokė,

Thoni ndėr paganė: “Zoti mbretėron”!

32 Le tė buēasė deti me ēka ka nė tė,

le tė gėzojnė fushat me ēka kanė ato.

33 Le tė gėrthasin me hare lėndėt e pyjeve

para Zotit,

sepse erdhi pėr ta gjykuar tokėn.

34 Lėvdojeni Zotin, sepse ėshtė i mirė,

sepse e amshueshme ėshtė dashuria e tij!

35 Thoni: “Na shpėto, o Hyj, Shėlbuesi ynė,

na bashko e na shpėto prej popujve paganė,

qė ta lavdėrojmė Emrin tėnd tė shenjtė

e tė kėnaqemi nė kėngėt e tua!

36 Qoftė bekuar Zoti, Hyji i Izraelit,

prej amshimit e deri nė amshim’”!

Mbarė populli brohoriti: “Amen!” dhe “Lavdi Zotit!”.

37 Atėherė Davidi e la aty, pranė Arkės sė Besėlidhjes sė Zotit, Asafin e vėllezėrit e tij qė vazhdimisht tė shėrbesojnė pranė Arkės sipas ritit tė secilės ditė. 38 Kurse Obededomin dhe vėllezėrit e tij, gjashtėdhjetė e tetė vetė, Obededomin, birin e Iditunit, dhe Hozėn i bėri dertarė. 39 Kurse priftin Sadok dhe vėllezėrit e tij priftėrinj, i la pranė Banesės sė Zotit nė kodrėn qė ėshtė nė Gabaon, 40 qė vazhdimisht t’i kushtojnė Zotit mbi lterin e shkrumbimit nė mėngjes e nė mbrėmje, sipas tė gjitha rregullave qė janė tė shkruara nė Ligjin e Zotit, qė ia urdhėroi Izraelit. 41 Me ta e la edhe Hemanin, Iditunin dhe tė zgjedhurit e tjerė qė qenė pėrmendur me emra pėr t’i dhėnė nderim Zotit: “Sepse e amshueshme ėshtė dashuria e tij”. 42 Me ta ishin edhe Hemani e Idituni qė u binin borive, cimbaleve dhe tė gjitha veglave muzikore pėr ta pėrcjellė kėngėn e lavdit pėr nder tė Hyjit: kurse bijtė e Iditunit i bėri derėtarė.

43 Atėherė u shpėrnda mbarė populli, secili shkoi nė shtėpi tė vet, kurse Davidi u kthye pėr ta bekuar familjen e vet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Kronikave > Shėrbesa e levitėve para Arkės