Kapitujt

Zanafilla: 27. Jakobi e merr me dredhi bekimin e Izakut

27

1 Izaku u plak. Sytė iu errėsuan dhe nuk mund tė shihte mė.

E thirri djalin e vet tė madh, Ezaun, dhe i tha: “Biro”! Ai iu pėrgjigj: “Urdhėro”! 2 E vazhdoi: “Ti po sheh ‑ i tha ‑ se jam plakur. Nuk e di kur mė vjen vdekja. 3 Merri, pra, armėt e tua: kukurrėn dhe harkun e dil nė gjah. Dhe, si tė zėsh gjė, 4 mė pėrgatit ushqim siē e di se mė pėlqen dhe ma sill ta ha qė tė tė bekoj para se tė vdes”.

5 Mirėpo, Rebeka e kishte dėgjuar Izakun duke folur me Ezaun, birin e vet. Doli, pra, Ezau pėr gjah nė fushė pėr tė vrarė ndonjė kafshė tė egėr e pėr ta sjellė. 6 Rebeka i tha Jakobit, birit tė vet: “Ja, e dėgjova tėt atė qė po fliste me vėllanė tėnd dhe po i thoshte: 7 Ma sill gjahun tėnd dhe mė pėrgatit ushqim qė tė ha dhe tė bekoj nė praninė Zotit, para se tė vdes”. 8 Tani, pra, biri im, dėgjo ēka po tė urdhėroj. 9 Shko nė grigjė dhe m’i sill dy edha tė mirė qė t’i pėrgatis tėt eti prej tyre hajet qė i ha me ėndje. 10 Pasi t’ia kesh sjellė tėt eti e t’i ketė ngrėnė, ta japė bekimin para se tė vdesė”.

11 Ai iu pėrgjigj: “Ti e di se im vėlla Ezau ėshtė leshatak, kurse unė nuk jam leshatak. 12 Nėse mė prek im atė e i kujtohet, kam frikė se mendon se desha tė gėnjej e nė vend tė bekimit, i ngarkoj vetes mallkimin”.

13 Nėna iu pėrgjigj: “Mė rėntė mua ‑ tha ‑ ai mallkim, biri im, por vetėm ti mė dėgjo, shko e sill ēka tė kėrkova”.

14 Ai shkoi, i solli dhe ia dha nėnės. Ajo i pėrgatiti hajet ashtu si e dinte se i pėlqenin babait tė tij. 15 Dhe me petkat shumė tė mira tė Ezaut, qė i kishte nė shtėpi, e veshi Jakobin, 16 me lėkura tė edhave ia mbėshtolli duart dhe pjesėn e shogėt tė qafės. 17 Jakobit, djalit tė vet, ia dha nė dorė ushqimin shumė te shijshėm dhe bukėt qė kishte pėrgatitur.

18 Ky, si hyri tek i ati, tha: “Im atė”! Ai u pėrgjigj: “Oj! Kush je ti, biri im”? 19 Jakobi iu pėrgjigj tė atit: “Jam Ezau, djali yt i madh. Bėra siē mė the. Ēohu, kthehu nė tryezė e ha prej gjahut tim qė tė mė bekosh.” 20 Izaku i tha pėrsėri tė birit: “Si ‑ tha ‑ aq shpejt munde tė gjesh, biri im”? Ai iu pėrgjigj: “Vullneti i Zotit, Hyjit tėnd, bėri qė tė mė takojė”.

21 Por, Izaku i tha: “Afrohu kėtu qė tė tė prek, biri im, qė ta di a je ti biri im Ezau apo jo”. 22 Ai u afrua tek i ati dhe, pasi e preku, Izaku tha: “Zėri ėshtė zėri i Jakobit, por duart, duart janė tė Ezaut”. 23 Dhe nuk e njohi, sepse duart ishin leshatake si ato tė djalit tė madh. Prandaj edhe e bekoi.

24 Tha: “A je ti biri im Ezau”? U pėrgjigj: “Unė jam”.

25 Atėherė ai: “Mė jep ‑ tha ‑ tė ha prej gjahut tėnd, biri im, dhe tė tė bekojė shpirti im”. I dha dhe ai hėngri. I solli edhe verė. Kur e piu, 26 Ezaut i tha i ati: “Afrohu e mė puth, biri im”! 27 U afrua dhe e puthi. Posa e dėgjoi erėn e mirė tė petkave tė tija, i dha bekimin me kėto fjalė:

“Ah! Ē’erė e kėndshme e djalit tim,

porsi era e fushės pjellore

qė e bekoi Zoti ynė!

