Kapitujt

Zanafilla: 47. Pritja e faraonit

47

1 Jozefi, pra, hyri te faraoni dhe e njoftoi: “Im atė e vėllezėrit me dele e me gjė tė gjallė dhe me gjithēka kanė, erdhėn prej dheut tė Kanaanit. Tani kanė zėnė vend nė krahinėn Gesen”.

2 Prej tė gjithė vėllezėrve tė vet paraqiti pesė para mbretit.

3 Mbreti i pyeti: “Me ē’mjeshtri merreni”? Pėrgjigjėn: “Jemi barinj, shėrbėtorėt e tu, ashtu si kanė qenė edhe etėrit tanė”.

4 Ata edhe i thanė faraonit: “Ne erdhėm tė zemėrimiojmė nė kėtė vend, sepse grigjat e shėrbėtorėve tė tu nuk kanė kullota, pėrveē se ka rėnduar edhe uria nė dheun e Kanaanit; tani po tė lutemi tė na lejosh neve, shėrbėtorėve tė tu, tė banojmė nė Gesen”.

Njė tregim tjetėr

5 Mbreti i tha Jozefit: “Yt atė dhe vėllezėrit e tu erdhėn tek ti. 6 Dheu i Egjiptit ėshtė nė dorėn tėnde. Vendoji tė banojnė nė mė tė mirin vend. Jepu krahinėn e Gesenit. Po qe se ti e di se ndonjėri ndėr ta ėshtė i aftė, bėje mbikėqyrės tė grigjave tė mia”.

7 Pas kėtyre ngjarjeve Jozefi e futi nė pallat tė atin dhe ia paraqiti mbretit. Jakobi i dha bekimin faraonit. 8 Faraoni e pyeti: “Sa vjet ke”? 9 Jakobi iu pėrgjigj: “Motet e shtektimit tim pak e tė vėshtira kapin njėqind e tridhjetė vjet, dhe ende nuk ia kanė arritur motet e tė parėve tė mi qė i kaluan zemėrimiė mė zemėrimiė.” 10 Dhe pasi i dha bekimin mbretit, doli jashtė.

11 Jozefi ia dha tė atit dhe vėllezėrve tė vet pėr pronė nė Egjipt njė vend shumė tė mirė nė dheun e Ramsesit, siē kishte urdhėruar faraoni. 12 Jozefi u jepte ushqimin atyre ‑ mbarė familjes sė tė atit ‑ duke dhėnė pėr secilin sa i nevojitej pėr ushqim.

Politika agrare e Jozefit

13 Mbarė vendi nuk kishte bukė. Uria e ndrydhi pėr se tepėrmi vendin. Prej urisė u ngushtua dheu i Egjiptit dhe dheu i Kanaanit.

14 Jozefi i mblodhi krejt paratė prej drithėrave tė shitur tė dheut tė Egjiptit dhe tė Kanaanit dhe i dorėzoi nė thesarin e mbretit.

15 Kur blerėsit nė dheun e Egjiptit e tė Kanaanit mbeten pa para, tė gjithė Egjiptianėt erdhėn te Jozefi e i thanė: “Na jep bukė! Pse tė vdesim pranė teje? Para nuk kemi mė”! 16 Ai u pėrgjigj: 17 “Nė qoftė se nuk keni mė para sillni bagėtitė tuaja e pėr to nė kėmbim do t’ju jap ushqime”. Kur i sollėn bagėtitė, Jozefi u dha ushqime e u mori kuaj, dele, qe e gomarė. Kėshtu atė vit i mbajti me ushqim me kėmbim pėr bagėtitė.

18 Po ashtu kur kaloi edhe ai vit, erdhėn dhe i thanė: “S’duam tė fshehim prej zotėrisė sonė se, si mbetėm pa para, dhe bagėtitė i lamė nė duart tua, zotėria jonė, dhe s’ėshtė gjė e fshehtė sė tani s’na ka mbetuar tjetėr pėrveē t’ia japim zotėrisė sonė trupit tonė dhe arat tona. 19 Pėrse tė vdesim para syve tė tu, ne dhe vendi ynė? Blina ne dhe tokėn tonė, tė bėhemi skllevėr tė faraonit; na jep farė qė tė mos mbarojė bujku dhe arat tė mos mbesin shkret”.

20 Kėshtu Jozefi e bleu tėrė tokėn e Egjiptit, sepse secili egjiptian i shiste pronat e veta pėr shkak tė urisė sė madhe. Ia nėnshtroi kėshtu tokėn faraonit 21 dhe mbarė popujt e vendit ia vuri nėn skllavėri prej njė skaji nė skaj tjetėr tė Egjiptit. 22

Tokėn e priftėrinjve nuk e bleu, sepse ata gėzonin njė ndihmė ushqimesh tė caktuara prej mbretit dhe prandaj nuk qenė tė shtrėnguar t’i shesin pronat e tyre.

23 Jozefi i tha popullit: “Meqenėsė sot, siē po shihni ju bleva ju dhe tokėn tuaj pėr faraonin, ja farėrat dhe mbillni arat. 24 E kur tė mblidhen tė lashtat, faraonit do t’i jepni njė tė pestėn, kurse katėr tė pestat do t’ju mbeten juve pėr farė dhe pėr ushqimin e familjeve dhe tė fėmijėve tuaj”. 25 Ata i pėrgjigjėn: “Na shpėtove! Ne ia dimė pėr tė mirė zotėrisė sonė qė do tė jemi robėr tė faraonit”!

26 Qė prej asaj dite deri mė sot nė mbarė dheun e Egjiptit mbretit i jepet e pesta pjesė. Kėtė ligj e bėri Jozefi. Prej kėsaj ėshtė liruar vetėm toka e priftrinjve.

Vullneti i fundit i Jakobit

27 Izraelitėt, pra, ngulėn nė dheun e Egjiptit, nė krahinėn e Gesenit. E bėnė pronė tė vetėn. U shtuan dhe u shumuan pa masė. 28 Jakobi jetoi nė dheun e Egjiptit shtatėmbėdhjetė vjet. Tė gjithė vitet e jetės sė tij kapin njėqind e dyzet e shtatė vjet.

29 Kur pa se po i afrohet dita e vdekjes sė tij e thirri djalin e vet Jozefin dhe i tha: “Nėse kam gjetur hir para syve tė tu, shtjere dorėn tėnde nėn kofshėn time, tregohu me mua i dhimbshėm dhe besnik: mos mė varros nė Egjipt! 30 Kur tė shtrihem tė pushoj me etėrit e mi, mė ēo prej kėtij vendi dhe mė varros nė varrin e tė parėve tė mi”. Jozefi iu pėrgjigj: “Unė do tė bėj siē urdhėrove”. 31 E ai: “M’u pėrbeto ‑ tha ‑ mua”! Ai iu pėrbetua. Atėherė Izraeli u mbėshtet nė nėnkrejcė tė shtratit.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Pritja e faraonit