Kapitujt

Zanafilla: 11. Kulla e Babelit

11

1 Mbarė toka kishte vetėm njė gjuhė dhe fjalėt e njėjta. 2 Kur u ēuan prej lindjes, gjetėn njė fushė nė dheun e Senaarit dhe aty ngulėn banimin. 3 I thanė njėri‑tjetrit:

“Ejani tė presim tulla dhe t’i pjekim nė zjarr”.

Tullat i pėrdorėn nė vend tė gurėve e bitumin nė vend tė llaēit.

4 Dhe thanė: “Ejani ta ngrehim pėr vete njė qytet dhe pirg, maja e sė cilės do tė prekė qiellin. T’ia rrisim vetes zėrin qė tė mos shpėrndahemi faqes sė dheut”.

5 Zoti zbriti pėrmbi tokė pėr tė parė qytetin dhe pirgun qė e ndėrtuan njerėzit. 6 Zoti tha: “Njėmend qenkan njė popull dhe paskan vetėm njė gjuhė! Ky ėshtė fillimi i veprimtarisė sė tyre dhe tani e tutje nuk do ta kenė vėshtirė tė kryejnė gjithēka tė synojnė. 7 Ejani, pra, tė zbresim e t’ua pėshtjellojmė kėtu gjuhėn e tyre, qė tė mos mund tė merren vesh njėri me tjetrin”. 8 Prej andej Zoti i shpėrndau nga ai vend mbi sipėrfaqen e mbarė tokės dhe ata pushuan sė ndėrtuari qytetin.

9 Prandaj edhe quhet Babel, sepse aty u pėshtjellua gjuha e mbarė tokės dhe prej andej Zoti i shpėrndau mbi faqen e dheut.

Patriarkėt pas pėrmbytjes

10 Kėta janė pasardhėsit e Semit:

Semi kishte njėqind vjet kur i lindi Arfaksadi dy vjet pas pėrmbytjes. 11 Semi jetoi, pasi i lindi Arfaksadi, pesėqind vjet dhe i lindėn djem e vajza.

12 Kurse Arfaksadi kishte tridhjetė e pesė vjet kur i lindi Saleu.

13 Arfaksadi jetoi, pasi i lindi Saleu, katėrqind e tre vjet dhe i lindėn djem e vajza.

14 Saleu kishte tridhjetė vjet kur i lindi Heberi. 15 Saleu jetoi, pasi i lindi Heberi, katėrqind e tre vjet dhe i lindėn djem e vajza.

16 Heberi kishte tridhjetė e katėr vjet kur i lindi Falegu.

17 Heberi jetoi, pasi i lindi Falegu, katėrqind e tridhjetė vjet dhe i lindėn djem e vajza.

18 Edhe Falegu kishte tridhjetė vjet dhe i lindi Reu. 19 Falegu jetoi, pasi i lindi Reu, dyqind e nėntė vjet dhe i lindėn djem e vajza.

20 Reu kishte tridhjetė e dy vjet kur i lindi Sarugu. 21 Edhe Reu jetoi, pasi i lindi Sarugu, dyqind e shtatė vjet dhe i lindėn djem e vajza.

22 Sarugu kishte tridhjetė vjet kur i lindi Nahori. 23 Edhe Sarugu jetoi, pasi i lindi Nahori, dyqind vjet dhe i lindėn djem e vajza.

24 Nahori kishte njėzet e nėntė vjet kur i lindi Tareu. 25 Nahori jetoi, pasi i lindi Tareu, njėqind e nėntėmbėdhjetė vjet dhe i lindėn djem e vajza.

26 Tareu kishte shtatėdhjetė vjet kur i lindi Abrami, Nahori e Arani.

Trashėgimtarėt e Tareut

27 Kėta janė pasardhėsit e Tareut:

Tareut i lindi Abrami, Nahori e Arani. Aranit i lindi Loti.

28 Arani vdiq para babait tė vet, Tareut, nė vendlindjen e vet, nė Ur tė Kaldenjve. 29 U martuan edhe Abrami e Nahori. Gruaja e Abramit quhej Sarajė, kurse gruaja e Nahorit Melhė. Ishte bija e Aranit, e t’et tė Melhės dhe tė Jeskės. 30 Saraja ishte beronjė dhe nuk kishte fėmijė.

31 Tareu mori tė birin, Abramin, dhe Lotin, birin e Aranit, tė birit tė vet edhe Sarajėn, renė e vet, gruan e Abramit, tė birit tė vet dhe i nxori nga Uri i Kaldenjve pėr tė shkuar nė dheun e Kanaanit. Arritėn nė Harran dhe aty ngulėn.

32 Mosha e Tareut kapi dyqind e pesė vjet e atėherė vdiq nė Harran.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Kulla e Babelit