
Kapitujt

1 i Kronikave: 27. Organizimi qytetar dhe ushtarak
271 Bijtë e Izraelit sipas numrit të tyre:
prijësit e vëllazërive, mijëtarët, urdhërqindësit, mbikëqyrësit që ishin në shërbim të mbretit e sipas rendeve të tyre, ku një radhë hynte e tjetra dilte për çdo muaj të vitit. Çdo radhë kishte nga njëzet e katër mijë vetë.
2 Jesboami, biri i Zabdielit, ishte në krye të rendit të parë në muajin e parë. Nën urdhrin e tij ishin njëzet e katër mijë vetë. 3 Ishte prej bijve të Faresit, prijësi i të gjithë prijësve të ushtrisë në muajin e parë.
4 Dudi Ahohaj e mbante rendin e muajit të dytë. Nën urdhërin e tij ishin njëzet e katër mijë vetë.
5 Prijësi i rendit të tretë në muajin e tretë ishte Banaja, biri i Jojadës prift dhe në rendin e tij ishin njëzet e katër mijë vetë. 6 Ky është Banaja, ai trimi i trimave ndër të Tridhjetët e mbi të Tridhjetët. Në krye të rendit të tij ishte i biri Amizabadi.
7 I katërti, në muajin e katërt, ishte Asaeli, vëllai i Joabit, dhe pas tij Zabadia, i biri. Edhe rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.
8 I pesti, në muajin e pestë, ishte prijës Samaot Zaraita. Turma e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.
9 I gjashti, në muajin e gjashtë, ishte Hira, biri i Akcesit Tekuit. Në rendin e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.
10 I shtati, në muajin e shtatë, ishte Heles Faloniti, prej bijve të Efraimit. Turma e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.
11 I teti, në muajin e tetë, ishte Sobokaji Husataj, prej rodit të Zarës. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.
12 I nënti, në muajin e nëntë, Abiezer Anatotaj, prej fisit të Beniaminit. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.
13 I dhjeti, në muajin e dhjetë, Maraji Netofataj, prej rodit të Zarës. Turma e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.
14 I njëmbëdhjeti, në muajin e njëmbëdhjetë, Banaja Faratonaj, prej bijve të Efraimit. Turma e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.
15 I dymbëdhjeti, në muajin e dymbëdhjetë, Holdaji Netofataj, prej racës të Otonielit. Turma e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.
16 Kurse fiseve të Izraelit u ishin në krye: Rubenajve u ishte prijës Eliezeri, biri i Zekriut, Simonajve Safatia, biri i Maakës. 17 Levitëve Hasabia, biri i Kamuelit. Aronajve Sadoku. 18 Judës Eliu, prej vëllezërve të Davidit. Isaharit Amriu, biri i Mikaelit. 19 Zabulonit, Jesmaia, biri i Abdisë. Neftaliut Jerimoti, biri i Ozrielit. 20 Bijve të Efraimit Ozea, biri i Ozaziut. Gjysmës së fisit të Manaseut Joeli, biri i Fadajës. 21 Gjysmës së fisit të Manaseut në Galaad Jadoja, biri i Zaharisë. Beniaminit Jasieli, biri i Abnerit. 22 Danit Ezrieli, biri i Jerohamit. Këta ishin prijësit e fiseve të Izraelit.
23 E Davidi nuk deshi t’i numërojë ata që ishin të moshës njëzet vjeçare e poshtë, sepse Zoti kishte premtuar se do ta shtonte Izraelin porsi yjet e qiellit. 24 Joabi, biri i Sarvisë, e kishte filluar regjistrimin, por nuk e çoi deri në fund, sepse për këtë Hidhërimi u zbraz mbi Izraelin. Për këtë arsye numri nuk qe shënuar në Librin e Analeve të mbretit David.
25 Mbikëqyrës mbi pasurinë e mbretit ishte Azmoti, biri i Adielit. Mbi pronat që i kishte në krahinë, në qytete, në fshatra e në qyteza kryekujdestar ishte Jonatani, biri i Ozisë. 26 Kryekujdestar mbi bujq që lëronin tokat ishte Ezriu, biri i Kelubit. 27 Vreshtarëve Semejë Ramataj. Kujdestar i qilarëve të verës në vreshta ishte Zabdia Sefamataj. 28 Kujdestar i ullishtave dhe i pronave me mana që ishin në Sefelë, ishte Balanami Gaderaj, kurse mbi depot e vajit Joasi. 29 Kujdestar mbi gjedhin që kullotej në Saron ishte Setraji Saronaj ndërsa mbikëqyrës i lopëve që ishin në vërri ishte Safati, biri i Adliut. 30 Kujdestar i gamileve ishte Ubili Ismahelaj, mbikëqyrës i gomaricave ishte Jadia Meronataj. 31 Kujdestar i deleve Jazis Agareu: të gjithë këta ishin kujdestarët e të mirave që i përkisnin Davidit.
32 Jonatani, ungji i Davidit, burrë i urtë dhe i ditur, ishte këshilltar, e bashkë me Jahielin Hakamonaj përkujdesohej për fëmijët e mbretit. 33 Po edhe Akitofeli ishte këshilltar i mbretit e Kusaji Arahaj mik i mbretit. 34 Pas Akitofelit, u bë këshilltar Jojada, biri i Banajës, dhe Abiatari. Prijësi i ushtrisë së mbretit ishte Joabi.

Kapitujt