28 Tė dhėntė Perėndia,

bashkė me vesėn e qiellit

e me tokė tė pėlleshme,

begati drithi e vere.

29 Tė shėrbefshin popujt,

para teje u pėrkulshin fiset!

Ji zotėria i vėllezėrve tė tu,

para teje u pėrkulshin bijtė e nėnės sate!

Qoftė mallkuar kush tė mallkoftė ty,

qoftė bekuar kush tė bekoftė ty”!

30 Posa Izaku i kishte dhėnė bekimin Jakobit dhe, posa Jakobi u largua nga i ati, ia arriti Ezau, vėllai i tij 31 dhe, si i pėrgatiti ushqimet, ai solli tė atit e tha: “Ēohu, babai im, dhe ha nga gjahu i birit tėnd, qė tė mė bekojė shpirti yt”. 32 Izaku, i ati i tij i tha: “Pse kush je ti”? Ai iu pėrgjigj: “Unė jam i parėlinduri, biri yt Ezau”. 33 Izaku u dridh si thupra nė ujė nga habia e jashtėzakonshme dhe tha: “Kush ėshtė, pra, ai qė, pasi e zuri gjahun, ma solli dhe hėngra prej tė gjithave para sė tė vije ti? Unė i dhashė bekimin dhe ai do tė jetė i bekuar”.

34 Kur Ezau i dėgjoi fjalėt e tė atit, i shpėrthyen gjėmė tė forta e jashtėzakonisht tė hidhura dhe i tha tė atit: “Ma jep bekimin edhe mua, im atė”! 35 Ai iu pėrgjigj: “Erdhi me dredhi yt vėlla dhe ta mori bekimin”. 36 Por, ai shtoi: “Ju vu me tė drejtė emri Jakob! Ja, mė hoq dredhi, pėr herė tė dytė! Herėn e parė m’i mori tė drejtat e parėlindėsisė, kurse tani ‑ herėn e dytė ‑ ma mori bekimin qė mė pėrkiste mua”!

Dhe shtoi: “A thua nuk e ruajte ndonjė bekim pėr mua”? 37 Izaku u pėrgjigj: “Ja, unė e bėra zotėrinė tėnd dhe tė gjithė vėllezėrit e tij ia bėra shėrbėtorė. Atė e sigurova me drithė e me verė. E pas kėtyre, biri im, ēka tė bėj tjetėr pėr ty?” 38 Ezau i tha t’et: “Po a nuk e ke, ati im, sė paku njė bekim tė vetėm pėr mua? Po tė lutem, ma jep bekimin edhe mua”! Dhe, pasi dėneste mė gjėmė, 39 Izaku, i mallėngjyer, i tha:

“Qe Ja, larg tokės pjellore

do ta ngulėsh banimin

dhe larg nga vesa qė bie prej qiellit.

40 Do tė jetosh nga shpata jote

dhe do t’i shėrbesh vėllait tėnd.

Por do tė vijė koha kur tė ngrihesh

do ta heqėsh zgjedhėn e tij nga qafa jote”.

41 Ezau e urrente Jakobin pėr shkak tė bekimit tė cilin ia dha i ati. Tha nė zemrėn e vet: “Po afrohet koha e zisė pėr tim atė, atėherė do ta vras tim vėlla, Jakobin”. 42 Rebeka qe vėnė nė dijeni rreth synimeve tė Ezaut, djalit tė saj tė madh. Ajo ēoi dhe e thirri Jakobin, djalin e vet tė voglin dhe i tha: “Ja, Ezau, vėllai yt, kėrcėnohet se do tė tė vrasė. 43 Prandaj, biri im, mė dėgjo: ēohu dhe ik te Labani, im vėlla, nė Karran. 44 Rri me tė pėr ca ditė derisa t`i pushojė zemėrimi vėllait tėnd. 45 Kur t’i shkojė hidhėrimi e tė harrojė ēka i bėre, atėherė do tė ēoj tė tė marr prej andej. Pėrse tė mbetem nė tė njėjtėn ditė pa tė dy djemtė”?

Izaku e dėrgon Jakobin te Labani

46 Atėherė Rebeka i tha edhe Izakut: “Mė ėshtė neveritur edhe jeta ime pėr shkak tė kėtyre bijave tė Hetit. Nėse edhe Jakobi merr pėr grua ndonjė prej bijave hetite, siē janė kėto, bijat e kėtij vendi, s’kam pse tė jetoj”.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Jakobi e merr me dredhi bekimin e Izakut