Kapitujt

Zanafilla: 13. Ndarja e Abramit dhe e Lotit

13

1 Abrami prej Egjiptit u kthye nė Nageb e bashkė me tė edhe gruaja e tij me gjithė ē’kishte dhe Loti. 2 Abrami ishte shumė i pasur. Kishte bagėti, argjend dhe ar. 3 Pastaj prej zemėrimie nė zemėrimiė, prej Nagebit shkoi nė Betel, deri nė atė vend ku mė parė kishte ngulur ēadrėn ndėrmjet Betelit e Hajit, 4 nė vendin e lterit qė kishte ndėrtuar mė parė dhe aty e thirri nė ndihmė emrin e Zotit.

5 Por edhe Loti, qė e pėrcillte Abramin, kishte shumė grigja delesh dhe shumė gjedhe e ēadra: 6 sikur tė jetonin bashkė, as vendi nuk mund t’i zinte: sepse kishin gjė tė madhe e nuk mund tė jetonin bashkė. 7 Kėndej edhe shpėrtheu grindja ndėrmjet barinjve tė grigjave tė Abramit me barinjtė e grigjave tė Lotit. Aso kohe nė atė vend jetonin kanaanėt e ferezenjtė.

8 Prandaj, Abrami i tha Lotit:

“Tė lutem, tė mos grindemi unė e ti ndėr veti, tė pushojnė grindjet ndėrmjet barinjve tė mi e barinjve tė tu: sepse jemi vėllezėr!  

9 A nuk e ke parasysh tėrė kėtė vend? Ndahu prej meje, po tė lutem! Nėse ti do tė shkosh nė tė majtėn, unė do tė marr tė djathtėn; nėse ti do tė zgjedhėsh tė djathtėn, unė do tė shkoj nė tė majtėn”.

10 Loti i ēoi sytė dhe shikoi e pa se krejt lugina e Jordanit, qė e tėra ujitej ‑ para se Zoti ta shpartallonte Sodomėn e Gomorrėn ‑ ishte si kopshti i Zotit dhe si Egjipti, deri nė Segor. 11 Loti e zgjodhi pėr vete mbarė krahinėn e Jordanit dhe shkoi nė lindje; kėshtu u ndanė njėri prej tjetrit.

12 Abrami jetoi nė dheun e Kanaanit, kurse Loti zuri vend nė qytete tė luginės sė Jordanit dhe ēoi ēadrat deri nė Sodomė.

13 Sodomasit ishin njerėz shumė tė kėqij dhe mėkatarė tė mėdhenj para Zotit.

14 Zoti i tha Abramit, pasi Loti u nda nga ai: “Ēoji sytė e tu dhe nga vendi ku je tani, shiko drejt kah veriu e jugu e drejt kah lindja e perėndimi: 15 Krejt tokėn qė po e sheh, do ta jap ty dhe farės sate pėr jetė e mot. 16 Farėn tėnde do ta shtoj porsi pluhurin e tokės: ai qė do tė mund ta numėrojė pluhurin e tokės, ai do ta numėrojė edhe farėn tėnde. 17 Ēohu dhe bjeri tokės pėr sė gjati dhe pėr sė gjeri, sepse do ta jap ty”. 18 Abrami e ēoi ēadrėn e vet e erdhi dhe e nguli te Qarret Mambre, qė janė nė Hebron. Aty e ndėrtoi njė lter nė nder tė Zotit.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Ndarja e Abramit dhe e Lotit