Kapitujt

Zanafilla: 50. Salikimet e Jakobit

50

1 Jozefi ra mbi fytyrėn e tė atit, e qante dhe e puthte. 2 Atėherė u urdhėroi mjekėve qė i kishte nė shėrbim ta balsamojnė tė atin. 3 Ata, nė tė kryer tė urdhrit, kaluan dyzet ditė: kaq nė tė vėrtetė zgjat balsamimi i kufomave. Egjipti e qau shtatėdhjetė ditė.

4 Si kaloi koha e vajtimit, Jozefi foli me familjen e faraonit: “Nėse kam gjetur hir para syve tuaj, m’i thoni faraonit, 5 se im atė mė pėrbeu: ‘Ja po vdes: mė varros nė varrin tim qė e hapa pėr vete nė dheun e Kanaanit’, tė mė lejojė tė shkoj ta varros tim atė e do tė kthehem”. 6 Faraoni i tha: “Shko e varrose babain sikurse tė pėrbeu”.

7 Jozefi shkoi e me tė shkuan edhe tė gjithė shėrbėtorėt e faraonit, paranikėt e shtėpisė sė tij, tė gjithė paranikėt e dheut tė Egjiptit, 8 mbarė familja e Jozefit me vėllezėrit e tij, pa fėmijė, grigjė e lori, qė i lanė nė krahinėn Gesen. 9 Nė kėtė pėrcjellje pėrmortore pati karroca e kuaj dhe u bė njė turmė jo aq e vogėl. 10 Kur erdhėn nė Gorenhaatad (d. m. th. Lėmi i ferrave), qė ėshtė pėrtej Jordanit, aty kremtuan salikimet dhe bėnė njė gjėmė tė madhe e tė thekshme pėr shtatė ditė. 11 Kur e panė kėtė gjė banorėt e Kanaanit, thanė: “Qenka ky vaj i madh pėr egjiptianėt”! Prandaj edhe ai vend u quajt Abelmesraim (d. m. th. Vajtimi i Egjiptit).

12 Bijtė e Jakobit bėnė siē u qe urdhėruar. 13 E ēuan nė dheun e Kanaanit dhe e varrosėn nė shpellėn e Makpelės, qė e pati blerė Abrahami bashkė me arė pėr pronė varrezash prej Efron Heteut; pėrballė Mambresė. 14 Atėherė Jozefi u kthye nė Egjipt bashkė me vėllezėrit e vet dhe me tėrė pėrcjelljen, pasi e varrosėn tė atin.

Prej vdekjes sė Jakobit deri nė vdekje tė Jozefit

15 Pasi u vdiq baba vėllezėrit e Jozefit filluan tė tremben dhe i thanė njėri ‑ tjetrit: “Qė tė mos i kujtohet rastėsisht padrejtėsia qė e pėsoi dhe tė na e kthejė gjithė tė keqen qė ia bėmė”, 16 dėrguan t’i thonė: “Yt atė na urdhėroi, para se tė vdiste, 17 qė t’i themi kėto fjalė tė tija: ‘Po tė lutemi ta harrosh kobin e vėllezėrve tė tu, fajin dhe mėkatin e tyre, qė e bėnė kundėr teje’. Po edhe ne po tė lutemi, qė shėrbėtorėve tė Hyjit tė atit tėnd t’ua falėsh kėtė vepėr tė zezė”. Kur i dėgjoi kėto, Jozefi ia plasi vajit. 18 Erdhėn tek ai vėllezėrit e tij dhe, kryeulur pėrdhe, i thanė: “Jemi skllevėrit e tu”. 19 Ai u pėrgjigj: “Mos kini frikė! Vallė, a mund t’i kundėrshtojmė vullnetit tė Hyjit? 20 Ju njėmend ma menduat tė keqen, por Hyji e ktheu atė nė tė mirė qė tė mė lartėsojė, si po shihni se ndodhi me tė vėrtetė, dhe pėr tė shpėtuar njė popull tė madh. 21 Mos druani! Unė do tė kujdesem pėr ju dhe pėr fėmijėt tuaj”. Dhe i ngushėlloi me fjalė tė ėmbla e tė buta.

22 Jozefi banoi nė Egjipt me mbarė familjen e tij dhe familjen e t’et. Jetoi njėqind e dhjetė vjet 23 dhe i mbėrriti bijtė e Efraimit deri nė tė tretin brez. Po edhe bijtė e Mahirit, birit tė Manaseut, lindėn nė prehrin e Jozefit.

24 Pas kėtyre ngjarjeve, Jozefi u tha vėllezėrve: “Pas vdekjes sime Hyji do tė vijė me siguri t’ju vizitojė dhe do t’ju mundėsojė tė dilni prej ketij dheu e tė shkoni nė dheun qė ua premtoi me betim Abrahamit, Izakut e Jakobit.” 25 Pasi i pėrbeu ata dhe u tha: “Hyji do t’ju vijė pėrnjėmend nė takim... atėherė m’i merrni me vete eshtrat prej kėtij vendi”, 26 e vdiq. I kishte mbushur njėqind e dhjetė vjet jete. Trupi i tij qe balsamuar dhe vendosur nė njė sarkofag nė Egjipt.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Salikimet e Jakobit