Kapitujt

Zanafilla: 41. Ėndrrat e faraonit

41

1 Pas dy vjetėsh faraoni pa ėndėrr. I dukej se po gjendej nė breg tė lumit, 2 prej tė cilit po dilnin shtatė lopė tė bukura dhe tė majme e po kullosnin nėpėr kėnetė. 3 Pas tyre dilnin shtatė tė tjera prej lumit, tė ndyta dhe tė shemtuara dhe qėndronin nė bregun e lumit. 4 Kėto i pėrlanė shtatė lopėt e bukura dhe tė majme. Dhe faraonit i doli gjumi.

5 E zuri gjumi pėrsėri dhe pa njė ėndėrr tjetėr. Shtatė kallinj ngallitnin mbi njė kėrcyell. Ishin kallinj tė plotė e tė bukur. 6 Po aq kallinj ngallitnin tė zbrazėt dhe tė djegur prej erės sė ngrohtė, 7 dhe e pėrpinė mbarė bukurinė e kallinjve tė parė. Faraonit i doli gjumi dhe, ja ishte ėndėrr!

8 Nė mėngjes ishte shumė i trazuar nė shpirt dhe i thirri tė gjithė sa ishin dijėsit dhe dijetarėt e Egjiptit. Faraoni i grishi dhe u tregoi ėndrrėn, por nuk dinin ta shtjellonin. 9 Atėherė kryetari i kuptarėve u kujtua dhe tha: “Po e rrėfej njė lėshim timin. 10 Njė herė, kur u hidhėrua mbreti me shėrbėtorėt e vet, dha urdhėr tė mė hedhin nė burg mua dhe kryemjeshtrin e furrtarėve nė burgun e kryetarit tė rojeve. 11 Po aty, ne tė dy, po nė njė natė tė vetme, pamė nga njė ėndėrr dhe secila prej ėndrrave kishte vėshtrimin e vet tė veēantė qė kishte tė bėnte me tė ardhmen. 12 Aty ishte me ne edhe njė djalosh hebre, shėrbėtor i kryetarit tė rojeve. Kėtij ia treguam ėndrrat. 13 Ashtu si na i shpjegoi ashtu edhe na ndodhi. Mua vėrtet mė kthyen nė detyrėn time, kurse atė e varėn”.

14 Atėherė faraoni ēoi dhe e thirri Jozefin. E nxorėn me tė shpejtė nga burgu, e qethėn, ia ndėrruan petkat dhe e sollėn para faraonit. 15 Faraoni i tha: “Kam parė ėndrra, por s’ka kush tė m’i shtjellojė. Po mė thonė se ti, kur ta dėgjosh ėndrrėn, je nė gjendje ta shtjellosh”. 16 Jozefi iu pėrgjigj: “Po edhe pa mua, Hyji do tė dijė t’ia japė faraonit njė pėrgjigje shpėtimprurėse”!

17 Pra, faraoni tregoi ēfarė kishte parė: “Mė dukej se po qėndroja nė bregun e lumit. 18 Dhe ja, prej lumit dolėn shtatė lopė ashtu sa s’ka tė bukura, plot mish e dhjamė e po kullosnin gjelbėrim nė kėnetė. 19 Por, ja, i ndoqėn shtatė lopė tė tjera dhe aq ishin tė shemtuara e tė ligshta, sa qė tė tilla kurrė s’kam parė nė dheun e Egjiptit. 20 Kėto edhe pasi i pėrpinė dhe i hėngrėn tė parat, 21 nuk dhanė asnjė shenjė se u nginė, sepse dukeshin njėsoj tė ligshta dhe tė shemtuara. Mė doli gjumi, por mė zuri pėrsėri 22 dhe pashė ėndėrr: Shtatė kallinj ngallitnin mbi njė kėrcyell: ishin tė plotė e tepėr tė bukur. 23 Po prej njė kėrcyelli lenė edhe shtatė kallinj tė tjerė tė zbrazėt dhe tė djegur nga era djegėse. 24 Po edhe kėta e pėrlanė bukurinė e tė parėve. Ua tregova ėndrrėn shtjelluesve, por askush nuk qe nė gjendje tė ma shtjellojė”.

25 Jozefi u pėrgjigj: “Ėndrra e mbretit ėshtė njė ėndėrr e vetme. Hyji e vė nė dijeni faraonin ēka mendon tė bėjė. 26 Shtatė lopėt e bukura dhe shtatė kallinjtė e plotė, janė shtatė vjet tė begatshme: s’ėshtė, por njė ėndėrr e vetme. 27 Po edhe shtatė lopėt e ligshta dhe tė shemtuara, qė dolėn pas atyre, si dhe shtatė kallinjtė e zbrazėt dhe tė djegur prej erės djegėse, janė shtatė vjet tė urise qė do tė vijė. 28 Dhe, ja, si do tė ndodhė: 29 njė herė do tė vijnė shtatė vjet prodhimtarie tė madhe nė mbarė dheun e Egjiptit. 30 Kėta do t’i ndjekin shtatė vjet tė tjera tė njė paprodhimtarie tė tillė buke, sa qė do tė harrohet krejtėsisht e tėrė bagatia e mėparshme. Zia e bukės do ta shkretojė mbarė dheun, 31 dhe do ta zhdukė begatinė e madhe, zia e madhe. 32 E pasi e pe tė dytėn herė ėndrrėn qė ka po tė njėjtin kuptim, ėshtė shenja se Hyji e ka caktuar dhe se nuk do tė vonojė ta ēojė nė vend.

