Kapitujt

Zanafilla: 15. Premtimi dhe besėlidhja

15

1 Pas kėtyre ngjarjeve, fjala e Zotit i qe drejtuar Abramit nė njė vegim. I tha: “Abram, mos ki frikė! Unė jam mbrojtėsi yt! Shpėrblimi yt do tė jetė shumė i madh”!

2 Abrami u pėrgjigj: “O Zot, Hyj, ē’mė duhen dhuratat e tua, pasi shkoj i shuar pa pasardhės dhe trashėgimtari i shtėpisė sime do tė jetė Eliezeri prej Damaskut”. 3 Dhe Abrami vazhdoi: “Ja, po sheh se nuk mė dhe pasardhės dhe ja, njė rob i shtėpisė do tė mė trashėgojė”. 4 Atėherė Zoti i tha kėto fjalė: “Ky nuk do tė jetė, trashėgimtari yt do tė jetė pinjolli yt qė do tė rrjedhė prej teje”. 5 Zoti e bėri tė dalė jashtė dhe i tha: “Shikoje qiellin dhe numėroji yjet, po munde”! Dhe shtoi: “Tė tillė do tė jenė trashėgimtarėt e tu”. 6 Abrami i besoi Zotit dhe iu ēmua pėr drejtėsi.

7 I tha edhe: “Unė jam Zoti qė tė nxora nga Uri i Kaldesė pėr ta dhėnė kėtė tokė pronė”. 8 Abrami i tha: “O Zot, Hyj, nga mund ta di se ajo do tė jetė prona ime”. 9 Zoti u pėrgjigj: “Ma gjej njė mėshtjerrė tri vjeēe dhe njė dash tri vjeē, njė turtull dhe njė pėllumb”. 10 Abrami i mori kėto tė gjitha dhe i preu pėr mjedis dhe secilėn prej gjysmave e vendosi pėrballė njėrėn tjetrės. Shpendėt nuk i preu. 11 Shpendėt grabitqarė lėshoheshin mbi kufoma, por Abrami i dėbonte.

12 Nė tė perėnduar tė dielli, Abramin e lodhi gjumi dhe, ja, e kaploi njė tmerr i madh dhe e mbėshtolli njė errėsirė e dendur. 13 I qe thėnė: “Dije mirė qė tani se pasardhėsit e tu do tė jetojnė nė njė vend tė huaj dhe atje do t’i bėjnė skllevėr dhe do t’i shtypin e mundojnė plot katėrqind vjet. 14 Pėrnjėmend, popullin, tė cilit do t’i shėrbejnė, unė do ta gjykoj dhe, sė fundi, ata do tė dalin me pasuri tė madhe. 15 Ti do tė shkosh tek etėrit e tu nė paqe, i varrosur nė pleqėri tė thellė. 16 Nė tė katėrtin brez, pasardhėsit e tu do tė kthehen kėtu: sepse ende nuk janė mbushur keqbėrėsitė e amorrenjve.

17 Kur perėndoi dielli, u bė njė terr i zi, u duk njė tangar i ndezur dhe flakadani i pėrshkoi ato pjesė.

18 Atė ditė Zoti lidhi kėtė besėlidhje me Abramin:

“Kėtė tokė do t’ia jap farės sate

prej lumit tė Egjiptit

deri nė Lumin e madh ‑ Eufrat:

19 cinenjtė e cenezenjtė, cedmonenjtė

20 hetenjtė, ferezenjtė dhe rafaimėt,

21 amorrenjtė, kananenjtė, gergezenjtė e jebusenjtė”.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Premtimi dhe besėlidhja