Kapitujt

Zanafilla: 17. Besėlidhja dhe rrethprerja

17

1 Kur Abrami i mbushi nėntėdhjetė e nėntė vjet, iu dėftua Zoti dhe i tha:

“Unė jam Hyji i gjithėpushtetshėm!

Ec para meje

dhe ji i pėrsosur!

2 Po bėj besėlidhje

ndėrmjet meje e teje

dhe do tė bėj tė shtohesh shumė,

pa masė shumė”!

3 Abrami ra me fytyrė pėrdhe. 4 Dhe Hyji i tha:

“Ja, marrėveshja ime me ty:

Do tė bėhesh trungu i popujve tė shumtė.

5 Nuk do ta kesh mė emrin Abram,

por emri yt do tė jetė Abraham,

sepse tė bėra babė tė shumė kombeve.

6 Do tė bėj tė shtohesh shumė, tejet shumė,

prej teje do tė bėj tė rrjedhin popuj,

dhe prej teje do tė lindin mbretėr.

7 Do tė bėj besėlidhje me ty

ndėrmjet meje e teje,

dhe pas teje me breznitė qė do tė rrjedhin prej teje.

Kjo besėlidhje e pėrhershme

mua do tė mė bėjė Hyjin tėnd

dhe Hyjin e pasardhėsve tė tu pas teje.

8 Ty dhe pasardhėsve tė tu pas teje,

do t’ua jap tokėn e ēojeve tė tua,

mbarė dheun e Kanaanit, pronė tė pėrhershme.

Dhe unė do tė jem Hyji i tyre”.

9 Hyji i tha pėrsėri Abrahamit: “Ti duhet ta ruash besėlidhjen time, po ashtu edhe pasardhėsit e tu brez pas brezit. 10 Ja, besėlidhja ime qė duhet ta mbani ndėrmjet meje e juve, d. m. th. ndėrmjet pasardhėsve tė tu pas teje: tė gjithė meshkujt e tu do tė rrethpriten: 11 do ta rrethprisni lėkurėn e gjymtyrės tuaj, qė tė jetė shenjė besėlidhjeje ndėrmjet meje dhe juve. 12 Foshnja tetėditėshe ndėr ju le tė rrethpritet: ēdo mashkull brezni pas breznie si ai qė lind nė shtėpi si ai qė blehet me para prej ēdo tė huaji, qė nuk ėshtė i fisit tuaj. 13 Le tė rrethpritet edhe skllavi i lindur nė shtėpi ose i blerė. Besėlidhja ime do tė bėhet nė mishin tuaj, besėlidhje e pėrhershme. 14 Mashkulli, i cili nuk do tė rrethpritet, le tė shfaroset prej popullit tė vet: ai e thyen besėlidhjen time”.

15 Hyji i tha gjithashtu Abrahamit: “Sarajėn, gruan tėnde, nuk do ta thėrrasėsh mė me emėr Sarajė, sepse emri i saj do tė jetė Sarė. 16 Unė do ta bekoj dhe edhe prej saj do tė tė fal njė djalė. Unė do ta bekoj dhe prej saj do tė rrjedhin popuj; prej saj do tė lindin mbretėrit e popujve”.

17 Abrahami ra me fytyrė pėr dhe dhe u qesh duke menduar mė vete: “Vallė, a kėtij qindvjeēari do t’i lindė djalė? Po a thua Sara nėntėdhjetė vjeēe do tė lindė”? 18 I tha Hyjit: “E paēa me jetė Ismaelin”! 19 E Hyji i tha: “Sara, gruaja jote, do tė lindė djalė dhe ngjitja emrin Izak. Do tė lidh besėlidhje me tė, njė besėlidhje tė pėrhershme, si edhe me farėn e tij pas tij. 20 Edhe pėr Ismaelin ta dėgjova lutjen: ja, do ta bekoj, do ta bėj tė shtohet e tė shumohet tesve; prej tij do tė lindin dymbėdhjetė prijės dhe prej tij do tė rrjedhė njė popull i madh. 21 Por, besėlidhjen time do ta lidh me Izakun qė do ta lindė Sara po nė kėtė kohė sot njė vjet”. 22 Kur Hyji e kreu bisedėn me Abrahamin, prej Abrahamit u ngrit lart.

23 Atėhere Abrahami e mori Ismaelin, djalin e vet, dhe tė gjithė ata qė kishin lindur nė shtėpinė e tij si dhe tė gjithė ata qė i kishte blerė: tė gjithė meshkujt e shtėpisė: po atė ditė tė gjithėve ua rrethpreu lėkurėn e gjymtyrės sė tyre siē i kishte urdhėruar Hyji. 24 Abrahami kishte nėntėdhjetė e nėntė vjet kur e rrethpreu lėkurėn e gjymtyrės sė vet. 25 Ismaeli ishte trembėdhjetė vjeē kur u rrethpre. 26 Tė njėjtėn ditė u rrethpre Abrahami dhe djali i tij, Ismaeli. 27 Po ashtu edhe tė gjithė meshkujt e shtėpisė sė tij, qoftė tė lindur nė shtėpi tė tij, qoftė tė blerė prej tė huajve: edhe ata u rrethprenė me tė.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Besėlidhja dhe rrethprerja