33 Prandaj faraoni tė kujdeset tė gjejė njė njeri tė menēur e tė dijshėm dhe ta vėrė prijės mbi mbarė dheun e Egjiptit. 34 Tė vėrė gjithashtu prijės pėr ēdo krahinė dhe tė mbledhė nė drithnikė tė pestėn pjesė tė prodhimeve tė shtatė vjetėve tė begatisė 35 qė do tė vijnė. Tėrė gruri tė vihet nė pushtetin e faraonit dhe tė ruhet nė qytete. 36 Le tė bėhen gati pėr shtatė vjetėt e urisė sė ardhshme qė do tė rėndojė mbi Egjipt e kėshtu nuk do tė shkretohet dheu prej urisė”.

Lartėsimi i Jozefit

37 Shtjellimi i pėlqeu faraonit dhe tė gjithė shėrbėtorėve tė tij. 38 Faraoni u tha: “Vallė, a mund ta gjejmė njė njeri porsi ky qė tė jetė plot me Shpirtin e Hyjit”? 39 Prandaj, i tha Jozefit: “Pasi Hyji t’i tregoi gjithė ēka the, a thua mund ta gjej njė njeri mė tė menēur ose tė ngjashėm me ty? 40 Ti do tė jesh mbi gjithė shtėpinė time, dhe urdhrave tė tu do t’u bindet mbarė populli im. Mė i madh se ti do tė jem unė vetėm pėr sa i pėrket fronit tė mbretėrisė.” 41 Faraoni i tha pėrsėri Jozefit: “Shiko! Po tė vė nė krye tė mbarė dheut tė Egjiptit”!

42 Atėherė e hoq unazėn prej gishtit tė vet dhe ia vuri nė gisht Jozefit. E veshi me petk tė bukur dhe nė fyt ia vuri vargjet e arit. 43

Endej ai me karrocė si zėvendėsi i faraonit, ndėrkaq, para tij klithnin: “Abrek!” qė tė gjithė tė binin para tij nė gjunjė dhe ta dinin se ishte prijėsi i mbarė dheut tė Egjiptit.

44 Mbreti i tha edhe kėtė Jozefit: “Unė jam faraoni, por pa lejen tėnde, askush nė dheun e Egjiptit, nuk do tė luajė as dorė as kėmbė”. 45 Ai edhe ia ndėrroi emrin dhe e quajti nė gjuhėn egjiptianė Safanet Fanek (qė pėrkthehet Shpėtimtari i botės) dhe ia dha pėr grua Asenetėn, bijėn e Putifarit, priftit tė Heliopolit.

Jozefi doli nėpėr mbarė dheun e Egjiptit ‑ 46 kishte tridhjetė vjet kur iu paraqit faraonit mbretit tė Egjiptit. E duke u larguar prej faraonit, i ra fund e krye dheut tė Egjiptit.

47 Erdhi begatia e shtatė vjetėve, e Jozefi, pėr ato shtatė vjet i mblodh tė gjitha prodhimet bujqėsore nė drithnikė tė Egjiptit, 48 duke i venduar nė ēdo qytet drithėrat e fushave tė rrethit. 49 Dhe, vėrtet, qe njė begati shumė e madhe drithėrash sa qė tė mund tė krahasohet me rėrėn e detit dhe aq shumė qe sa qė mė s’mundi tė matet.

Bijtė e Jozefit

50 Para se tė fillonte uria, Jozefit i lindėn dy djem prej Asenetės, bijės sė Putifarit, priftit tė Heliopolit. 51 Tė parėlindurit ia ngjiti emrin Manase. Tha: “Perėndia deshi t’i harroj tė gjitha mundimet e mia dhe shtėpinė e tim ati.” 52 Djalit tė dytė ia ngjiti emrin Efraim. Tha: “Perėndia deshi e mė shtoi nė dheun e mjerimit tim”.

53 Kėshtu, si kaluan shtatė vjetėt e begatisė qė ishin nė Egjipt, 54 nisėn tė vijnė shtatė vjetėt e urisė qė i kishte parakallėzuar Jozefi. Mbarė botėn e kapi uria, kurse nė dheun e Egjiptit kishte bukė. 55 Por, kur mbaroi buka, populli me zė tė madh kėrkoi bukė prej faraonit, ai u pėrgjigj: “Shkoni te Jozefi dhe bėni ashtu si t’ju thotė ai”! 56 Uria u pėrhap nė mbarė dheun e Egjiptin. Jozefi i hapi tė gjithė drithnikėt dhe egjiptianėt i furnizoi me drithė, sepse edhe ata i kishte kapur uria. 57 Njerėzit vinin nga tė gjitha vendet nė dheun e Egjiptit pėr tė blerė ushqime te Jozefi, sepse skamja e bukės e kishte ngushtuar mbarė dheun.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Ėndrrat e faraonit