Kapitujt

Zanafilla: 31. Ikja e Jakobit

31

1 Jakobi, pasi mori vesh se bijtė e Labanit thonin: “Gjithēka pati ynė atė ia mori Jakobi dhe prej mallit tė babait tonė e mblodhi tė gjithė atė pasuri”, 2 pa edhe nė fytyrėn e Labanit, se nuk ishte mė ndaj tij si dje e pardje. 3 Edhe Zoti i tha Jakobit: “Kthehu nė dheun e tė parėve tė tu, nė vėllazėrinė tėnde, dhe unė do tė jem me ty”.

4 Jakobi ēoi e i thirri Rakelėn e Linė nė fushė, ku po ruante gjėnė, 5 dhe u tha: “Po shoh nga fytyra e babait tuaj se nuk ėshtė mė ndaj meje si mė parė. Hyji i tim eti qe me mua. 6 Po edhe ju vetė keni parė se i shėrbeva atit tuaj me tė gjitha fuqitė e mia. 7 E ati juaj luajti me mua dhe dhjetė herė ma ndėrroi pagėn, por, megjithatė, Hyji nuk e lejoi tė mė dėmtojė”. 8 Kur thoshte: “Bagėtitė e ngjyrėngjyrshme do tė jenė paga jote”, tė gjitha bėnin qengja tė larmė. Kur, pėrkundrazi, thoshte: “Tė frėcmet do tė jenė paga jote”, tė gjitha grigjat bėnin tė frėcme. 9 Hyji ia mori atit tuaj pasurinė dhe ma dha mua. 10 Njė herė, kur ishte koha e mbarėsimit, papritmas, pashė nė ėndėrr cjep kracana, lacana dhe me vija qė po ndėrzeheshin. 11 Engjėlli i Hyjit mė tha nė ėndėrr: “Jakob”. Unė i pėrgjigja: “Tek jam”! 12 Ai shtoi: “Ēoji sytė dhe shiko: tė gjithė cjeptė qė po ndėrzehen janė kracana, lacana e tė larmė. Pashė mirė gjithēka po tė bėn Labani. 13 Unė jam Hyji, Betel ku ti i ke shugururar gurngulurin dhe m’iu kushtove. Tani, pra, ēohu dhe dil nga ky vend dhe kthehu nė vendlindjen tėnde”.

14 Atėherė Rakela e Lia i pėrgjigjėn: “Vallė, a kemi ne mė pjesė dhe gjė pėr tė trashėguar nė shtėpinė e atit tonė? 15 Pse a nuk na mbajti si tė ishim tė huaja dhe a nuk na shiti e nuk e hėngri ēmimin tonė? 16 Po edhe e gjithė pasuria qė Hyji ia mori atit tonė, ėshtė jona dhe e bijve tanė: prandaj, bėj ashtu si tė ka urdhėruar Hyji”.

17 Atėherė Jakobi u ēua dhe i ngarkoi fėmijėt e vet dhe gratė e veta nė gamile. 18 Mori edhe tė gjitha grigjat e veta dhe mbarė pasurinė qė kishte fituar nė Padanaram dhe tfilloi pėr Kanaan tek Izaku, i ati i tij.

19 Nė atė kohė Labani kishte shkuar pėr tė qethur delet e Rakela i vodhi idhujt qė i pėrkitnin t’et. 20 Jakobi ia treti vėmendjen Labanit sa qė kėtij as qė i shkoi nė mendje se do tė iknin.

21 Kėshtu Jakobi iku me gjithēka kishte, e kaloi Lumin dhe u drejtua kah malet e Galaadit.

Labani e ndjek Jakobin

22 Tė tretėn ditė i lajmėruan Labanit se Jakobi kishte ikur. 23 Ky i mori me vete vėllezėrit e vet dhe e ndoq shtatė ditė. E zuri nė malin Galaad. 24 Por, Hyji erdhi te Labani Arameas natėn nė ėndėrr dhe i tha: “Ruaj se i thua gjė Jakobit”!

25 Jakobi e kishte ngulur ēadrėn e vet, kur edhe Labani, pasi e arriti me vėllezėrit e vet, po nė malin Galaad, e nguli edhe ai ēadrėn. 26 Atėherė i tha Jakobit: “Pėrse veprove kėshtu dhe mė gėnjeve dhe m’i more bijat e mia si t’i kishe fituar me shpatė? 27 Pėrse ike fshehurazi e mė gėnjeve pa mė treguar? Do tė kisha pėrcjellė me gėzim, me kėngė, me tupana e me lyra! 28 Nuk mė dhe mundėsi as t’i puth bijtė e bijat e mia. Veprove marrisht! Tani 29 unė e kam nė dorė tė tė bėj keq, por Hyji i babait tėndė mė tha dje: ‘Ruaj se i thua gjė Jakobit!’ 30 Ani, ike se tė ka marrė malli pėr shtėpinė e atit tėnd, por pse m’i vodhe idhujt e mi”?

