Kapitujt

Zanafilla: 34. Ēnderimi i bėrė Dinės

34

1 Dina, bija e Lisė qė ia lindi Jakobit, doli pėr t’i parė vajzat e vendit. 2 Kur e pa Sikemi, biri i Hemor Heveut, prijėsit tė atij vendi, i lakmoi dhe e grabiti. Ai edhe e dhunoi Dinėn. 3 Shpirti i tij u ngjit pėr tė dhe e dashuroi. I fliste pėrzemėrsisht pėr ta pajtuar. 4 Atėherė i tha Hemorit, tė atit: “Ma merr kėtė vajzė pėr grua”!

5 Jakobi, kur mori vesh se ia kishte dhunuar Dinėn, tė bijėn, ndėrsa tė bijtė ishin larg nė kullota tė bagėtive, heshti derisa tė kthehen ata.

6 Erdhi Hemori, i ati i Sikemit, pėr tė biseduar me Jakobin, 7 dhe ja, ia bėhen edhe bijtė e Jakobit prej fushės. Kur dėgjuan se ēka kishte ngjarė, u prishėn dhe u hidhėruan pėr sė tepėrmi, sepse kishte bėrė njė punė ēnderuese tė madhe kundėr Izraelit dhe, duke dhunuar bijėn e Jakobit, kishte bėrė vepėr tė turpshme.

8 Atėherė Hemori foli me ta e tha: “Sikemi, im bir, ėshtė i dhėnė me gjithė shpirt pas vajzės tuaj. Jepjani pėr grua. 9 Madje tė lidhemi me njėri-tjetrin me anė tė martesave: bijat tuaja na i jepni neve e ju merrni tonat. 10 Banoni me ne dhe vendi pėr ju do tė jetė i hapur: banoni nė tė, qarkulloni lirisht, mund tė bėni prona”. 11 Po edhe Sikemi iu drejtua t’et dhe vėllezėrve tė vajzės: “Vetėm tė pajtohem me ju dhe do t’ju jap ēka tė mė kėrkoni. 12 Ma shtoni shumė pagėn e fejesės dhe dhuntinė, do tė paguaj me ėndje ēka tė kėrkoni. Vetėm ma jepni kėtė vajzė pėr grua”.

13 Bijtė e Jakobit i pėrgjigjėn Sikemit dhe Hemorit, tė tij, jo pa dredhi pėr shkak tė dhunimit tė motrės: 14 “Nuk mund tė bėjmė ēka kėrkoni: t’ia japin motrėn tonė njė tė parreth‑ preri: kjo do tė ishte njė poshtėrsi e madhe pėr ne. 15 Vetėm kėshtu mund tė pranojmė: nėse doni tė bėheni si ne, le tė rrethpritet ēdo mashkull i juaji. 16 Vetėm atėherė do t’ju japim bijat tona e do t’ju marrim bijat tuaja, do tė jetojmė bashkė me ju dhe do tė bėhemi njė popull i vetėm. 17 Nėse nuk doni tė rrethpriteni, do ta marrim vajzėn tonė dhe do tė largohemi”.

18 Hemorit dhe Sikemit, birit tė tij, u pėlqeu propozimi i tyre. 19 Djaloshi as qė donte ta shtyjė aspak tė kryhej atė qė ata kėrkonin, sepse e donte pėr sė tepėrmi bijėn e Jakobit, e nė anėn tjetėr, ishte ndėr mė tė rėndėsishmit e shtėpisė sė tij.

20 Ata shkuan te dera e qytetit. Hemori e Sikemi, biri i tij, folėn me burrat e qytetit tė tyre. U thanė: 21 “Kėta njerėz janė tė paqtė me ne. Le tė qėndrojnė nė tokėn tonė dhe le ta qarkullojnė; ka mjaft vend pėr ta. Vajzat e tyre do t’i marrim pėr gra dhe tonat do t’ua japim atyre. 22 Porse ata pranojnė tė bėjnė marrėveshje me ne, tė qėndrojnė me ne dhe tė bėhemi njė popull: nėse edhe ne i rrethpresim tė gjithė meshkujt tanė si ata. 23 Kėshtu bagėtitė, pasuria e tyre, e gjithė gjėja e gjallė e tyre do tė jetė jona. T’jau plotėsojmė, pra, kėtė kėrkesė dhe do tė banojnė ndėr ne”!

24 Tė gjithė ata qė mund tė dilnin te dera e qytetit pranuan dhe i rrethprenė tė gjithė meshkujt.

Hakmarrja e Simonit dhe e Levit

25 Por, ē’ndodhi se!... Tė tretėn ditė, kur dhembjet janė mė tė mėdha, dy bijtė e Jakobit ‑ vėllezėrit e Dinės, Simoni dhe Levi, morėn shpatat dhe hynė pa farė frike nė qytet. Kėta i prenė tė gjithė meshkujt, 26 gjithashtu edhe Hemorin dhe Sikemin dhe e morėn prej shtėpisė sė Sikemit Dinėn, motrėn e vet.

27 Bijtė e Jakobit t’u lėshuan mbi kufoma dhe e plaēkitėn qytetin nė hakmarrjė pėr pėrdhunim. 28 I morėn bagėtitė e imėta e tė trasha, gomarė dhe gjithēka kishin nė qytet e nė fushė. 29 Morėn gjithēka kishin pasur. Fėmijėt e gratė e tyre i morėn skllevėr dhe plaēkitėn gjithēka gjetėn nėpėr shtėpi.

30 Atėherė Jakobi u tha Simonit e Levit: “Mė qitėt nė sherr! Bėtė tė mė urrejnė banorėt e kėtij vendi, kananenjtė e ferezenjtė. Ne jemi pak. Nėse ata bashkohen e mė sulmojnė, do tė mė qesin faret mua dhe shtėpinė time”. 31 Ata pėrgjigjėn: “A u desh ta shpėrdorojnė motrėn tonė si tė ishte lavire”?

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Ēnderimi i bėrė Dinės