Kapitujt

Zanafilla: 37. Jozefi dhe vėllezėrit e tij

37

1 Jakobi nguli banimin nė dheun e Kanaanit, nėpėr tė cilin zemėrimionte i ati i tij.

IV. HISTORIA E JOZEFIT

Jozefi dhe vėllezėrit e tij

2 Ja, historia e trashėgimisė sė Jakobit.

Jozefi, kur ishte shtatėmbėdhjetėvjeē, ruante grigjėn e t’et bashkė me vėllezėrit e vet. Jozefi ishte ende i ri e shkonte me bijtė e Bilhės dhe tė Zelfės, gratė e t’et. Jozefi i tregoi t’et pėr zėrin e tyre tė keq. 3 Izraeli e donte Jozefin mbi tė gjithė djemtė e tjerė, sepse e kishte fėmijė tė pleqėrisė. Ai ia punoi njė petk deri nė fund tė kėmbėve. 4 Duke parė vėllezėrit e tij se i ati e donte mė tepėr se tė gjithė bijtė e tjerė, ia morėn aq mėri dhe nuk mundnin t’i flisnin mė njerėzisht.

5 Jozefi pa njė ėndėrr dhe ua tregoi vėllezėrve. Kjo shkaktoi ta urrenin edhe mė zi. 6 Ai u tha: “Dėgjojeni ėndrrėn qė pashė. 7 Mė dukej se po lidhnim dorėza gruri nė arė. Mė dukej se dorėza ime ngrihej e qėndronte ngulur, kurse dorėzat tuaja pėrkuleshin rreth e rreth me nderim ndaj dorėzės sime. 8 Vėllezėrit i pėrgjigjėn: “A mos do tė bėhesh mbreti ynė? A thua do t’i nėnshtrohemi sundimit tėnd”? E pėr shkak tė ėndrrave dhe tė fjalėve tė tija e urrenin edhe mė tepėr.

9 Pa edhe njė ėndėrr tjetėr. Edhe kėtė ua tregoi vėllezėrve dhe u tha: “Pashė nė ėndėrr se dielli, hėna dhe njėmbėdhjetė yje po mė adhuronin”. 10 Kur kėtė ėndėrr ia tregoi t’et dhe vėllezėrve, i ati i bėrtiti dhe i tha : “Ēfarė do tė thotė kjo ėndėrr qė paske parė? A thua unė, nėna jote dhe vėllezėrit e tu do tė tė adhurojmė me fytyrė pėr dhe”?!

11 Pėr kėtė vėllezėrit e tij ia kishin smirė, kurse i ati nė heshtje e bluante me mend kėtė ngjarje.

Jozefi shitet prej vėllezėrve

12 Vėllezėrit e tij shkuan nė Sikem pėr tė kullotur grigjat e t’et. 13 Izraeli i tha Jozefit: “Vėllezėrit e tu po kullotin berret nė Sikem. Ēohu e shko tek ata”! Ky iu pėrgjigj: 14 “Po, si jo”! E Izraeli shtoi: “Shko e shih a janė mirė vėllezėrit dhe gjėja e gjallė dhe mė trego si janė punėt”.

Jozefi i dėrguar prej luginės sė Hebronit erdhi nė Sikem. 15 Atje e gjeti njė njeri, ndėrsa ky po i kėrkonte nėpėr fushė dhe e pyeti ēka po kėrkonte. 16 Jozefi iu pėrgjigj: “Po kėrkoj vėllezėrit e mi. Mė trego ku do t’i kullotin grigjat”. 17 Ai njeri i tha: “E kanė lėshuar kėtė vend, por unė i dėgjova duke thėnė: ‘Tė shkojmė nė Dotain”.

Kėshtu Jozefi u nis pas vėllezėrve tė vet dhe i gjeti nė Dotain.

18 Ata e panė prej sė largu. Para se tė arrinte tek ata, vendosėn ta vrasin. 19 I thanė njėri‑tjetrit: “Ja, po vjen ėndėrrtari! 20 Ejani ta vrasim e ta hedhim nė ndonjė ubėl dhe do tė themi:

‘E shqyen egėrsirat’! Atėherė do tė shihet sa i vlejnė ėndrrat e tija”!

21 Rubeni i dėgjoi dhe donte ta shpėtojė prej duarve tė tyre. U tha: 22 “Mos t’ia marrim jetėn”! Dhe shtoi: “Mos derdhni gjak! Por hidheni nė kėtė ubėl qė ėshtė kėtu nė shkretėtirė e mos ēoni dorė nė tė”! Tha kėshtu, sepse donte ta shpėtojė prej duarve tė tyre e t’ia kthente tė atit.

23 Posa arriti te vėllezėrit e vet ata ia zhveshėn petkun e gjatė deri nė fund tė kėmbėve 24 dhe e hodhėn nė ubėl, qė nuk kishte ujė. 25

Dhe u ulėn tė hanė bukė.

Kur i ēuan sytė, panė se po vinin disa udhėtarė ismaelitė prej Galaadit me deve tė ngarkuara me rrėshinė, balsam dhe peshkve erėmirė; i ēonin nė Egjipt. 26 Atėherė Juda u tha vėllezėrve tė vet: “Ēfarė fitimi kemi nėse e vrasim vėllanė tonė nė moh? 27 Mė mirė ėshtė t’u shitet ismaelitėve dhe tė mos i pėrdhosim duart tona. Sepse ai ėshtė vėllai ynė ‑ mishi ynė!” Vėllezėrit e dėgjuan.

28 Ndėrsa po kalonin andej disa tregtarė madianitė, vėllezėrit e nxorėn Jozefin prej ublės dhe ua shitėn ismaelitėve pėr njėzet sikla argjendi. Ata e ēuan nė Egjipt.

29 Kur u kthye Rubeni tek ubla, nuk e gjeti djaloshin. 30 Atėherė i shqeu petkat e veta, shkoi te vėllezėrit dhe u tha: “Nuk ėshtė djali! E unė kah t’ia mbaj”?!

31 Atėherė e morėn petkun e tij, e zhytėn nė gjakun e njė edhi qė e prenė, 32

dėrguan disa pėr t’ia ēuar t’et e pėr t’i thėnė: “E gjetėm kėtė petk. Shiko a mos ėshtė petku i gjatė i djalit tėnd apo jo”?

33 I ati e njohi dhe tha: “Ėshtė petku i tim bir! E paskan ngrėnė egėrsirat! Bisha e paska ngrėnė Jozefin”! 34 Ia paskan shqyer petkat. Veshi grathoren dhe e qau djalin e vet pėr njė kohė shumė tė gjatė. Kur u mblodhen tė gjithė fėmijėt e tij pėr tė ngushėlluar tė atin, ai nuk donte tė ngushėllohej, sepse thoshte: “Me vaj do tė zbres tek im bir nė banesėn e tė vdekurve”.

I ati e qante, 36 kurse madianitėt, Jozefin, ia shiten nė Egjipt Putifarit, oborrtarit tė faraonit, kryetarit tė rojeve.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Jozefi dhe vėllezėrit e tij