Kapitujt

Zanafilla: 36. Gratė dhe bijtė e Ezaut nė Kanaan

36

1 Kėta janė pasardhėsit e Ezaut, qė quhet edhe Edom.

2 Ezau u martua me bijat e kanaanėve: me Adėn, bijėn e Elon Heteut e me Oolibamėn, bijėn e Anės, birit tė Sebeon Horreut.

3 Mori pėr grua edhe Bazematėn, bijėn e Ismaelit, motrėn e Nabajotit. 4 Prej Adės i lindi Elifazi, kurse Bazemata i lindi Rahuelin. 5 Oolibama i lindi Jehuzin, Jalamin dhe Koreun.

Kėta janė bijtė e Ezaut qė i lindėn nė Kanaan.

Shpėrngulja e Ezaut

6 Atėherė Ezau i mori gratė e veta, bijtė e bijat, tė gjithė njerėzit e vet, bagėtitė e imėta e tė trasha dhe gjithēka kishte fituar nė dheun e Kanaanit dhe shkoi nė dheun e Seirit, qė tė jetė larg prej vėllait tė vet Jakobit. 7 Njėmend ishin bėrė shumė tė pasur dhe nuk mund tė banonin mė sė bashku, sepse nuk i zinte vendi ku banonin pėr shkak se kishin shumicė tė madhe grigjash.

8 Ezau nguli tė banojė nė malin Seir. Ezau ėshtė Edomi.

Pasardhėsit e Ezaut nė Seir

9 Kėta janė pasardhėsit e Ezaut, trungut themelues tė Edomit nė malin Seir. 10 Ja, emrat e bijve tė tij: Elifazi, biri i Adės, gruas sė Ezaut, Rahueli, biri i Bazematės, gruas sė tij.

11 Elifazi pati kėta djem: Temanin, Omarin, Sefon, Gatamin dhe Cenezin. 12 Elifazi, djali i Ezaut, kishte konkubinė Tamnėn, prej sė cilės i lindi Amaleku. Kėta janė bijtė e Adės, gruas sė Ezaut.

13 Bijtė e Rahuelit janė: Nahati, Zarai, Samai e Mezai. Kėta janė bijtė e Bazematės, gruas sė Ezaut.

14 Kėta ishin bijtė e Oolibamės, bijės sė Anės, birit tė Sebeonit, gruas sė Ezaut, qė ia lindi ajo: Jehuzi, Jalami dhe Koreu.

Trungjet themelues tė Edomit

15 Kėta janė prijėsit e bijve tė Ezaut: bijtė e Elifazit, tė tė parėlindurit tė Ezaut: prijėsi Teman, prijėsi Omar, prijėsi Sefo, prijėsi Cenez, 16 prijėsi Kore, prijėsi Gatam, prijėsi Amalek. Kėta janė prijėsit e Elifazit nė dheun e Edomit. Janė bijtė e Adės.

17 Kėta janė bijtė e Rahuelit, birit tė Ezaut: prijėsi Nahat, prijėsi Zara, prijėsi Sama, prijėsi Meza. Kėta janė prijėsit e Rahuelit nė dheun e Edomit. Janė bijtė e Bazematės, gruas sė Ezaut.

18 Kėta janė bijtė e Oolibamės, gruas sė Ezaut: prijėsi Jehus, prijėsi Jalam, prijėsi Kore. Janė prijėsit e Oolibamės, tė bijės sė Anės, gruas sė Ezaut.

19 Kėta janė bijtė e Ezaut dhe kėta prijėsit e tyre. Ezau ėshtė Edomi.

Pasardhėsit e Seirit Horre

20 Kėta janė bijtė e Seirit Horre qė banojnė vendin: Lotani, Sobali, Sebeoni, Ana, 21 Dizoni, Eseri dhe Disani. Kėta janė prijėsit horrenj, bijtė e Seirit nė dheun e Edomit. 22 Bijtė e Lotanit qenė: Horiu e Hemani. Tamna ishte motra e Lotanit.

23 Kėta janė bijtė e Sobalit: Alvani, Manahati, Ebali, Sefoja dhe Onami. 24 Kėta janė bijtė e Sebeonit: Ajai dhe Ana. Ky ėshtė Ana qė i gjeti burimet e nxehta nė shkretėtirė, kur po i kulloste gomarėt e Sebeonit, t’et. 25 Pati djalė Dizonin dhe vajzė Oolibamėn. 26 Kėta janė bijtė e Dizonit: Hemdani, Ezebani, Jetrani dhe Harrani. 27 Kėta janė bijtė e Ezerit: Bilhani, Zavani e Jakani. 28 Kurse Dizani pati kėta djem: Uzin dhe Aranin.

29 Kėta janė prijėsit e horrenjve: prijesi Lotan, prijėsi Sobal, prijėsi Sebeon, prijėsi Ana, 30 prijėsi Dizon, prijėsi Eser, prijėsi Dizan. Kėta janė prijėsit e horrenjve sipas fiseve tė tyre nė dheun e Seirit.

Mbretėrit e Edomit

31 Mbretėrit qė sunduan nė dheun e Edomit, para se izraelitėt tė kenė mbretin, qenė kėta: 32 Nė Edom mbretėroi Belai, biri i Beorit. Emri i qytetit tė tij ishte Denabė. 33 Vdiq Belai dhe nė vend tė tij sundoi Jobabi, i biri i Zarės prej Bosrės. 34 Kur vdiq Jobabi, nė vend tė tij sundoi Husami i dheut tė Temanajve. 35 Kur vdiq edhe ky, nė vend tė tij sundoi Adadi, biri i Badadit, qė e theu Madianin nė fushimin e Moabit. Qyteti i tij quhej Avit. 36 Pasi vdiq Adadi, nė vend tė tij sundoi Semlai prej Masrekės. 37 Pasi vdiq edhe ky, nė vend tė tij sundoi Sauli prej Robohotit pėrbri lumit. 38 Pasi vdiq edhe ky, nė fron e trashėgoi Baalhanani, biri i Ahoborit. 39 Pasi vdiq edhe ky, nė vend tė tij sundoi Adadi. Qyteti i tij quhej Fau. Gruaja e tij quhej Meetabelė. Ishte bija e Matredės, bijės sė Mezaabit.

Edhe njė herė pėr trungjet themelues tė Edomit

40 Kėta janė emrat e prijėsve tė Ezaut sipas fiseve, vendeve dhe emėrtimeve tė tyre: prijėsi Tamna, prijėsi Alva, prijėsi Jeteti, 41 prijėsi Oolibama, prijėsi Ela, prijėsi Finon, 42 prijėsi Cenez, prijėsi Teman, prijėsi Mabsar, 43 prijėsi Magdiel, prijėsi Iram.

Kėta janė trungjet themelues tė Edomit sipas vendbanimit nė dheun qė ai e kishte pronė. Ky ėshtė Ezau, trungu themelues i idumenjve.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Gratė dhe bijtė e Ezaut nė Kanaan