Kapitujt

1 i Kronikave: 14. Davidi nė Jerusalem. Pallati i tij dhe fėmijėt e tij

14

1 Hirami, mbreti i Tirit, dėrgoi te Davidi lajmėtarė, lėndė cedri, muratorė e marangozė pėr t’ia ndėrtuar shtėpinė. 2 Atėherė Davidi e mori vesh se Zoti e kishte pėrforcuar si mbret mbi Izraelin dhe se e kishte lartėsuar mbretėrinė e tij prej dashurisė ndaj popullit tė vet, Izraelit.

3 Davidi nė Jerusalem mori edhe gra tė tjera dhe i lindėn edhe tė tjerė bij e bija.

4 Ja emrat e atyre qė lindėn nė Jerusalem:

Samuai, Sobabi, Natani, Salomoni, 5 Jebahari, Elisuai, Elifaleti, 6 Noga, Nafegu, Jafiai, 7 Elisama, Baaliada dhe Elifaleti.

Fitorja mbi filistenj

8 Kur filistenjtė e morėn vesh se Davidi kishte qenė shuguruar mbret mbi mbarė Izraelin, u ēuan tė gjithė kundėr tij pėr ta zėnė. Po edhe Davidi, kur e mori vesh, u doli pėrpara. 9 Filistenjtė kur erdhėn u shpėrndanė nė luginėn Rafaim. 10 Atėherė Davidi kėrkoi kėshillė prej Hyjit. Pyeti: “A tė dal nė luftė kundėr filistenjve dhe a do tė m’i lėshosh nė dorė”? Zoti iu pėrgjigj: “Bjeru e unė do t’i lėshoj nė dorė”. 11 Ata dolėn nė Baalfarasim. Aty Davidi i mundi dhe tha:”Hyji i pėrshkoi me dorėn time armiqtė e mi siē pėrshkohen ujėrat”. Prandaj ai vend u quajt Baalfarasim /d. m. th. Zoti i pėrshkimeve/. 12 Filistenjtė i lanė aty zotat e tyre, tė cilėt Davidi dha urdhėr tė digjen.

13 Edhe njė herė tjetėr filistenjtė u sulėn dhe u shpėrndanė nė luginė. 14 Davidi pėrsėri e pyeti pėr kėshillė Hyjin dhe Hyji i tha: “Mos i ndiq pas. Rrethoji e sulu kundėr tyre ballė pėr ballė prej pas vidhave. 15 Kur tė dėgjosh shushuritjen e atij qė ecėn majave tė lėndėve tė vidhave, atėherė sulu nė luftė: sepse Hyji ka dalė para teje, qė t’i shpartallosh taborret e filistenjve”. 16 Davidi bėri si i kishte urdhėruar Hyji dhe i shpartalloi taborret e filistenjve prej Gabaonit deri nė Gazer. 17 Dhe u pėrhap emri i Davidit nė tė gjitha krahinat e Zoti ua futi frikėn e tij mbarė popujve.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Kronikave > Davidi nė Jerusalem. Pallati i tij dhe f...