Kapitujt

Zanafilla: 38. Historia e Judės dhe e Tamarės

38

1 Nė atė kohė Juda u nda nga vėllezėrit e vet e shkoi te njė odo‑ lamas qė quhej Hiram. 2 Aty e pa vajzėn e njė kananeu qė thirrej Sue. E mori pėr grua dhe jetoi me tė. 3 Ajo ngjizi dhe lindi djalin dhe e quajti Her. 4 Sue mbeti pėrsėri shtatzėnė, i lindi djalė dhe e quajti Onan. 5 Lindi edhe djalin e tretė. Kėtė e quajti Sela. Kjo ndodhej nė Kasib, kur i lindi djali.

6 Juda e martoi djalin e parė tė vetin, Herin, me njė grua qė quhej Tamarė. 7 Por, Heri, i parėlinduri i Judės, qe i keq para syve tė Zotit, dhe Zoti e vrau. 8 Juda i tha Onanit: “Merre gruan e vėllait tėnd dhe bėje shoqe pėr t’i ngritur trashėgimtar vėllait tėnd”. 9 Ky, prejse e dinte se fėmija s’do tė ishte i tij, kur hynte te gruaja e tė vėllait, e derdhte farėn pėr tokė qė tė mos i lindte tė vėllait trashėgimtar. 10 Prandaj, edhe kėtė e mbyti Zoti, sepse bėri njė vepėr tė poshtėr. 11 Pėr kėtė arsye Juda i tha resė sė vet, Tamarės: “Qėndro si vejushė nė shtėpinė e atit tėnd derisa tė mė rritet im bir Selai”. I kish hyrė frika se mos i vdes edhe ky porsi vėllezėrit e tij. Ajo shkoi tė jetojė nė shtėpinė e tė atit.

12 Kaloi shumė kohė dhe vdiq bija e Suehit, gruaja e Judės. Ky, kur kaloi koha e zisė, shkoi te qethtarėt e deleve tė veta bashkė me Hirasin, mikun e vet prej Odolamit, nė Tamnė. 13 E lajmėruan Tamarėn se vjehrri i saj po shkonte nė Tamnė pėr tė qethur delet. 14 Kjo, si i hoqi petkat e vejėrise, ndėrroi petkat, u mbulua me vel, u ul para derės sė Enaimit nė udhė qė shpie nė Tamnė. Bėri kėshtu, sepse Selai ishte rritur e nuk ia kishin dhėnė pėr burrė. 15 Kur e pa Juda, mendoi se do tė jetė lavire, sepse ajo e kishte mbuluar fytyrėn. 16 Ai u drejtua kah ajo nė udhė e i tha: “Mė lejo tė tė afrohem”! Nuk dinte se ishte e reja. Ajo iu pėrgjigj: “Ēka po mė jep qė tė mė afrohesh”? 17 Ai i tha: “Do ta ēoj njė edh prej grigjės”. Por, ajo i tha pėrsėri: “Nėse ma jep pengun derisa tė ma dėrgosh”. 18 Juda i tha: “Ēka kėrkon tė jap pėr peng”? U pėrgjigj: “Vulėn tėnde, gjalmėn dhe shkopin qė ke nė dorė”. Ai ia dha. Iu afrua dhe gruaja mbeti shtatzėnė. 19 U ēua dhe shkoi. Hoqi velin dhe u vesh me petkat e vejėrisė.

20 Juda e dėrgoi edhin me mikun e vet prej Odolamit, pėr tė marrė pengun qė ia kishte dhėnė gruas. Ky, pasi nuk e gjeti atė, 21 i pyeti njerėzit e atij vendi: “Ku ėshtė lavirja qė rrinte nė Enaim, nė rrugė”? e pasi tė gjithė i pėrgjigjėn: “Nė kėtė vend nuk ka pasur kurrė lavire”. 22 Ky u kthye te Juda e i tha: “Unė nuk e gjeta. Por, edhe njerėzit e atij vendi mė thanė se aty nuk ka ndenjur kurrė lavire”. 23 Juda tha: “T’i mbajė se, ndryshe, po bėhemi gazi i dheut! Unė ia dėrgova edhin qė i premtova, por ti nuk e gjete”.

24 Kur ē’po ndodh?... Pas tre muajsh po i lajmėrojnė Judės: “Reja jote, Tamara, ėshtė dhėnė pas fėlligėshtisė dhe prej fėlligėshtisė ka mbetur shtatzėnė”. Juda tha: “Qiteni pėrjashta dhe le tė digjet”!

25 E kishin qitur pėr ta ndėshkuar. Kjo atėherė dėrgoi t’i thonė vjehrrit: “Unė mbeta shtatzėnė me atė njeri tė cilit i pėrkasin kėto. Njihi e kujt ėshtė kjo vulė, ky tej e ky shkop”. 26 Ky, si i njohi pengjet, tha: “Ėshtė mė e drejtė se unė, sepse unė nuk ia dhashė pėr grua Selait, djalit tim”. Vėrtet nuk ra mė kurrė me tė nė shtrat.

27 Kur erdhi koha tė lindė, u dukėn binjakė nė kraharorin e saj. Ndėrsa po lindte, njėri e qiti dorėn dhe mamia ia lidhi njė pe tė kuq e tha: 28 ”Ky doli i pari”. 29 Por, ky e tėrhoqi dorėn dhe doli vėllai i tij. Gruaja tha: “Ē’vrimė bėre”? Dhe pėr kėtė arsye iu ngjit emri Fares (d. m. th. Vrima). 30 Atėherė doli i vėllai, nė dorėn e tė cilit ishte peri i kuq. Ky u quajt Zara (d. m. th. Lindja e diellit).

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Historia e Judės dhe e Tamarės