31 Jakobi iu pėrgjigj: “Ika pse pata frikė! Mendoja mė vete se ndoshta do tė m’i marrėsh me dhunė bijat e tua. 32 E sa pėr hyjnitė e tua, kujtdo qė t’ia gjesh, ta paguajė me jetė! Nė praninė e tė afėrmve tanė kontrollo dhe gjithēka tė gjesh tek unė prej gjėrave tė tua, merre”! Jakobi nuk dinte nė tė vėrtetė se Rakela i kishte vjedhur idhujt shtėpiakė.

33 Atėherė Labani hyri nė ēadrėn e Jakobit e tė Lisė dhe tė dy shėrbėtoreve, por nuk gjeti gjė. Si doli prej ēadrės sė Lisė, hyri nė ēadrėn e Rakelės. 34 Ajo i kishte fshehur idhujt nė shalėn e deves dhe u ul mbi tė. T’et qė po kėrkonte mbarė ēadrėn dhe qė nuk gjeti asgjė 35 i tha: “Mos tė hidhėrohet imzoti, qė nuk po mund tė ngrihem nė kėmbė para teje, sepse jam ndėr ato tė grave”.

Ai kėrkoi, por nuk i gjeti idhujt.

36 I fyer prej hidhėrimit Jakobi atėherė shfreu kundėr Labanit: “Ēfarė faji apo ēfarė mėkati bėra qė po mė pėrndjek kėshtu, 37 sa s’mė le zhele pa pėshtjelluar? Ēka gjete prej gjithė asaj pasurie tė shtėpisė sate? Nxirre kėtu para syve tė vėllezėrve tė mi e tė tu dhe ata tė gjykojnė! 38 Ja, tani njėzet vjet jam te ti! Delet e tua dhe dhitė e tua nuk shtinė! Deshtė e grigjave tė tua nuk i hėngra! 39 As pėr tė ngrėnat nga bisha nuk ta solla shenjėn: gjithmonė ta kam paguar dėmin! Ēkado vidhej ditėn apo natėn, prej meje e kėrkoje! 40 Ditėn mė digjte vapa e natėn akulli! Gjumi mė ikte prej syve. 41 Kėshtu tė shėrbeva pėr njėzet vjet me radhė nė shtėpinė tėnde: katėrmbėdhjetė vjet pėr bijat e tua e gjashtė pėr grigjat e tua. Ti je ai qė ma ndėrrove pagėn dhjetė herė! 42 Po tė mos e kisha pasur pranė Hyjin e tim ati, Hyjin e Abrahamit, Tmerrin e Izakut, me siguri do tė mė kishe nisur lakuriq! Vuajtjet e mia dhe mundin e duarve tė mia, i pa Hyji dhe vendosi dje”!

Marrėveshja mes Jakobit e Labanit

43 Labani atėherė iu pėrgjigj: “Kėto bija janė bijat e mia, kėta bij janė bijtė e mi, kėto grigja janė grigjat e mia dhe gjithēka qė po sheh, janė tė miat. Ēfarė tė keqeje mund t’u bėj unė sot bijave tė mia dhe bijve tė tyre qė ato i lindėn? 44 Eja, pra, e tė lidhim besė unė e ti qė ta kemi njė dėshmi ndėrmjet nesh”.

45 Jakobi mori njė gur, e ngriti nė gurngulur, 46 dhe u tha vėllezėrve tė vet: “Mblidhni gurė”! Ata grumbulluan gurė dhe bėnė mogilė e hėngrėn bukė aty mbi tė. 47 Labani e quajti Jegarsahaduta (d. m. th. Mogila e dėshmitarit), kurse Jakobi Galed (secili sipas gjuhės sė vet). 48 Labani tha edhe: “Kjo mogilė le tė jetė sot dėshmitare e besės sė lidhur ndėrmjet meje e teje”, dhe prandaj u quajt Galed (d. m. th. Mogilė dėshmitare), 49 po edhe Masfa (d. m. th. Vėrojtore), sepse tha: “Le tė pėrgjojė Zoti ndėrmjet meje e teje, kur ne s`do ta shohim njėri ‑ tjetrin. 50 Nėse do t’i marrėsh me tė keq bijat e mia dhe nėse do tė marrėsh gra tė tjera pos tyre, edhe nė mos paēim asnjė njeri ndėrmjetės, dije mirė se Hyji ėshtė dėshmitar ndėrmjet meje e teje”. 51 Labani shtoi edhe i tha Jakobit: “Ja mogila dhe gurnguluri, tė cilin e ngula ndėrmjet meje e teje! 52 Kjo mogilė dhe guri do tė jenė dėshmitarė se unė nuk do ta kaloj kėtė mogilė pėr tė keq nė drejtimin tėnd dhe se as ti nuk do ta kalosh kėtė mogilė as kėtė gurė pėr tė keq ndaj meje. 53 Hyji i Abrahamit dhe Hyji i Nahorit le tė jenė gjykatėsit tonė”!

Edhe Jakobi u pėrbe me Tmerrin e tė atit Izakut.

54 Nė mal Jakobi kushtoi fli dhe i grishi vėllezėrit tė hanė bukė. Ata, pasi hėngrėn, natėn e kaluan nė mal.

55 Kurse Labani, u ngrit natėn i pėrshėndeti bijtė dhe bijat e veta dhe, pasi u dha bekimin, u kthye nė vendin e vet.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Ikja e Jakobit